E marte, 30.04.2024, 03:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Vahit Nasufi: Malli i prindërve

E premte, 27.05.2022, 07:29 PM


Vahit Nasufi

MALLI I PRINDËRVE

Kur ia këtheva shpinën shtëpisë,

Lamtumirë i thash lumturisë,

Morra rrugën për n`kurbet,

Zoti or bir, të dhashtë shëndet.

Lamtumirë ju prindërit e mi,

Kur do t`këthehem nuk e di,

Malli për ju s`do t`më hiqet.

Si kandil, zemra do t`më digjet!

Shpesh syçelë, ju do t`agoni,

N`telefon zërin kur t`ma dëgjoni,

Dhe fotografitë kur t`i shikoni,

Ju me lot do t`i shoqëroni!

Për prindërit  e mi  s`ka më keq,

E shtrojnë sofrën për dy pleq,

Njëri me tjetrin mezi bisedojnë,

Buzët u dridhen, sytë u lotojnë!...

I djeg malli prindërit e kurbetçarëve,

Kurbeti i trashëguar prej të parëve,

Plagë e rëndë për kombin tonë,

Nuk ka ilaç që e shëron!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora