Editorial
Ramiz Lushaj: Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”
E diele, 03.07.2022, 09:09 PM
Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”
-Përballja
e pestë e 30 qershorit në Tërnoc të Madh në mes Shaip Kamberit e Ivica Daçiçit
nuk është vetëm përballje elektorale për një ulëse (vend) në Kuvendin Popullor
të Serbisë, por gjithçka ma shumë e ma tepër: është një përballje titanike e
shqiptarëve me Doktrinat e Shenjta Serbe; për me e sigurue përfaqësimin e
shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë përballë demokracisë së deformuar keqas në
Serbi; për me e mbrojt Luginën e Preshevës mos me u kthye në një “Sanxhak të
Dytë” nën Serbi-
Nga
Ramiz LUSHAJ
1.
Serbia,
edhe kësaj here, e ka shënue një rekord tjetër të zi në serialin e të zezave të
saj ndaj shqiptarëve, një rekord të papamë në historinë politike të saj, të
Ballkanit, të Europës e të botës: votohet për herë të pestë për deputet në
Tërnocin shqiptar, në lokalitetin ma të madh të komunës shqiptare të Bujanocit.
Përballë
njani-tjetrit janë shqiptari i madh, Shaip Kamberi, deputeti popullor i
legjislaturës së fundit në Kuvendin e Serbisë, kryetar i Partisë shqiptare për
Veprim Demokratik (PVD) dhe Ivica Daçiç, kryetar i Partisë Socialiste të
Serbisë (SPS), aktualisht dhe Kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë, që e ka
aty kandidatin e vet elektoral, të cilin me forcën e të gjitha pushteteve të
tij e të Serbisë shtet, me të gjitha mënyrat e mjetet ma antidemokratike të
Serbisë së Pashiqëve e Millosheviçëve po don me e ba gjithsesi e gjithqysh
deputet të tij, andaj nesër, të enjten, prej nga Elektoriada e 3 prillit 2022
do të votohet për herë të pestë në Tërnocin e Madh.
Përballë
njani-tjetrit janë 58 vjeçari shqiptar Shaip Kamberi që ka 58 shekuj trojenik
shqiptar, djalë e burrështetas i Tërnocit të Madh dhe Luginës trekomunëshe të
Preshevës dhe antishqiptari i përbetuar Daçiçi me partinë e tij 30-vjeçare që
ka tre shekuj kalendarik si mishërues e zbatues i “Doktrinave të Shenjta Serbe”
kundër shqiptarëve (me copëtime territorial të Shqipërisë, me gjenocid,
asimilim e spastrim etnik, me përçarje fetare) prej nga princi serb i pushkës,
i penës, i pushtetit, Millosh Obranoviq, nga Ilija Grashanini i “Naçetanjës”
mbi zhdukjen e shqiptarëve, nga akademiku, politikani e historiani Vaso
Çubrolloviq (që vdiq sokohe kur lindi partia e Daçiçit), nga diplomati e
shkrimtari Ivo Androviq, nobelist në letërsi (libra të të cilit i mbante nën
jastekun e gjumit), deri tek Millosheviçi (sherbestar karierist e servil i tij,
në gjithçka e në të gjitha detyrat, derisa e quajten edhe “Slloboja i vogël”).
Doktrina
e Shenjtë Serbe e tre shekujve, nga princi serb Obrenoviq e deri tek
kryeparlamentari Daçiç me të Tijët, vazhdimon me pasivizimin e adresave në
trekomunat shqiptare, me futje të ndasive e përçarjeve politike partiake si në
3 prillin 2022 për në Kuvendin e Serbisë dhe shkarkimi e uzurpimi i kryesimit
të komunës së Preshevës, me mospunësimet e shqiptarëve sipas ligjeve në fuqi
duke pasë diskriminim politik e racial përballë serbëve të ardhur e rezidentë
në trekomunishin etnikisht shqiptar, etj.
Kësaj
here, në Ternocin e Madh kemi të bëjmë me një çështje tejet të madhe: fitorja e
Shaip Kamberit për deputet është një tjetër fitore e shqiptarëve kundër
Doktrinave të Shenjta Serbe, që përfaqësohen gjithanshmërisht e pandashmërisht
tek kryesocialisti e kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç, i cili në çdo detyrë
të tij të lartë shtetërore, si Ministër i Informacionit, dy herë Ministër i
Jashtëm, Zv/Kryeministër e Kryeministër apo, tashti, Kryetar i Kuvendit të
Serbisë, deklarohet e veprimtaron kundër Kosovës, kundër Shqiptarëve nën Serbi,
kundër Shqiptarëve atdhetarë në Europë e Amerikë.
Nëse
ndodh humbja e Shqiptarëve në Tërnoc të Madh, nëse nuk sigurohen mbi 610 vota
për deputet për shqiptarin atdhetar Shaip Kamberi, atëhere do të kemi fitoren e
Doktrinave të Shenjta Serbe, të cilat Daçiçi i Beogradit, së bashku me “Dy
Aleksandar e rinj të Serbisë”, me Vuçiçin e ish-Ministrin e Mbrojtjes e tashti
Ministër i Brendshëm, Vulinin, përbajnë “banden politike treshe” kundër
shqiptarëve etnikë në trekomunshin e Luginës dhe në Kosovë, Sanxhak etj.
Tërnoci
i Madh është i Madh se me 30 qershor 2022 ka me fitue kundër Doktrinave të
Shenjta Serbe, kundër këtyre doktrinave antishqiptare, ka me votue për birin e
vet për deputet në Kuvendin e Serbisë.
2.
Njeriu
i të gjitha pushteteve e gjithë atyneve pushtlleqeve në Serbi e në politika të
saj sllave e ndërkombëtare, Ivica Daçiç, ky skuth politik e diplomatik i
Serbisë, ky “buçko” në adoloshencën e tij, i thirrun “Slloboja i vogël” qyshce
në rininë e tij politike, kërkon me çdo kusht e mjet ta shtrijnë pushtetin e
tij politik, partiak, administrative në të gjithë Serbinë Jugore, në të gjithë
kufinin me Kosovën dardane.
Kjo
duket ashiqare në marrjen e kryesimit të komunave në distrikte/qarqe në Serbinë
Jugore, ku përfshihet edhe Lugina e Preshevës me tri komunat e saj, nga të
cilat në komunën e Medvegjës (564 km2) e kryetarin e saj nga Partia Socialiste
Serbe e Daçiçit, ku edhe shqiptarët i kanë problematikat ma të mëdha, i kanë
çpopullimet më të mëdha, etj. etj. Pra, historikisht e aktualisht, Daçiçi është
fitues 2 me 1 ndaj Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, sepse e ka “të veten”
Medvegjën në Qarkun e Jabllanicës, por në ardhmëri synimon ti marrin edhe dy
komunat e tjera në Qarkun e Pçinjës, komunat e Preshevës e Bujanocit. Me 2
prill 2022 ia morën Luginës tre deputetët shqiptarë e, tashti, në raund të
pestë elektoral, nuk po duan me e lejimue daljen deputet të të vetmit shqiptar
në Kuvendin Popullor të Serbisë.
Daçiç
është i rrezikshëm në pushtet e për çdo pushtet, është i rrezikshëm për çdo
shqiptar, edhe kur ata përballen me Gjuhën Shqipe e Flamurin Kombëtar Shqiptar
deri në Kuvendin e Serbisë si Shaip Kamberi, edhe për ata politikanë minorance
në Luginë, të partive të vogla që i banë një dam të madh Shqiptarisë me
mosbashkim në një koalicon të vetëm zgjedhor, që votuan keqas për Vuçiçin
President të Serbisë, etj., është i rrezikshëm edhe për një fëmijë të porsa
lindur në Prizren, edhe për çdo luftëtarë e invalid shqiptarë të Qarkut të
Kukësit, pjesmarrës në Luftën e fundit në Kosovë.
Daçiçi
don të jetë “buçko” e të bëhet “Sllobo” edhe në pushtetin lokal në Serbinë
Jugore. Në Qarkun e Pçinjës, ku përfshihen administravisht edhe Preshevë e
Bujanoc, i ka marrë dy komuna nga 6 gjithsejt, si atë të Surdulicës e të
Vranjës, dy ma të mëdhatë e ma kryesoret. Në Qarkun e Jabllanicës nga 6 komuna
i ka marrë 3 prej tyre: Medvegjë, Leskovac e Lebona. Në Qarkun e Nisavës nga 6
komuna i ka marrë 5 prej tyre. Në Qarkun Pirot nga 3 komuna i ka marrë 2 prej
tyre. Në Qarkun e Borit nga 3 komuna e ka marrë
1 prej tyre. Në Qarkun e Toplicës i ka marrë të gjitha, të tri komunat.
Edhe në Qarkun e Zajeçarit i ka marrë të gjitha, të katër komunat.
Pra,
Ivica Daçiç, kryesocialist e kryeparlamentar i Serbisë, është mbisundues në
pushtetin lokal në të gjithë Serbinë Jugore, në shumicën e komunave, në të
gjitha trevat etnike shqiptare të Sanxhakut të Nishit, edhe në disa komuna në
kufi me Kosovën dardane.
I
ceka gjitha këto numeracione komunare elektorale në Serbinë Jugore për të
dëshmuar para shqiptarëve të Tërnocit të Madh e para gjithë shqiptarëve të
botës se sa i rrezikshëm është për shqiptarët një antishqiptar i përbetuar e i
dëshmuar, si Ivica Daçiç, që “kurvëron” politikisht ku ti jepet rasti për
karieren e tij, për pushtetet e tij.
Pikërisht
për servilizmat e tij jargavane, për skuthlleqet politike, për dredhinat nga
floku i kokës deri tek gishti i vogël i kambës së majtë të tij, për
karrierizmin e tij pa okë e cak, për të gjitha këto, gruaja e Sllobodan
Millosheviqit e kishte inat deri në kulm “Sllobon e vogël” se mos ia zinte
vendin “Sllobos së Madh”, ndaj me të vetët në shtet e çonte në detyra
periferike politike, larg tapetave të kuq të politikës së madhe.
Me
30 qershorin e sivjetëm ka ardhë koha fatmirë e fatlume që për herë të pestë të
gjithë shqiptarët e Tërnocit të Madh, si në vendlindje, në Kosovë e kudo tjetër
në botë, të bashkimohen tek kutitë e votimit duke i dhanë një “fshesë politike”
edhe ma të randë e ma të ashpër se vet gruaja e , këtij “Sllobo të Vogël” të
Beogradit, pjesë e “Bandës Politike” Antishqiptare së bashku me Dy Aleksandrat:
Vuçiç e Vulin.
Me
30 qershor ka ardhë dita dhe ka mbrri koha o sot o kurrë. me dorë të Zotit e të
shqiptarëve atdhedashës, për me e fut në “rreth të kuq” Daçiçin antishqiptar të
Beogradit, siç ia pati ba dikur Bashkimi Europian që e shpalli “Non Grata” duke
mos e lejue me hy përkohor në bashkësinë e kancelaritë e Bashkimit Europian.
3.
Kryesocialisti
Daçiç në Zgjedhjet e 3 prillit 2022 doli në vend të tretë me koalicionin e
trepartiak, duke marrë vetëm 32 deputetë si koalicion dhe vetëm 23 deputetë si
Parti Socialiste e Serbisë.
Në
rast se Daçiçi do të ketë një deputet ma pak si parti apo koalicion, pas
humbjes së pritshme në Tërnoc të Madh, nuk fiton dhe as nuk humbet asgja në
tabelen elektorale paszgjedhore, sepse as nuk bie në vendin e katërt, sepse
duhet të ketë 17 deputetë ma pak, po as nuk mund të ngjitet në vend të dytë, siç
ishte para 3 prillit 2022, sepse i duhen edhe 6 deputetë.
Atëherë
çka don Daçiçi i faqes së zezë, që don me ua nxi jetën shqiptarëve të Luginës
së Preshevës e Sanxhakut e kudo tjetër, që po e kërkon këtë duel politik e
elektoral me shqiptarin e shquar Shaip Kamberi i Tërnocit të Madh, i Bujanocit,
i Luginës së Preshevës e Kombit Shqiptar?!
Daçiçi
aq ma pak e as ma shumë nuk don nga Tërnoci i Madh veç “kokën politike” të
djalit të Tërnocit të Madh.
Ne
kena ba mjaft beteja luftarake të përgjakshme në historinë tonë shumëshekullore
“duke dhanë koka në tepsi” për Beograd, Stamboll, Çetinë, ndaj nuk është koha e
as vendi, nuk është mënyra e mundshme, nuk lejon Tërnoci i Madh me ia dhanë
“kokën” e Shaip Kamberit një antishqiptari të përjetshëm si Ivica Daçiçit.
Mjaft
na e morën tradhtisht, na e vranë pabesisht njëzet vjetë ma parë, (24 maj 2001)
snajperistat serbo-sllavë të kohës së Millosheviçit e Daçiçit, liderin
ushtarak, Ridvan Qazimin “Komandant Lleshin”, ndaj nuk kemi “koka” as “për të
prerë” për Daçiçat e as për të falur për Aleksandrat e sotëm të Serbisë edhe në
kohë paqeje, nëpër elektoriada të tilla, se na u kanë deshtë nja tre dekada me
e rritë e me ngritë një figurë politike shqiptare e për shqiptarët, politikanin
e përmasave kombëtare shqiptare, Shaip Kamberin.
4.
Ajo
çka don Daçiçi i Beogradit në të pestën elektoriadë në Tërnoc të Madh të
Bujanocit ka të bëjnë me një fakt të ditun, të dhimshëm, të papranueshëm:
Nuk
duan Zërin Shqiptar në Kuvendin Popullor të Serbisë.
Nuk
don asnjë deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, e aq ma tepër një deputet
shqiptar, politikan atdhetar, si Shaip Kamberi ynë.
Mos
prania e shqiptarit Shaip Kamberi, i të vetmit shqiptar në Kuvendin e Serbisë,
dëshmon se Kuvendi i sotëm i Serbisë nuk asht popullor, siç titullimohet e
keqbesohet, sepse prej 3 prillit 2019 aty nuk përfaqësohen me deputetët e tyre
të gjithë popujt në Republikën e Serbisë.
Aty
përfaqësohen Hungarezët e Vojvodinës. Aty përfaqësohen Kroatët e Vojvodinës.
Aty përfaqësohen Boshnjakët e Sanxhakut.
E,
aty, deri më tash, me 29 qershor 2022, nuk përfaqësohen Shqiptarët e Luginës së
Preshevës (Bujanoc, Preshevë e Medvegjë) dhe në Sanxhak, Beograd, Vojvodinë e
kudo tjetër në Republikën e Serbisë.
Kjo
duhet të jetë alarmante për Bashkimin Europian, për OSCE, për Këshillin e
Europës, për SHBA, sepse Serbia “Dashnorja e përhershme e Perëndimit” nuk duhet
të lejohet të japin leksione demokracie lideri i saj, Vuçiç në foltoret e larta
të Bashkimit Europian si në qershorin e sivjetëm në Bruksel, e asnjëherë
tjetër, e askund tjetër, kur ka një Parlament që nuk përfaqësohet prej të
gjithë popujve të shtetit të vet, prej Shqiptarëve etnikë, tashma pakicë nën
Serbi, sepse nuk dashkan Daçiçt e Beogradit, sepse kështu duan Dy Aleksandrat e
Serbisë!
Kjo
gjendje, kjo situatë, duhet të marrin fund, duhet ti jepet përgjigje trimërie e
demokracie nga vet Tërnoci i Madh, pikërisht me 30 qershor 2022, duke e zgjedhë
birin e tyre të nderuar, Shaip Kamberin - deputet në Kuvendin e Serbisë.
5.
Perëndimi
ka përgjegjësi të larta e të mëdha për gjendjen e sotme të Luginës së Preshevës
(në tre komunat e saj) dhe për të Sanxhakut (me gjashtë komunat e saj:
Novi-Pazar, Tutin, Sjenicë, Prijepolje, Nova Varosh, Priboj), ku në
legjislaturën e kaluar (21 korrik 2020-3 prill 2022) i lejojë Serbisë një
demokraci të deformuar, tejet të deformuar, një autokraci të tepërt, të
tepruar, i përkdheli padenjësisht Daçiçin e Beogradit e Dy Aleksandrat e
Serbisë: Vuçiçin e Vulinin, edhe kur këta iu vërsulen me gjithfarë sulmesh
Luginës së Presheëvës e Sanxhakut nën Serbi dhe shtetit të ri të Kosovës etj.
derisa edhe median tonë panshqiptare e ndërballkanike, “Gazeta e Alpeve”, teksa
shkonte e paketuar për në Gjermani, me 24 tetor 2021, i versulen me thika e
shqelma në PKK në Hogoshtit mes Serbisë e Hungarisë apo drejtorin e “Gazeta e
Alpeve” për Sanxhak e kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, studiuesin e
gazetarin e njohur Ismet Azizi, u ndalua me 27 qershor 2022 nga policia
kufitare serbe në Bërnjak dhe u mor në pyetje nga njësiti për terrorizëm, i
stacionit policor të Novi Pazarit!
Perëndimi
ka përgjegjësi të pafalshme pasi për dy vite i lejoi Serbisë që të jepte
leksione demokracie në Europë e Amerikë dhe gjithandej nëpër botë, ndërkohë që
Kuvendi i Serbisë me 250 vende (ulëse) kishte një opozitë parlamentare me 6
deputetë shqiptarë të Luginës së Preshevës e boshnjakë të Sanxhakut
(përndryshe: edhe shqiptarë të boshnjakëzuar), të cilët për fat të mirë e
kishin njohur të gjashtët edhe Pavarësisnë e Kosovës.
Një
rast i tillë politik parlamentar ku Parlamenti me 250 deputetë të ketë një
opozitë të vetme parlamentare me 6 deputetë të dy etnive, popuj në pakicë
popullsie, ndoshta nuk ka ndodhë në të gjithë historinë e Europës plakë apo të
re, të Europës së Versajës apo Brukselit etj.!
Po,
kjo opozitë e vetme, duke qënë e tillë, kishte hapësirat e saj më të mëdha në
Kuvendin Popullor të Serbisë, çka iu jepte mundësira për të ngritë
problematikat e veta të Luginës së Preshevës e të Sanxhakut, sikurse edhe i
gjithë Kuvendi i Serbisë, me Daçiçët e Aleksandrat e Serbisë, iu kundërvunë për
t’i shkatërruar si Grup Parlamentar, që të mos jenë Opozitë e Daçiçit e
Vuçiçit, që të mos kemi rizgjim, integrime e zhvillime ekonomiko-sociale të
Luginës e Preshevës e Sanxhakut, që janë nga zonat ma të varfra në globin e
sotëm tokësor.
Ia
arritën Daçiçët e Beogradit e Aleksandrat e Serbisë: nga 3 deputetë në Luginën
e Preshevës nga Partia e Shaip Kamberit në koalicion tashti do të ketë vetëm
një deputet shqiptar nga zgjedhjet e nesërme në Tërnocin e Madh; nga 3 deputetë
të Partisë SDA të Sanxhakut e Ugljaninit fituan vetëm 2 prej tyre: në Novi
Pazar e në Tutin.
Pra,
sivjet, deri më 30 qershor 2022 kemi vetëm dy deputetë nga ky Grup i Opozitës
së kaluar, e, pas ditës së nesërme, do të jenë 3 deputetë, me Shaip Kamberin,
që zgjedhja e tij është një shërbim i shquar kombëtar shqiptar.
Po
çështja është ndryshe: Serbia e Vuçiçit, e Daçiçt, e Vulinit, po don me e kthye
Luginën e Preshevës me tri komunat e saj në një “Sanxhak të Dytë”, në një “Sanxhak
të ri”, ku shqiptarët të mos mbetën shqiptarë, por të sanxhakizohen prej
Beogradit shovinist. Gjithçka ka minuse për shqiptarët nga përvoja e keqe e
Sanxhakut po duan me i përcjellë në Luginën e Preshevës, politikanët serbë të
tipit të Daçiçit, si asimilimi i shqiptarëve, shpërngulja e shqiptareve, ndarja
e shqiptarëve në dy koalicione elektorale (siç ngjau në Zgjedhjet Parlamentare
të 3 prillit 2022), në konceptimin e komunës së Preshevës si të ishte
“kështjellë mesjetare” për pushtime politike partiake, etj.
E,
për të mos e harrue, e - për ta theksue fort e ma fort, iu bajmë me dije faktin
e njohur se shef i Grupit Parlamentar Lugina e Bashkuar dhe SDA Sanxhak në
Kuvendin Popullor të Serbisë, ishte politikani i mirënjohur Shaip Kamberi i
Tërnocit të Madh, i Bujanocit, i Luginës së Preshevës e Sanxhakut, i Kombit
Shqiptar. Daçiçët e Vuçiçët, së bashku me Vulinët e Ministrisë së Brendshme,
ban çka s’ban, si askush në botë, si asnjë tjetër mbi tokë, duke luftimue me
çka munden, kur mundem e ku munden, për mos me dalë deputet Sahip Kamberi, ndaj
u banë pesë votime elektorale, tuj e rendime edhe këtë të 30 qershorit.
Shaip
Kamberi e ka nderue Tërnocin e Madh e krejt Luginën e Preshevës me Sanxhak, me
Kosovë e Shqipëri, me krejt Shqiptari, duke mbajtë qëndrime që dënojnë krimet e
Luftës së Serbisë, mohimin e të drejtave të shqiptarëve aktualisht nën Serbi
dhe ka folun shqip në Kuvend kur i denoncoi këto qëndrime të institucioneve të
Serbisë.
Tani
është koha fatlume e dita finale që Tërnoci i Madh të ritregohet përseri i Madh
në këtë Betejë të Madhe, duke votuar masivisht e tanësisht për deputet djalin e
vet trojenik, Shaip Kamberin, duke nderuar edhe Vetveten e krejt Shqiptarinë
nga Australia në Amerikë.