Editorial
Enver Bytyçi: Ligësia, intriga dhe djallëzia e Aleksandër Vuçiq!
E marte, 21.12.2021, 08:38 PM
Ligësia, intriga dhe djallëzia e Aleksandër Vuçiq!
Nga
Enver Bytyçi
Aleksandër
Vuçiq është ankuar sot për mos marrjen pjesë të tri vendeve të rajonit në Open
Balkan: "Më ka ardhur pak në majë të hundës që të japim justifikime për
çdo gjë, a thua se kemi bërë diçka të gabuar, dhe të kërkojmë ndjesë ndaj atyre
që nuk duan të bëhen pjesë. Është e vështirë për liderët e këtyre vendeve, se
pse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha ai.
Po
pse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk bëhen pjesë e Ballkanit të
Hapur? Sepse në të tri këto vende Serbia dhe presidenti i saj ankimues sillen
si tutor dhe kërkojnë që ato të shkatërrohen si shtete.
Beogradi
dirigjon serbët e Kosovës, me qëllim zhbërjen e shtetit. Këtë gjë nuk e fshehin
udhëheqësit serbë, përfshirë edhe Vuçiqin.
Kisha
Ortodokse e Serbisë dhe vetë presidenti i këtij vendi kanë sulmuar mëvehtësinë
e Malit të Zi dhe punojnë për bashkimin e tij me shtetin serb.
Alaksandër
Vuçiq dhe Milorad Dodik punojnë hapur për shkatërrimin e shtetit të
Bosnjë-Hercegovinës. Ata kërcënojnë me shkëputjen e Republikës Srpska dhe
humbjen nga Bosnjë-Hercegovina të 49 për qind të territorit!
Dhe
nga ana tjetër Vuçiq në Tiranë luan teatër. Thotë se nuk e di pse lidërët e
këtyre tri vendeve nuk janë pjesë e Open Balkan! Intrigë, ligësi dhe djallëzi
pa fund! Këto tri cilësi i kanë bashkuar tre aktorët e Ballkanit të Haspur, të
mbledhur dje dhe sot në Tiranë!