Mendime
Refik Hasani: Shtetet e Quint-it, të mos harrojnë edhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë!?
E marte, 13.09.2022, 06:05 PM
Shtetet e Quint-it, të mos harrojnë edhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë!?
Shkruan:
Refik Hasani
Asnjëherë
shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me
ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë
pas përfundimit të luftës së
UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe
vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.
Asnjëherë
shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me
ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë
pas përfundimit të luftës së
UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën
e Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një
pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën.
Asnjëherë
shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me
ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë
pas përfundimit të luftës së
UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e
Serbisë, mungon Universiteti në gjuhën
Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë
Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe
Qendror.
Asnjëherë
shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me
ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë
pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë në qershor të vitit 1999, të ndriqojn dëbimin
dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Beograd, Nish Leskoc,Vranjë,Prokuple
e Kurshumli dhe për kthimin e pronave përmes një Komisioni ashtu si parashef
Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës etj.
Asnjëherë
shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me
ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë
pas përfundimit të luftës së
UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e
Serbisë, sivjet kan jubileun tri dekada
nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992
- 1 e 2 Mars 2022, që të dalin në
mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine sepse BE-ja promovon
vullnetin e shumicës.
Shtetet
e Quint-it, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast
mbështesin Serbët në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjës e
Bujanocit që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.