Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Të tredhurit në tru nga feja e anadollakut
E hene, 23.01.2023, 08:00 PM
Të tredhurit në tru nga feja e anadollakut
Nga
Gani Mehmetaj
Grupet
militante myslimane që ua shkelte syrin pushteti turk, pastaj edhe ai serb,
nisnin dhunë, që përfundonte me djegie shtëpish “të armiqve të pejgamerit”, që
ishin shqiptarët katolikë, ndonjëherë përfundonin me vrasje.
Fërkimet
e tilla në mes të mirditorëve myslimanë dhe mirditorëve katolikë nuk ishin të
rralla, megjithëse nuk ishin të përmasave të mëdha. Historia nuk e shënon
ndonjë masakër të tipit të Natës së Shën Bartolomeut në Francë, apo masakre
fetare e luftëra qytetare tridhjetëvjeçare si në Gjermani. Mirëpo, për shkaqe
të ndryshme nuk janë nxjerr në pah vrasjet që janë bërë mbi baza fetare e
krahinore, të nxitura nga gjyshërit bastard të mulla Shefqetave e Mulla Gogave,
të financuara nga Perandoria turke , nga Milanat e Stojanat.
Bandat
e individët e dhunshëm të fesë shumicë (myslimane) silleshin dhunshëm ndaj fesë
pakicë (katolike), sikur të ishin turq e serbë mizor. Pse nuk janë bërë masakra
në mes të mirditorëve myslimanë e mirditorëve katolikë? Sepse vepronte Kanuni i
Lekë Dukagjinit me hakmarrjen si bazën e tij (sipas parimit biblik: sy për sy,
dhëmbë për dhëmbë), sepse mirditorët katolikë e kishin ruajtur e kultivuar
trimërinë më shumë se sivëllezërit e tyre të çoroditur nga pushtuesi turk dhe
të tredhur në tru nga feja e anadollakut.
Natyrisht
kishte faza kritike kur mirditorët myslimanë dhe të islamizuarit tjerë u bënë
mashë e turqve, merrnin pjesë në islamizimin e njerëzve të gjakut të tyre.
Kështu, historia e re shënon kur në islamizimin e mirditorëve e të shqiptarëve
të tjerë që zbritën nga Malësia në Rrafshin e Dukagjinit, pos pushtuesit turk,
në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, ndihmë dhanë arbërorët
e islamizuar, të tipit mercenarë, që nuk e duronin as nuk e kuptonin pse
katolikët e gjakut të tyre nuk bëheshin myslimanë, kur “e tërë bota” që ata e
dinin ishte bërë islame. Pushtuesi i kishte izoluar nga pjesa tjetër e Evropës,
ndërsa ua impononte botën islame të ndryshme dhe të kundërt nga ajo që dinin të
parët e tyre. Pushtuesi i kishte shndërruar në qen të ndërsyer që s’mendonin më
larg se hunda e tyre.
Konflikti
i përhershëm i mirditorëve të posa ardhur ishte me zyrtarët turk, por acarimi
në shkallë armiqësia ishte edhe me mirditorët e fesë islame. Konflikti brenda
shqiptarë vetëm sa ua shteronte energjitë. Konflikte me zyrtarë e nizamë turq
patën edhe mirditorët myslimanë, sepse
pavarësisht iluzionit turku mbetej turk, pushtues e i pamëshirshëm. Në situata
dramatike mirditorët e të dy feve harronin ndasinë fetare, gjaku e rreziku i
përbashkët i afronte, ndërsa ndasia fetare u rrinte mbi kokë. Farën e djallit e
mbolli turku, e kultivoi serbi dhe po e e ushqen prapë turku e arabi.
Në
të kaluarën kur i mbërthente apatia e pafuqia të dëbonin armikun i ktheheshin
vetës. Prandaj shpesh shpërthenin xixa armiqësia ndërfetare me vrasje
individuale e grupore, ndërsa hakmarrja që vazhdonte më dhjetëvjetëshe u rrinte
mbi kokë, ua nxinte jetën dhe ua errësonte arsyen. Ata e zbatonin dhe e
respektonin Kanunin e Lekë Dukagjinit, princit arbëror, por brenda familjes e
në rrugë njëra palë ishte katolike tjetra myslimane. Njëra besonte se pasi u
bënë myslimanë të zorit, do të gëzonin privilegje e mirëqenie, megjithëse
pushtuesi i trajtonte me përbuzje e urrejtje si Gjonin si Gjelalin, të birin e
Gjergjit. Grupet-mëkëmbës të pushtetit
turk me shtresa të tëra sociale të islamizuara silleshin mu si silleshin
njëqind vjet më vonë zyrtarët komunistë-mëkëmbës të pushtetit jugosllavë e
sovjetik. Ballaban Badera (Ballabani kopilani, zog Shqipnije, pash Turqije… )
mizor ndaj arbërorëve e gjeneral i devotshëm turk, është shembulli i këtij
transformimi monstruoz.
Në
të njëjtën mënyrë dhe më të njëjtën egërsi silleshin shqiptarët myslimanë ndaj
shqiptarëve katolikë, sepse nuk e kuptonin, ose nuk donin ta kuptonin pse
mirditorët e tyre nuk pranonin të bëheshin myslimanë. Militantët myslimanë e
militantët komunistë nuk dallonin, njëra palë ishin argatë të Turqisë, pala
tjetër argatë të Rusisë e të Jugosllavisë, tre armiqve më të egër të
shqiptarëve gjatë historisë.
Këtë
kategori bashibozukësh i kanë quajtur mirditorë myslimanë të bërë synet edhe në
tru. Cilësimin e kam dëgjuar për herë të parë në Gjakovë, ndërsa nënkuptonte
gjakovarët që në vend t’i kujtonin të
parët e tyre nga Mirdita, ulërinin për islamin dhe për të mirat e fesë së
turkut, urrenin shqiptarin katolik dhe shqiptarin katundar që nuk ishte i
torishtës së tyre të kasabasë nën çabratë. Mendësia e gjakovarit (mirditorit)
të bërë synet edhe në tru është ringjallur me ringjalljen e islamit agresiv,
xhamitë që po rinovohen në këtë qytet janë pasojë e kësaj mendësie.
Kasabaja
e Prizrenit është në gjendje edhe më të keqe: kryeqyteti i Shqipërisë para
njëqind e njëzet vjetësh, sot përpëlitet në mes të Stambollit të dikurshëm
mesjetar dhe identitetit të sotëm shqiptarë. Pjesa më e pakët “qytetare”, që
çuditërisht me ikonografinë e dhjetëra
xhamive, ia japin vulën qytetit me shumicë shqiptare, u përcaktuan për
kombësinë turke, sepse gëzuan privilegje në kohën e turkut, gëzuan privilegje
dhe e shpëtuan kokën në ish-Jugosllavi.
Shqiptarët i terrorizonte pushteti turk, i vriste ushtria serbe e
jugosllave, prandaj ndenjen të shushatur si atëherë si tash, kur një frymë
anadollizmi i ka mbërthyer sërish. Asnjëri prej këtyre “turqve” nuk ishte as
nga Orienti as nga Anadolli, ishin katundarë të rretheve e të Malësisë, që
mësuan nga një zeje: kundraxhi, teneqexhi, mbathtarë, dyqanxhi, beledie, zyrtar
i vogël etj. Pjesa dërmuese e tyre që e ndjejnë vetën turq edhe sot janë të
këtij niveli, me fare pak arsimim e kulturë, janë turmë që i manipulojnë si
dikur si sot. Damllaja e shkombëtarizimit i ka goditur në kokë. Megjithëse po
nisi një klimë tjetër e rilindjes kombëtare si në kohën e Ernest Koliqit,
prizrenasit me kokën në Stamboll e të prapmen në Prizren, mund të ringjallën.
Ky lloj i prizrenasve janë si luledielli, kthejnë kokën nga ndriçon rrezja.