Mendime
Denata Rroji: Si i pritëm turistët shqiptarë në Shqipëri?!
E hene, 18.07.2022, 09:06 PM
Denata Rroji:
Nacionalist
as patriot nuk bahesh duke mbrojte "rrugacerine" e turizmit te paprecedent qe duan te na
"sherbejne" ata pseudopronare pergjate rivieres shqiptare, te cilet
mbeshteten nga autoritetet ligjvenese dhe lokale per te na ofru kete turizem te
braktisun per pasoje sot.
Per
vite te tana turistet shqiptare nga
Kosova dhe Maqedonia erdhen autokolone nga mbare bota, edhe pse kalonin pergjate bregdetit Dalmat e nuk tundoheshin,
edhe kur vinin nga rruga e Kombit mes
trafiqeve te tmerrshme sfilitese nuk lodheshin,
vetem per te bere pushime ne Shqipnine e tyne te zemres.
Po
ne si i pritem? I pritem me percmim, arrogance,
anipse leket ia merrnim duke i ushtru standard te dyfishte me ta, mashtru, ofendu e duke ia rrite cmimin dy apo
tre fish ne sy, ndryshe prej pushuesit
shqiptar.
Ne
heshtem para ketij fenomeni te turpshem.
Nuk reaguam,
nenqeshem...
Tashi, meqe qeshem, na erdh radha ne te jemi
viktimat. Sepse "rrugecerit
private" nuk i pengoi as nuk i
pengon askush, "komode ne sjelljen
e tyre me pervoje abuzimin", prej
dy viteve sillen edhe me keq tashma me
turistet vendas.
Fitesa
me rrugaceri ka pasoja.
Pasojave
nuk i gezohemi por na lejoni te reagojme te pakten si qytetare duke bojkotu
kete rrugaceri pronaresh qe kane zaptuar detin ne menyren me arbiterare dhe me
me paprecedent ne bote qe nga " shezlone te dhunshme ne cmime si toke
e xanun" .
Me
jetesen dhe djersen e secilit prej nesh nuk duhet te tallet askush, as ne emer te
patriotizmit.
Se
pari te fillojne keta rrugecer pronaresh uzorpues te sillen "patriote" dhe te perulur
ndaj turistit te huaj apo vendas ne cmim dhe sherbim.
Ky
eshte hapi i pare dhe i vetem.
https://www.facebook.com/denata.rroji