Mendime
Adil Fetahu: Eurodeputeti Lukas Mandl, shprehimisht për njohjen reciproke Kosovë - Serbi
E hene, 18.07.2022, 08:33 PM
EURODEPUTETI LLUKAS MENDL, SHPREHIMISHT PËR NJOHJEN RECIPROKE KOSOVË – SERBI
Nga
Adil FETAHU
Deputeti i Parlamentit të
Europës, Llukas Mandëll, në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit, ka
folur gjërë e gjatë për gjendjen aktuale në rajon e në botë, për situatën në
Serbi dhe veçmas për raportet e saj me Kosovën dhe ndaj luftës në Ukrainë. Ai ka thënë se liderët serbë kanë bërë gabime
që nuk iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të cilave e tërë bota
po i përcjell me vëmendje ngjarjet në
Serbi.
Tërë bota e ka ndier se në
vendin tuaj ekziston problemi që po zgjatë shumë vjet dhe po tërheq vëmendjen
raporti i papranueshëm i Serbisë ndaj Kosovës, i cili po zjgatë kaq vjet.
Deputeti Llukas është autori
i amandamentit për njohjen reciproke Kosovë – Serbi, që u miratua në Rezolutën
e fundit të Parlamentit të Europës. Duke u përgjegjur për këtë në pyetjen e
gazetares (Alaksandra Popoviq), Llukas ka thënë se një pjesë e opinionit në
Serbi insiston në qëndrimin që është shumë joracional; disa edhe kërcënohen.
Kosova është shtet. Republika e Kosovës është shteti më i ri në Europë, i cili
i shërben popullit të vet dhe kërkon rrugën e vet në bashkësinë ndërkombëtare
me një qëndrim impresiv, ndërsa shpeshherë është i trajtuar padrejtësisht.
Serbia duhet të qëndrojë në
anën e botës së lirë, sepse edhe qytetarët e Serbisë e meritojnë lirinë,
demokracinë dhe sundimin e ligjit. Bota e lirë shtë sulmuar. Parlamenti i Europës
më 1 mars, me shumicën dërmuese, votoi Rezolutën, në të cilën theksohet
“brengosje e thellë” për qëndrimin e Serbisë lidhur me agrsionin e Rusisë.
Në krahasim me qëndrimet e
tjera të gabuara të disa vendimmarrësve në Serbi, njohja e Republikës së Kosovës
është çështja më e vogël për Serbinë,
por është e madhe për shtetin më të ri europian, i cili është treguar shumë më
i përkushtuar ndaj vlerave europiane.
Një grup i vogël i shteteve
të Europës dhe tjera të botës, vendimet
e tyre për njohjen e Kosovës i lidhin
me njohjen nga Serbia. Njohja reciproke
është çështje me rëndësi për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë
nacionale. Edhe qytetarët e Serbisë do
të kenë të ardhme më të ndritur poqese bënë hapin e detyrueshëm të njohjes
reciproke.
Në pyetjen, se sa janë të
lidhura mes tyre çështja e sanksioneve kundër Rusisë, me atë të njohjes
së Kosovës, deputeti Mendl ka thënë se nuk ekziston lidhje midis këtyre dy
çështjeve. Edhe Bashkimi Europian edhe ShBA-të dhe pjesë tjera të botës së lirë,
qe sa vjet po kërkojnë njohjen e Kosovës, duke u përfshirë këtu edhe vet
presidenti i ShBA-ve. Problemi i Kosovës
në të kaluarën është neglizhuar, për shkak se bëhej fjalë për një shet të
vogël.
Në pyetjen: Si e shihni
dialogun midis Beogradit e Prishtinës dhe a ka gjasa të arrihet
marrëveshje me njohje reciproke, siç kërkohet me Rezolutën e Parlamentit
të Europës, eurodeputeti Llukas është përgjigjur:
-Unë këtë e quaj dialog
midis Kosovës e Serbisë, sepse nuk po bisedojnë qytetet midis tyre, por shtetet.
Do të arrihet njohja e dyanshme. Kur dialogu Kosovë – Serbi të arrijë këtë
qëllim, atëherë do të realizohet kuptimi i tij.
Lidhur me vërejtjet e tij
për qëndrimin aktual të pushetit serb ndaj Kosovës, Llukas ka thënë se gjithçka
është shumë problematike derisa tërë aktivitetin e mbështetni në shtirjen se
shteti fqi fare nuk është shtet, madje se i takon tokës suaj. Këtu mund të
flasim për shumë tema të ndryshme, duke filluar nga targat e regjistrimit të
automjeteve e deri te tregu i punës. Por, dua tëtheksoj edhe anën pozitive:
Serbia do të arrinte shumë për vete dhe për tërë Ballkanin Perëndimor poqese
udhëheqësia e saj të veprone në mënyrë racionale dhe të orientohet kah e
ardhmja. Serbia është shteti më i madh
prej gjashtë shteteve të rajonit, ka ekonominë më të madhe. Në njëfarë mënyre Serbia do të mund të bëhej
si Gjermani për Ballkanin Perëndimor – motor i vërtetë ekonomik, që mund t’i
kontribuojë përparimit dhe stabilitetit të të gjihtëve. Prandaj, ia vlenë të
fokusohemi për të ardhmën e ndritur, me mundësi të mëdha për gjeneratat e
ardhshme në Serbi dhe në tërë Ballkanin Perëndimor, që mund të arrihet kur ta
tejkalojmë pështjellimin e tashëm. Ky përshtjellim ngërthen në vete shumë të
tepër se çështja e qartë e njohjës me kohë të Republkës së Kosovës. Këtu bëhet
fjalë prej krimit të organizuar e deri
te standardet demokratike, dhe prej
varshmërisë nga Kina e Rusia deri te demografia dhe mbamendja kolektive e
historisë.
Në pyetjen: a keni
vërejtur ndryshime sa I përket përkrahjës së Partive Popullore të Europës
ndaj Partisë Popullore të Serbisë (që aktualisht është në pushtet,v.j.),
deputeti Llukas ka thënë: - Sipas meje nuk bëhet fjalë për çështje partiake. Në
trollin e Europës po zhvillohet luftë. Regjimi i Kremlinit po shkakton probleme
dramtike sa i përket furnizimit global me ushqime, gjë që do të ndikojë në
Veriun e Afrikës dhe në pjesë tjera të botës, që dotë shkaktojë konflikte të
reja për shkak të migracioneve. Shifrat e inflacionit janë tepër të larta dhe
akoma ekziston problemi i pandemisë dhe i ndryshimeve klimatike.Tash kërkohet
bashkëpunimi i të gjithë vullnetmirëve, pa marrë parasysh përkatësinë politike.
Kjo është mënyra sipas së cilës punoj. Gjithkush mundet lehtë t’i sheh të
dhënat transparente mbi votimet e kolegëve të mi në Parlamentin e Europës, të
grupit tim dhe të grupeve tjera politike. Do ta sheh mbështetjen paraprake edhe
për vendimin e përmendur më lart, të 1 marsit, si dhe të Rezolutës që u
miratuar këto ditë, e cila përfshinë çështjen e njohjes reciproke (Kosovë –
Serbi, v.j.).
Më lejoni të shtoj, se
Serbia është vend i bukur, me trashëgimi të shumta kulturore dhe me potencial
të madh për të ardhmën. Qytetarët e Serbisë i meritojnë standardet demokratike,
si praktikë për të gjithë. Çështjet e hapur kanë të bëjnë vetëm me politikën, e
jo me njerëzit dhe vendet e tyre, të cilat unë i shoh qartë si pjesë të
Europës. Një politkë e përgjegjëshme do të qetësonte emocionet negative dhe do
i kontribuonte transparencës, që gjithëherë mund të sjell te një bashkëpunim i
mirë. Këtë pres nga udhëheqja e Serbisë, por edhe nga cilido tjetër zyrtar
publik në këto kohë vendimtare,- ka përfunduar inervistën e tij eurodeputeti
Llukas.
Shënim: Llukas Mendëll
është deputet i Parlamentit të Europës nga Austria. I përket Grupacionit të
Partive Popullore të Europës (EPP). Është anëtar i Delegacionit të Parlamentit
të Europës për bashkëpunimin me Kosovën.