Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ‘Rilindja komuniste’ asht antieuropjane!
E hene, 23.01.2023, 07:55 PM
Nga Fritz RADOVANI:
“RILINDJA KOMUNISTE”
ASHT ANTIEUROPJANE !
Gjergj
Kastrioti – Skenderbeu asht themeluesi i Shtetit Shqiptar po, edhe mbrojtësi i
Europës nga pushtuesit turq. Per këte qendrim burrnor Ai sot, nderohet dhe
respektohet nga të gjitha shtetet Europjane dhe Botnore.
Figura
e Tij, sot asht e papersëritëshme në gjithë Boten e qytetnueme!
Nanë
Tereza asht simbol i dashunisë per të gjithë popujt e mbarë Botës.
Ajo
me mesazhet e Saja bani me triumfue dashunia njerzore mbi vorfninë, tue i
dhurue njerzimit buzqeshjen ndaj lotve, dhe perklleljen ndaj urrejtjes.
Ajo
mbasi preku me duert’ e Saja vorfninë e tejskajshme në Botë, deklaroi se: “Unë
i perkas Popullit Shqiptar!”, dhe, se: “Nuk na duhen armë e bombe për me sjellë
paqen, por dashuni dhe dhimshuni.”
Papa
Gjon Pali II me të vertetë që e ka njoftë mirë Nanen Tereze, po prej Saj Papa
njofti mirë dhe Popullin Shqiptar. Papa ka thanë në Tiranë në 1993: “Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën
dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit... Drama e Juej Shqiptarë
të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e
domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!” Asht ajo që po ngjet sot nga
qeverisja “Rilindja”!
Dëbimi
e boshatisja e Atdheut nga rinia Shqiptare asht tradhëti kombtare!
Melbourne,
21 Janar 2023.