Editorial
Aleks Kapllaj: Mediat si instrument nënshtrimi
E merkure, 29.12.2021, 10:05 PM
Mediat si instrument nënshtrimi
Nga
Aleks Kapllaj
"Jepni
bukë dhe argëtim e shumë informacione nga të gjitha burimet, të verifikueshme e
të paverifikueshme dhe njeriu do të kontrollohet. Do të jetë më i nënshtrueshëm
dhe më i manipolueshëm dhe nuk do të kërkojë më lirinë, por do t'i përkulet
vullnetit të padronit të radhës", shkruante Aldoux Huxley, profesori i
George Orwell, autorit të 1984 dhe "Ferma e Kafshëve", në veprën e
tij "Bota e Re".
Kur
George Orwell i dërgoi një kopje të librit të tij "1984" ish
profesorit dhe autorit të librit "Bota e Re", Aldoux Huxley, ai iu
përgjigj duke e përgëzuar për veprën, por gjithashtu, ai shtoi se metodat
despotike diktatoriale dhe të kontrollit të masave të shtypura nëpërmjet
censurës dhe djegies së librave, janë të përkohshme e nuk mund të rezistojnë
për një kohë të gjatë dhe do të tejkalohen.
Të
gjithë autorët dhe studjuesit e diktaturave dhe regjimeve, që kanë evidentuar
si strumente dhunën dhe censurën për të ruajtur pushtetet e tyre, nuk e kanë
llogaritur edhe kontrollin e informacionit, nëpërmjet tejmbushjes me
informacione nga të gjitha burimet, siç e parashikonte Huxley.
Sot
në Shqipëri, jemi në regjimin e manipolimit të qytetarëve me format moderne të
dizinformacionit në kontrollin e informacionit, nëpërmjet bombardimit me lajme
nga të gjitha burimet, vërtetësia e tyre bëhet edhe më e dyshimtë nga
interpretimi politik, klientelist i mediave, që janë në shërbim të regjimit.
Lajmet, programet me komentues dhe opinionistë, dhe me formate humbje kohë dhe
depresive gjoja argëtuese, si "Big Brother", "Përputhen",
"Dua me të kënaq", i shërbejnë vetëm interesave të tyre ekonomike, në
dëm të së vërtetës, në kundërshtim me deontologjine profesionale, kundërshtojnë
njëra tjetrën dhe qytetarët janë më të disorjentuar se më parë. Ishte Markezi
Françoi De Sad, babai i filozofisë së kërkimit të kënaqësisë fizike ekstreme,
me të gjitha format, pa asnjë rregull moral, frymëzuesi i ideologjisë komuniste
marksiste e leniniste që ka në bazë perversitetin, që kulmoi me revolucionin
social të 1968-s, që vendosi themelet e shoqërisë pa asnjë rregull moral e
tradicional.
Asnjë
skandal anti-qytetar, nuk bën më lajm në Shqipëri, me mbivendosjen e tyre
brenda ditës.
Dhënia
me koncesion e Shqipërisë pa asnjë transparencë të verifikueshme në faqet e
institucioneve shtetërore, klasifikimi në vendet e para për korrupsion në
Europë dhe botë, papunësia dhe braktisja e vendit nga shqiptarët, rritja e
çmimeve të energjisë dhe të artikujve të konsumit të përditshëm, dhunimi i
votës së lirë dhe të privatësisë së shqiptarëve, rritja e varfërisë dhe pasigurisë
shoqërore, mungesa e drejtësisë përpara institucioneve të saj të korruptuara
dhe të politizuara si pasojë e dështimit të reformës së drejtësisë, duke
favorizuar kanabisimin e vëndit, janë bilancet e dështimit të qeverisë Rama, që
e ka orjentuar Shqipërinë drejt një regjimi duke mohuar liritë e qytetarëve.
Nëpërmjet
mediave që ndjekin vetëm interesat e tyre ekonomike, që janë shumë larg
misionit në shërbim dhe në promovim të së vërtetës, shoqëria shqiptare është
shtypur në apatinë e saj, që nuk e kërkon dhe nuk lufton më për liritë dhe të
drejtat e saj.
Ky
është nënshtrimi i qytetarëve, me një strategji të sofistikuar në emër të
lirisë së mediave, të cilat janë larg shërbimit të qytetarëve dhe të vërtetën e
mjegullojnë me bombat tymuese të lajmeve pa interes, larg rregullave morale
deontologjike profesionale të gazetarisë, që paguhen jo për profesionin e tyre,
por nga dhe për mbrojtjen e interesave të kompanive shtetërore dhe private,
shpesh në mënyrë jotrasparente dhe të paligjshme, me qëllimin final shërbimit
të pushtetit shtypës të regjimit të bosit të Shoqërisë Piramidale të Edi Ramës.