Mendime
Albert Zholi: Gazetarët dhe krijuesit në opozitë me qeveritë
E marte, 09.08.2022, 07:36 PM
Forum/ Gazetarët dhe krijuesit në opozitë me qeveritë. Flasin Jorgo Papingji, Flutura Maçi, Ahmet Shqarri, Viron Noti
Nqs
pyet 100 deputetë dhe t’u thuash se sa libra keni botuar, besoj se nuk ka më
shumë se 2-3, deputetë që kanë botuar libra
Gazetarët
luftojnë për të drejtat e popullit, politika përfiton pa djersë
-
Ky shtet duhet ta shikojë me shumë kujdes letërsinë dhe artin dhe duhet të
investojnë për to
-
Sot politika shqiptare ka një indiferentizëm ndaj krijuesve pasi ata janë në
opozitë të vazhdueshme
-
Ndërsa krijuesit politika i mban shumë larg, i trajton si të huaj se nuk
servilosen
Ata
që kanë thënë të vërtetën, dhe kanë qenë në kundërshtim me shefat e tyre, ose
janë pushuar menjëherë nga puna, ose janë rrahur me kërbaçin e sampistave të
paguar!
Nga
Albert Z. ZHOLI
Një
rubrikë për rolin e gazetarisë dhe të krijuesve në shoqërinë e sotme shqiptare.
Cili është roli i gazetarisë dhe krijuesve? A janë ata në lartësinë e duhur të
kërkesave të kohës dhe çfarë qëndrimi mbajnë ndaj politikës? Pse politika i
mban larg krijuesit dhe pse ata janë me tituj shkencorë dhe shumë herë më të
formuar se politikanët?
A
është gazetaria shqiptare në rolin dhe misionin që i ka vënë vetes ? A është
gazetaria dhe krijuesit sot një shembull për të tjerët dhe a po e realizon ajo
qëllimin për propagandimin e kulturës, etikës, gjuhës së bukur, i mendimit të
lirë dhe të edukuar, mendimit të papërlyer me interesin ?
Jorgo Papingji, poet
Sot
politika shqiptare ka një indiferentizëm ndaj krijuesve, sepse nuk i pëlqen dhe
nuk ka asnjë interes për letërsinë dhe artin. Pastaj ne jemi opozitarë. Gjënë
më të shenjtë kemi fjalën e lirë. Po të bësh një sondash, të marrësh 100
deputetë dhe t’u thuash se sa libra keni botuar, besoj se nuk ka më shumë se
2-3, deputetë që kanë botuar libra. Pra ja, njëra nga arsyet është kjo. Por ka
dhe shumë arsye të tjera. Problemi kryesor është që ky shtet duhet ta shikojë
me shumë kujdes letërsinë dhe artin dhe duhet të investojnë për to.
Ky
është një gabim i shtetit dhe nuk e kuptoj se sa kohë do të zgjasë kjo. Të
dalësh me mendimin se letërsia dhe arti më adopton mua, kjo është
antikombëtare. Këta në radhë të parë nuk i japin rëndësinë që i takon një
libri. Ndoshta që nuk dinë të shkruajnë vetë, apo që libri i kujton boshllëqet
intelektuale. Ne bëjmë dhe një sakrificë të dytë. Ne i botojmë librat me paratë
tona dhe i shpërndajmë pa para. Pra jemi idealistët më qesharakë të këtij
vendi, që e duam kaq shumë. Kështu edhe me shtypin.
Unë
e lexoj shtypin, por shoh se disa herë është bërë palë me politikën. Nuk ka
karakter demokratik, emancipues, civilizues. Shpeshherë është i njëanshëm.
Flutura Maçi, poete
Për
gazetarinë shqiptare dhe shkrimet që lexojmë në gazeta të ndryshme, është e
vështirë të japësh mendime si të prera me thikë, pasi nuk ka kandar që t’i
peshosh, por thjesht ne gjykojmë në bazë të shijeve tona, ose dhe më gjerë…
Në
këto vite të gjata tranzicioni, që po kalon mëmëdheu ynë i shumëvuajtur,
përballesh me shkrime që nga të nivelit shumë të lartë, (sigurisht shumë të
pakta) dhe deri tek pseudo-shkrimet, që ju jepet dorë e lirë nga gazetat për
t’u botuar!
Është
për të ardhur keq, se shumë prej tyre akoma nuk dinë të shkruajnë shqip, mirëpo
befasohesh me dukurinë e publikimit të tyre, si të quajtur “gazetarë” apo
“shkrimtarë”, qe nuk ke se ç’të lexosh prej tyre, veçse lavde të pështira për
shefat që kanë mbi krye, apo për ata që ju mbushin duart me euro!
Ata
që kanë thënë të vërtetën, dhe kanë qenë në kundërshtim me shefat e tyre, ose
janë pushuar menjëherë nga puna, ose janë rrahur me kërbaçin e sampistave të
paguar!
Për
rrjedhojë, përderisa gazetari është nën trysninë e të tjerëve, nuk gëzon lirinë
e duhur, nuk mbrohet me kushtetutë, ose dhe kur mbrohet është i gjymtuar, lajmi
do të publikohet i cunguar, gati-gati i rremë!
Dhe
këto pavërtetësira të kujtojnë gazetarinë e shquar dhe shkrimtarin
G.K.Chesterton, i cili shprehej: Shumica e gazetarëve shkruajnë duke i thënë
popullit se: “Lord Jones ka vdekur”, ku asnjë prej popullit nuk e dinte që Lord
Jones ishte gjallë”.
Megjithatë
vetë koha do të bëjë seleksionimin e duhur të shkrimeve me të vërtetë
gazetareske, ku lexuesi të gjejë përherë lajmet, që kanë vërtetësinë, etikën
dhe të përmirësojë gjendjen dhe korrupsionin që ka pllakosur në strukturat
shtetërore!
Ndryshe,
populli do të vuajë më shumë mjerimin, pasi gazetaria është një mjet informimi,
ku mund të thuhet e vërteta pa kurrfarë ndroje dhe qëllimi final do të arrihet
pikërisht duke i shërbyer të vërtetës lakuriqe, jo duke i mbuluar prapësitë,
turpet me lavde të pista!
Ahmet Shqarri
Për
mua në fillimet e gazetarisë sportive shumë gjëra ishin rrugë të pashkelura.
Eksperiencat ishin të pakta dhe shumë rubrika janë eksperimentuar nga unë. Nuk
kishim mjete komunikimi dhe ndërlidhjeje si sot. Ne ishim të mbyllur. Nuk
kishim ku të merrnim eksperienca. Edhe me rusët dhe kinezët u prishëm.
Kam
kaluar shumë drejtorë në RTSH që nga Thanas Nano e të tjerë me radhë me
eksperiencë në gazetari. Nano ishte serioz, ishte e vështirë t’i flisje, por
korrekt dhe kërkues në punë. Todi Lubonja ishte më i hapur dhe liberal. Me atë
punoje me shumë kënaqësi. Marash Hajati serioz dhe autoritar. Nefo Myftiu,
njeri shumë i mirë që më ka inkurajuar shumë në hapat e parë që hodha si
gazetar... Ndërkohë kam pasur të bëj me shumë bashkëpunëtorë gati të panumërt,
që nga spikeri e deri tek ata që morën mësimet e para nga unë për t’u bërë
radikronistë, komentatorë, gazetarë... deri sa disa prej tyre ndryshuan rrugë
për t’ju futur fushave të tjera, por duke pasur gjithnjë si gjenezë fillimet në
RTSH.
Shumë
folësa potentë të Radio Televizionit kanë nisur të ushtrohen në këtë profil
duke pasur si foltore të parë Rubrikën Sportive. Virgjil Kule ka filluar tek
unë, Liliana Meçani, Çlirim Poro, Violeta Gjoka, ku Lorenc Zadrima një nga
spikerat më të mirë, në atë kohë ishte inxhinier në fabrikën e armëve në Gramsh
dhe vinte çdo të dielë në shtëpi në Tiranë, për të qenë në mbrëmje në Radio për
Rubrikën Sportive. Krijova komentatorët e parë për çdo sport. Vangjel Shundi
për lojërat me dorë, Zef Ashta për shahun, Xhafer Bogdani për sportet e rënda..
Edhe sot, përveç gazetave sportive, gjatë ditës përpiqem që të lexoj opinionet
e gazetarëve më në zë që janë sot në treg, por kam interes sidomos kur ka
problematikë. Ndërsa librin, siç ju thashë e kam të pandarë.
Viron Noti, ish-gazetar
Radio Tirana
Në
atë kohë vlerësohej shumë ana profesionale, pavarësisht se çdo gjë ishte e
ideologjizuar. Partia mbi gjithçka. Por, në aktivizimin e njerëzve të
mikrofonit, në atë kohë duhej të kaloje nëpër konkurse. Duhej të ishe shumë
profesional që të merrje mikrofonin e Radio-Tiranës që ishte i vetmi
institucion i medias në Shqipëri, dhe çdo gjë bazohej mbi profesionalizmin.
Llogaria ka qenë shumë e madhe, bëhej analizë. Çdo ditë kishte mbledhje.
Shikohej ndonjë e metë, sugjerime, se çfarë opinioni kishin redaktorët, kishte
edhe gazetarë në Radio Tirana shumë të mirë në atë kohë që punonin si Nasi
Lera, e shumë të tjerë.
Sot,
po të marrësh e të shikosh televizionet do të dallosh menjëherë nga mënyra e
transmetimit se ky televizion anon nga e djathta apo nga e majta. Të njëjtën
gjë mund të them edhe për gazetat. Unë mund të them se këtu ke të bësh me një
shtyp, i cili është me plotë kuptimin e fjalës i pavarur, pra të ketë një krah
dhe jo raport të drejtë midis pozitës dhe të opozitës. I mungon pavarësia.
Ndërsa krijuesit politika i mban shumë larg. I trajton si të huaj