Mendime
Arbana Xharra: Në krye të shtetit është një demagog mashtrues
E enjte, 01.12.2022, 08:55 PM
Arbana Xharra:
O
Albin Kurti boll ma thure vargje, Kosova s’ka nevoje per poet ne krye te
shtetit, por per nje dore te forte qe i mbron qytetaret e saj, e qe e forcon
shtetin. Paske ndjere keqardhje e dhimbje, po ti a je kryeminister a cka je???
Paske raportu per rastin sikurse nje gazetar i terenit. Ti me qellim nuk je
marre ne kete postim me sistemin e sigurise edhe te drejtesise e as me masat
konkrete qe ti eshte dashte me tregu qe ke me i marre, sepse ti e din shume
mire ku ke deshtu prej qe ke ardhe ne pushtet. Pse nuk i shkarkon te gjithe ata
qe po deshtojne te mbrojne grate, cikat e kategorite me te pa mbrojtuna te
vendit. Sa muaj i harxhove kot me
marreveshje per targa e ne fund u detyrove me leshu pe, se ske pase rruge
tjeter e kete e ke dite shume mire qe nga fillimi. Apo ke blere kohe per me
mbulu deshtimet tuaja e asnje progres te qeverise ne ate vend?. Cka ke ba gjate
kesaj kohe per me rrite sigurine per qytetaret brenda territorit ku ti e ke ne
dore??? Pse kaq lehte po kryhen vrasjet?? Qysh ka mundesi kryeministri i vendit
me postu nje reagim ku nuk con asnje mesazh tek kriminelet e tek pergjegjesite
e institucioneve qe kane deshtu te mbrojne viktimen qe ti paske ndjere
keqardhje?! Postimi yt eshte i gerditshem, iritues, manipulues. Ti e ke
minimalizu gjendjen e rende ne te cilen eshte vendi, duke permend vetem burrin
e kesaj vrasje makabre, pa kerkuar llogari nga institucionet, pa dhene asnje
mesazh burrave tjere qe neser kane me i vra grate pa pike frike, pa iu premtu
grave siguri, pa tregu cilat kane me qene masat tua konkrete si kryeminister.
Ky status i yti eshte deshmi qe ne krye te shtetit eshte nje demagog mashtrues
i pa afte me qeverise me vendin! Qielli tha eshte i piste.