E premte, 26.04.2024, 01:06 AM (GMT+1)

Mendime

Vitor Spaqi: Përshtypjet e mia për vendin tim, korrik-Gusht 2022

E enjte, 18.08.2022, 07:04 PM


Përshtypjet e mia për vendin tim-Pushime korrik-Gusht 2022

Shkruan Vitor Spaqi

Bana disa ditë pushime në vendlindje dhe shëtita andej e këndej Kosovës. Prishtina më tërheq më shumë dhe nuk ngopem me të! Me ngeli ne mendje kohë bredhja e studimeve  ne kohen rinore. Edhe pse qyteti i im  është Prizreni. Shkova patjetër  rethe errotul  godinës se fakultetit, por edhe atyre rrugëve  e rrugicave  deri  në katedralen tonë që mban emrin  e “ Nënë Terezës” se madhe krenaria  e kombit tonë. Emrin e krenarisë shqiptare dhe simbolin e mirësisë gjithandej  botes se njerëzimit. Aty përqark, do apo nuk do, nuk mund ti shmangësh as kishën ortodokse, me emrin “Shën Sava”, shenjt nacional serb dhe, nëse lexon për jetën e tij në literaturën botërorë, na del shenjt i pa shenjtni dhe njeri që vrau vëllain e vet për pushtet, për sundim politik!...

-Nëse kalon pak vërdallë nëpër qytet,  syri ti kap edhe shumë xhamia. Një nga ato thirret “Xhamia e Çarshisë”, “Xhamia e Gurit” (dy emërime normale dhe me siguri domethënëse për zonën dhe tipike shqiptare) por ka një kuptim te plotë  në gjuhën tonë shqipe. Por e njëjta quhet edhe “Xhamia e Sulltan Muratit” (emërtim i pështirosun, emërtim që simbolizon dhunën dhe gjenocidin shekullor ndaj shqiptareve dhe imponim   islamizimin e dhunshëm). Shkova tek vendi ku po ndërtohet xhamia qendrore e cila ka me mbajt emrin e “Sulltan Mehmetit II” (një homoseksual i llojit të vet, poligamisë dhe i shfrenuam, nëna e të cilit ishte një skllave me prejardhje të paditën, e cila qe marrë nga prindërit kush e di ku dhe i qe dorëzua “Sulltan Muratit II”. Po i njëjti dyshohet që vrau dy vëllezërit e vet;, Ahmetin dhe Aleidinin). I trazuam dhe i futur thell ne rikujtimin e epokave historike  edhe nga ajo që shohim në Ukrainë që po vepron Rusia, me aq pamëshirë dhe ajo që përjetuam nga serbet vetë ne, mendova në vetvete: sa, edhe me ma shumë brutalitetet, janë pushtua trojet tona dhe të parët tanë kanë përjetua zgjedhën e rëndë të Sulltan Mehmetit II dhe  sulltanëve të tjerë. Po i kthehem xhamisë qendrore për të cilën me siguri Prishtina ka nevojë që festat e mëdha islame të festohen me shumë besimtarë sipas dokeve  islame, por emri i saj më trishton. Do të mjaftonte të quhej Xhamia Qendrore ose t’i jepej emri “Xhamia e Dëshmorëve të Luftës”, ose “Xhamia e Fëmijëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbe”, “Xhamia e Dëshmorëve Shqiptarë Islamë të UÇK-së”, e të tjera si këto. Ose: Xhamia e hazërti Musës, Ibrahimit, Ademit, Havës, Mjremes e të tjera. Emërimi i xhamisë qendrore është baras, sikur të quhej një ditë, nëse popullsia në Kosovë ortodoksohet, kisha e Car Dushanit, kisha e Millosheviqit ose ndonjë tjetër komandanti ose pushtetari i cili do të arrinte ordokosimin dhe pushtimin e shpejtë dhe efikas.Per ta ngushëlluar sa do pak shpirtin  e thyer  e morra një gazetë dhe  u ula në një kafene  të pushoj pakëz edhe nga se na kapi vapa e këtyre ditëve te nxehta . Hapa faqen  e parë menjëherë mu shfaqen artikujt e ndryshëm  nga opianistë ,politikan e analist lidhur me fenomenin e fundit qe morri përmasa te mëdha  futja e shamisë në shkolla !!!...Vërtet krijova një shqetësim edhe ma te thell dhe lindi pyetja se çfarë po veprojnë këto rryma të huaja në Kosovë  qe duan te na  e ndërrojnë edhe mentalitetin dhe kulturën tonë autoktone qe shumë popuj na  e kanë lakminë. Po unë  jam  i lindur  si katolik dhe jam akoma  me gjithë familje i tille. A thua  kërkon edhe vajza ime  dhe vijëzat tona të besimit katolik qe të shkojnë në shkolla   me atë mbulese ,por bile  e kombit tim.   Shtrohet pyetja a thua se çka do të ndodh nëse edhe ne kolektivisht kërkojmë qe me ngulm të mbrohet  vesha  e jonë dhe ta praktikojmë në shkolla   .Bile  ,bile kam edhe një ide për mos me qu popullin tonë në   përçarje fetare  propozoj, qe  ne shkolla nëse  aprovohet diçka le te legalizohet vesha  e jone kombëtarë  me shamia e  kostume të bukura  . Respekt për besimtarët e të gjitha feve tona, por jo edhe për pushtetarët, historianët dhe akademinë e Kosovës qe i ka mbuluar pluhuri  aziatik  në demin e kombit tonë!?.Në Gjermani u ktheva gati pa mend. I shqetsuem për fatin e kombit. Në Prishtinën e Pjetër Bogdanit, lavdërohet emri i pushtuesve, i atyre që ia përdhosën eshtrat, ia përplasen kush e di ku.

Vitor Spaqi - Veprimtar në mërgim dhe vendlindje

Stuttgart 2022

Le të legalizohet veshja  e jonë kombëtare  me shamia e  kostume të bukura pa ferexhe e paruka arabe!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora