Mendime
Rexhep Shahu: Bajlozat e qeverisë na vrasin fëmijët
E enjte, 04.08.2022, 07:49 PM
Rexhep Shahu:
Gjëma
ndodhi, vajtimet e rapsoditë vluan, vaji e piskama deri në qiell.
Ne
te gjithë rapsode e vajtimtare rendim pas metaforave që nuk shërojnë asgjë as
ngushëllojnë. Gjithë populli mortar.
Bajlozat
e zi qe masakrojnë fëmijë në breg të detit
vijnë me skafe qeverie, janë punonjës qeverie.
Populli
është në dorë të qeverisë. Ai bajlozi i zi me fytyrë qeverie që masakroi vajzën
7 vjeçe në pafajësinë e saj, nuk deshi se mund ti jepte 7 plumba babait të
mjerë të vajzës së vdekur e të copëtuar, por thjeshte nuk deshi. Nuk deshi se
askush nuk e ndaloi, askush as e shau as e pështyu as e kapi as e vrau...
Jemi
ulë si popull ne breg te detit, në breg të hallit e vajtojmë e vajtojmë. Duam
të ikë kjo qeveri. Vajtimtare të dendshem janë ata që u coptuan të na e sillnin
këtë qeveri. Duket atyre u ka ardhe në majë të hundës se kjo qeveri po i pallon
para e mbrapa ata që e sollen ne pushtet. Ata që më linconin mua pse isha
kundër kësaj qeverie, ata që më nxirrnin sytë me thonj pse isha kundër kësaj
qeverie.
Rrimë
në breg të hallit dhe vajtojmë në kor, një popull vajtues. Por vetëm kaq.
Vajtojmë dhe ndezim ndonjë qiri. Një popull që nuk ka fuqi më ndeze zjarr me të
madh se sa një qiri. Një popull qe nuk ka fuqi më fike a me shuajte as flakën e
një qiriri.
Vajtojmë,
shajmë nëpër dhëmbë e shkojmë në strehet tona duke u lute të mos na hyjnë në
shtëpi skafet e të fortëve të qeverisë. Duke u lute që edhe nëse na coptojne
fëmijët skafet e qeverisë, të paktën xhenazet e fëmijëve të mos na i marrin, të
kemi xhenaze për varre.
Vetëm
vajtojmë me aq zë sa na lejon qeveria e fortë e Cubit, jo me zë më të lartë se
na lejon qeveria e Cubit.
Cubi
ka hall te shkruaje mashtrime të fb e ne tuiter, për sezon të përkryer turistik
në plazhet private se nuk ka pëllëmbë bregdeti publik, nuk te lënë cubat të
nguledh çadrën tende, të shtrihesh në rërë se Cubi i qeverisë ua ka dhënë rërën
privatëve te tij për vota e para.
Qeveria
e Cubit me kotele vret e poshtëron
xhenaze. Shumë i mallkuar ky popull qe ka qeverinë më të dobët se Enveri
birone.
Vajtojmë
një ditë e disa orë. Kaq. Se ose do ndodhë gjëma tjetër ose do harrojmë ne. Se
këtu populli me i madh që ka mbete janë punonjësit që marrin rrogë nga shteti i
Cubit. Të tjerët janë fëmijë që u ikin skafeve të banditëve të qeverisë ose
fshihen prej avokatëve gazetare krimi të qeverisë që na tregojnë se kudo
ndodhin kësi lloj gjemash. Ndodhin po ikin ministra, bien qeveri... Ndodhin,
por nuk ka breg pa roje bregdetare, nuk ka breg cubash ku shitet benzina e
skafeve, nuk ka plazh të benzina e skafeve.
Tani
sipas skenarit të qeverisë së Cubit e cubeshave pritet që Cubi të shkojë për
ngushëllime te familja e vajzës 7 vjeçe që polici i qeverisë bajloz ia mori
jetën. Po negociohet, po lypen ndërmjetës... Se kjo qeveri të vret e te qan, të
vret e te vjen në ngushëllim se është qeveri e fortë...
Nuk
e ka kush mendjen te ndezë ndonjë zjarr që djeg qeveri cubash, se na mjaftojnë
flakët e një qiriri a dhjetë qirijve për dritë.
Gjithçka
mund të ndodhë por nuk e ka kush mendjen te tronditja a lëkundja nga themelet e
qeverisë. Mediat dhe shoqëria civile e qeverisë janë në dizen, nuk janë keq.
Qeverine
nuk e rrëzojnë lotët tanë. As sharjet tona në fb. As zemërimi ynë në rrjete
sociale. Protestat verbale janë gjirize nga kalon zemërimi ynë.
Qeveria
ka rënë, s'ka kush e përzë, s'ka kush e varros. Xhenazet nuk çohen dot në
këmbë, ndaj Bajlozat e qeverisë na vrasin fëmijët.