E shtune, 27.04.2024, 02:35 AM (GMT+1)

Editorial

Enver Bytyçi: Ligësia, intriga dhe djallëzia e Aleksandër Vuçiq!

E marte, 21.12.2021, 08:38 PM


Ligësia, intriga dhe djallëzia e Aleksandër Vuçiq!

Nga Enver Bytyçi

Aleksandër Vuçiq është ankuar sot për mos marrjen pjesë të tri vendeve të rajonit në Open Balkan: "Më ka ardhur pak në majë të hundës që të japim justifikime për çdo gjë, a thua se kemi bërë diçka të gabuar, dhe të kërkojmë ndjesë ndaj atyre që nuk duan të bëhen pjesë. Është e vështirë për liderët e këtyre vendeve, se pse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha ai.

Po pse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur? Sepse në të tri këto vende Serbia dhe presidenti i saj ankimues sillen si tutor dhe kërkojnë që ato të shkatërrohen si shtete.

Beogradi dirigjon serbët e Kosovës, me qëllim zhbërjen e shtetit. Këtë gjë nuk e fshehin udhëheqësit serbë, përfshirë edhe Vuçiqin.

Kisha Ortodokse e Serbisë dhe vetë presidenti i këtij vendi kanë sulmuar mëvehtësinë e Malit të Zi dhe punojnë për bashkimin e tij me shtetin serb.

Alaksandër Vuçiq dhe Milorad Dodik punojnë hapur për shkatërrimin e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Ata kërcënojnë me shkëputjen e Republikës Srpska dhe humbjen nga Bosnjë-Hercegovina të 49 për qind të territorit!

Dhe nga ana tjetër Vuçiq në Tiranë luan teatër. Thotë se nuk e di pse lidërët e këtyre tri vendeve nuk janë pjesë e Open Balkan! Intrigë, ligësi dhe djallëzi pa fund! Këto tri cilësi i kanë bashkuar tre aktorët e Ballkanit të Haspur, të mbledhur dje dhe sot në Tiranë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora