E diele, 10.11.2024, 06:09 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Ibrahim Rugova në sytë e amerikanëve

E premte, 02.12.2022, 07:59 PM


IBRAHIM RUGOVA NË SYTË E AMERIKANËVE: “MIK I MADH I SHTETEVE TË BASHKUARA, I RESPEKTUAR BOTËRISHT PËR PARIMET E TIJA”-- Xhorxh Bush i Vjetër --“HERO KOMBËTAR, MADHËSHT0R E MENDJEMPREHTË”, Xho Bajdën

Nga Frank Shkreli

Kujtojmë Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin historik të Republikës së Kosovës me rastin e ditëlindjes së tij (2 Dhjetor, 1944).  Dr. Rugova për Shtetet e Bashkuara: “Zoti e bekoftë Amerikën”, dhe në “Miqësi të përherëshme me Shtetet e Bashkuara”.  Edhe pass kaq vitesh, respekti i Amerikës për Dr Ibrahim Rugovën nuk ka vdekur dhe marrëdhëniet e tija me Amerikën janë përjetësuar tanimë në historinë e marrëdhënieve, në miqësi të përhershme, ndër më të fortat në bot midis dy vendeve, ashtu siç i dëshironte ai atël marrëdhënie midis dy kombeve tona.

Unë jam i besimit, në këtë përvjetor të lindjes së tij, se edhe në radhët e shqiptarëve të Kosovës dhe të mbarë Kombit shqiptar, Ibrahim Rugova vazhdon të lëshojë dritë përherë e më tepër për brezat, duke lulëzuar e duke dhënë fryte agimesh të reja e fatlume për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar – ashtu siç i ka hije një udhërrëfyesi historik të një Kombi të vjetër e krenar edhe pas shkuarjes së tij në amshim.

Në kujtim të kësaj ditëlindje (2 dhjetor, 2022) të Presidentit historik të Republikës së Kosovës dhe të këtij atdhetari të madh të Kombit,

e kujtojmë atë si një udhëheqës ndryshe, si një udhëheqës i cili nuk humbi asnjëherë rrugën drejtë pavarësisë së Kosovës dhe realizimit të objektivave kombëtare. E kujtojmë atë sot si udhërrëfyesin e Kombit!  E kujtojmë si një dritë në terrin e viteve të kalvarit të Kosovës – kur për të dhe për bashkpuntorët e tij të ngushtë, ishte shumë lehtë që ai humbiste shpresat dhe guximin, duke marrë parasysh vranësitë ndër më të errëta, fizike dhe shpirtërore që kishin mbuluar ndonjëherë hapësirën dhe jetën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin, e të cilët ndjeknin me mërzi tepër të madhe dhe me vuajtje shpirtërore kalvarin nepër të cilin po kalonte Kosova gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar.

Fatkeqësisht, Presidenti Rugova iku nga kjo botë tepër heret, atëherë kur Kosova dhe Kombi kishin më së shumti nevojë për të, për një njeri si ai, por edhe për një hov të pashterrshëm të ndjenjave për atdhedashuri të sinqert.  Për një zëdhënës dhe për një përfaqsues autentik të vlerave stërgjyshore kombëtare, pro-perendimore të shqiptarëve– pas një periudhe të zezë sllavo-komuniste që përçudnoi Kombin shqiptar për një gjysëm shekulli, një frymë internacionaste e bazuar në ideologjinë sllavo- komuniste-aziatike, e cila zbatoi brutalisht për një gjysëm shekulli, si parim kryesor, shlyerjen – pikërisht — të këtyre vlerave kombëtare në të cilat besonte Ibrahim Rugova dhe të identitetit historik kombëtar të shqiptarëve – pasojat e të cilës, për fat të keq Kombi shqiptar po i ndjenë edhe sot, në formën më brutale, ndryshe nga çdo shoqëri tjetër ish-komuniste në Evropë.

Çdo popull që përmendet sot me lavdi dhe nderim në suazën e kombësive të qytetëruara botërore, kanë hyrë në këtë rreth – heret ose vonë – me prijës e zëdhënës në krye, si Ibrahim Rugova për shqiptarët e Kosovës dhe për mbarë Kombin.  Kujtojmë në këtë ditëlindje të këtij burri të madh të Kombit, i cili gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij bëri aq shumë miqë për Kosovën dhe për shqiptarët -- në nivelin ndërkombëtar.  Njëkohësisht, urojmë dhe lutemi që vlerat e tija arbërore, njerzore, morale dhe atdhetare të bëhen shtylla themeltare të historisë së tashme dhe të ardhme të Kombit shqiptar. Ashtuqë më në fund edhe shqiptarët, si ruajtës dhe mbrojtës të vlerave të përbashkëta me botën e qytetëruar perëndimore të radhitën me kombet e një bote më të mirë, më të drejtë dhe më të përsosur, për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzimit.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora