| E enjte, 18.08.2022, 07:04 PM |
Përshtypjet e mia për vendin tim-Pushime korrik-Gusht 2022
Shkruan
Vitor Spaqi
Bana
disa ditë pushime në vendlindje dhe shëtita andej e këndej Kosovës. Prishtina
më tërheq më shumë dhe nuk ngopem me të! Me ngeli ne mendje kohë bredhja e
studimeve ne kohen rinore. Edhe pse
qyteti i im është Prizreni. Shkova
patjetër rethe errotul godinës se fakultetit, por edhe atyre
rrugëve e rrugicave deri
në katedralen tonë që mban emrin
e “ Nënë Terezës” se madhe krenaria
e kombit tonë. Emrin e krenarisë shqiptare dhe simbolin e mirësisë
gjithandej botes se njerëzimit. Aty
përqark, do apo nuk do, nuk mund ti shmangësh as kishën ortodokse, me emrin
“Shën Sava”, shenjt nacional serb dhe, nëse lexon për jetën e tij në
literaturën botërorë, na del shenjt i pa shenjtni dhe njeri që vrau vëllain e
vet për pushtet, për sundim politik!...
-Nëse
kalon pak vërdallë nëpër qytet, syri ti
kap edhe shumë xhamia. Një nga ato thirret “Xhamia e Çarshisë”, “Xhamia e
Gurit” (dy emërime normale dhe me siguri domethënëse për zonën dhe tipike
shqiptare) por ka një kuptim te plotë në
gjuhën tonë shqipe. Por e njëjta quhet edhe “Xhamia e Sulltan Muratit” (emërtim
i pështirosun, emërtim që simbolizon dhunën dhe gjenocidin shekullor ndaj
shqiptareve dhe imponim islamizimin e
dhunshëm). Shkova tek vendi ku po ndërtohet xhamia qendrore e cila ka me mbajt
emrin e “Sulltan Mehmetit II” (një homoseksual i llojit të vet, poligamisë dhe
i shfrenuam, nëna e të cilit ishte një skllave me prejardhje të paditën, e cila
qe marrë nga prindërit kush e di ku dhe i qe dorëzua “Sulltan Muratit II”. Po i
njëjti dyshohet që vrau dy vëllezërit e vet;, Ahmetin dhe Aleidinin). I trazuam
dhe i futur thell ne rikujtimin e epokave historike edhe nga ajo që shohim në Ukrainë që po
vepron Rusia, me aq pamëshirë dhe ajo që përjetuam nga serbet vetë ne, mendova
në vetvete: sa, edhe me ma shumë brutalitetet, janë pushtua trojet tona dhe të
parët tanë kanë përjetua zgjedhën e rëndë të Sulltan Mehmetit II dhe sulltanëve të tjerë. Po i kthehem xhamisë
qendrore për të cilën me siguri Prishtina ka nevojë që festat e mëdha islame të
festohen me shumë besimtarë sipas dokeve
islame, por emri i saj më trishton. Do të mjaftonte të quhej Xhamia
Qendrore ose t’i jepej emri “Xhamia e Dëshmorëve të Luftës”, ose “Xhamia e
Fëmijëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbe”, “Xhamia e Dëshmorëve
Shqiptarë Islamë të UÇK-së”, e të tjera si këto. Ose: Xhamia e hazërti Musës,
Ibrahimit, Ademit, Havës, Mjremes e të tjera. Emërimi i xhamisë qendrore është
baras, sikur të quhej një ditë, nëse popullsia në Kosovë ortodoksohet, kisha e
Car Dushanit, kisha e Millosheviqit ose ndonjë tjetër komandanti ose pushtetari
i cili do të arrinte ordokosimin dhe pushtimin e shpejtë dhe efikas.Per ta
ngushëlluar sa do pak shpirtin e thyer e morra një gazetë dhe u ula në një kafene të pushoj pakëz edhe nga se na kapi vapa e
këtyre ditëve te nxehta . Hapa faqen e
parë menjëherë mu shfaqen artikujt e ndryshëm
nga opianistë ,politikan e analist lidhur me fenomenin e fundit qe morri
përmasa te mëdha futja e shamisë në
shkolla !!!...Vërtet krijova një shqetësim edhe ma te thell dhe lindi pyetja se
çfarë po veprojnë këto rryma të huaja në Kosovë
qe duan te na e ndërrojnë edhe
mentalitetin dhe kulturën tonë autoktone qe shumë popuj na e kanë lakminë. Po unë jam i
lindur si katolik dhe jam akoma me gjithë familje i tille. A thua kërkon edhe vajza ime dhe vijëzat tona të besimit katolik qe të
shkojnë në shkolla me atë mbulese ,por
bile e kombit tim. Shtrohet pyetja a thua se çka do të ndodh
nëse edhe ne kolektivisht kërkojmë qe me ngulm të mbrohet vesha
e jonë dhe ta praktikojmë në shkolla
.Bile ,bile kam edhe një ide për
mos me qu popullin tonë në përçarje
fetare propozoj, qe ne shkolla nëse aprovohet diçka le te legalizohet vesha e jone kombëtarë me shamia e
kostume të bukura . Respekt për
besimtarët e të gjitha feve tona, por jo edhe për pushtetarët, historianët dhe
akademinë e Kosovës qe i ka mbuluar pluhuri
aziatik në demin e kombit
tonë!?.Në Gjermani u ktheva gati pa mend. I shqetsuem për fatin e kombit. Në
Prishtinën e Pjetër Bogdanit, lavdërohet emri i pushtuesve, i atyre që ia
përdhosën eshtrat, ia përplasen kush e di ku.
Vitor Spaqi - Veprimtar në mërgim dhe vendlindje
Stuttgart 2022
Le
të legalizohet veshja e jonë
kombëtare me shamia e kostume të bukura pa ferexhe e paruka arabe!