| E shtune, 03.06.2023, 07:48 PM |
Nr. Prot. 501
Datë 30
/05/2023
NGA: “Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive
të Paluajtshme të Shqipërisë” (NAREA), e themeluar me vendimin e Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 5227, datë 22/01/2016, me NUIS
M12222452E, me seli në adresën Rruga e Elbasanit, Pallati 10/1, Kati 1,
Apartamenti 3, Njësia Administrative 2, Tiranë, e përfaqësuar nga Drejtori
Ekzekutiv Z. Reinaldo Pipiria
DREJTUAR: Mediave
të shkruara dhe audiovizive
LËNDA: Informacion mbi nënshkrimin e marrëveshjeve
bilaterale të bashkëpunimit dhe anëtarësimit ndërmjet National Albanian Real
Estate Association (NAREA) dhe National Association of Realtors®
(NAR, USA nivel federal), Orlando Regional Realtor® Association
(ORRA, USA nivel shteti) si dhe MIAMI Association of Realtors®
(MIAMI REALTORS®, USA nivel shteti)
Të nderuar kolegë,
Kemi kënaqësinë t’ju
informojmë se në datë 7 Maj 2023, NAREA dhe National Association of
Realtors (NAR) nënshkruan marrëveshjen bilaterale të Bashkëpunimit dhe
të Anëtarësimit në Washington D.C.. Mes të pranishmëve në këtë ceremoni ishte
edhe Shkëlqesia e saj Znj. Floreta LULI FABER, Ambasadore e Republikës së
Shqipërisë në Washington D.C.
Themeluar në 1908, NAR
është organizata e biznesit më e madhe në SHBA për nga anëtarësia, me mbi 1.5
Milionë Anëtarë përfshirë Institutet e saj të Kërkimit, Shoqëritë dhe
Këshillat. NAR është e përfshirë në të gjitha aspektet e pasurive të
paluajtshme në vend, si për ato rezidenciale dhe komerciale. Sektori i Real
Estate në SHBA, kontribuon mesatarisht me 4.1 trilion USD, duke mbajtur peshën
e 16.3% të PBB (të dhëna për vitin 2022, NAR). Të paktën 90% e
transaksioneve me Pasuritë e Paluajtshme kryhen nëpërmjet Ndërmjetësve, me një
vlerë të përmirësuar deri +30%.
Kjo marrëveshje bilaterale
përbën një mundësi të artë për sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri
për të përfituar nga eksperienca e gjatë dhe e suksesshme e NAR si në
terma të ofertave formative për agjentët dhe brokerat tanë, por, dhe për më
tepër, si një markë cilësie në tërheqjen e investimeve të huaja në këtë sektor
në Shqipëri.
Sot, NAREA e gjen veten
në pozitën e një aktori lider në sektorin e pasurive të paluajtshme në
Shqipëri, duke qenë e vetmja organizatë e tillë në vend, dhe më e madhja ndër
organizimet profesionale dhe ato të sipërmarrjes, me mbi 500 anëtarë, por
gjithashtu edhe në rolin e promovuesit të praktikave të biznesit bazuar mbi
etikën dhe rregullimin ligjor në fuqi.
Në kuadër të këtij
partneriteti strategjik dhe Akademisë së NAR, NAREA synon zgjerimin e
veprimtarive të saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Përmes Akademisë së NAR, NAREA sjell ofertën më të mirë të njohur
ndërkombëtarisht në fushën edukimit në real estate.
Për qëllime të kësaj
akademie dhe në bashkëpunim me Institutet në varësi të NAR, të tilla si
Institutin e Biznesit të Pasurive të Paluajtshme (REBI) dhe Qendrën e
Zhvillimit të Ndërmjetësuesve (CRD), NAREA do të ofrojë 20
Tituj dhe Certifikime Profesionale Ndërkombëtare brenda një kuadri prej mbi
100 trajnimeve, të cilat do të janë të vlefshme për Ndërmjetësit e
Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, dhe më gjerë në rajon, duke i dhënë udhë
kështu edukimit të vazhdueshëm të ndërmjetësve dhe përmirësimit të ofrimit të
shërbimeve në ndërmjetësim.
Në të njëjtën kohë NAREA
është duke e shtrirë fushën e saj të bashkëpunimit jo vetëm në nivel federal me
NAR, por gjithashtu në nivel shteti përmes nënshkrimit të marrëveshjeve
me Orlando Regional Realtors®
Association (ORRA) dhe Miami Association of Realtors®, Përmes
së cilave NAREA do jetë në gjendje të mundësojë platforma dhe
oportunitete B2B që do të rezultojnë në rritjen e IHD-ve në Shqipëri.
Duke ju siguruar për
vendosmërinë tonë për të vazhduar këtë udhëtim me të njëjtin pasion dhe
përkushtim,
Me Respekt,
Shoqata
Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA)
Drejtori Ekzekutiv
__________________________
Z.
Reinaldo Pipiria
Disa momente nga Ceremonia e
Nënshkrimit të Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit dhe Anëtarësimit
ndërmjet NAREA dhe NAR në Washington D.C.: