E shtune, 13.08.2022, 10:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Albert Vataj: Faik Konica, shqiptari i ditur, kurajoz dhe polemist

E enjte, 16.12.2021, 08:28 PM


IN MEMORIAM

Faik Konica, shqiptari i ditur, kurajoz dhe polemist

Nga Albert Vataj

“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri” ishin këto fjalët e fundit që tha, ishte ky amaneti që la i madhi Faik Konica nw çastet agonike.

Më 15 dhjetor të vitit 1942 ndali zemra e “njeri me kulturë të lartë” siç mëton për të Fan Noli, “enciklopedia shëtitëse”, siç preferoi ta cilësonte erodicionin e tij Apolineri. Faik Konica ishte ndër personalitete shqiptare kontributi dijetues i të cilit kaplot më të epërmet maja. 67-vitet e jetës, 15 mars të vitit 1875, kur ai erdhi në jetë, në Konicë, dhe 15 dhjetor të vitit 1942, kur u shua, i mbushi përplot me akte krijuese dhe kontribuese, mëtonjëse për shqipërinë e shqiptarët, nëpër botën e thundrës së rëndë të harrimit për këtë komb dhe këtë racë, për këtë potencial të pamatë kumtimi. Ai ishte eseist, botues, gazetar, themelues i kritikës letrare shqipe, diplomat, veprimtar politik, polyglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare. Kurajoja qytetare dhe vendosmëria për t'i qëndruar konseguent mendimeve dhe pikpamjeve të tija, bënë shumë artmiqë, por arriti të vendoste një standard të mëndimit kritik, të qëndrimit të vetvetijshëm dhe fshikullit si vullnesë ndëshkimi.

Në atë kur Konica vdiq Shqipëria ishte përfshirë nga lufta, dhe trupi i pajetë i tij u varros në Boston, përkohësisht. Me këtë rast, Fan Noli mbajti një elegji për mikun e tij dhe premtoi përmbushjen e amanetit. Gjithsesi, sistemi komunist që u vendos në Shqipëri pas luftës ndaloi jo vetëm emrin dhe veprat e Konicës, por edhe kthimin e eshtrave në tokën që e lindi dhe për të cilën bëri kaq shumë. "Noli dhe “Lamja i vogël” (Selfulla Maleshova) nuk mund të bënin gjë. Eshtrat e Konices u kthyen në atdhe vetëm pas 53 vjetësh, më 1995, me rastin e 120 vjetorit të lindjes.

__________

Fotaq Andrea: Njeriu Faik me përkushtim Shqipërinë moderne



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Enver Bytyçi: Ibrahim Rugova - gjeni i të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës! Gjekë Gjonaj: Historia e dhimbshme e pushkatimit të Nikollë Gjolajt në lulen e rinisë Kastriot Dervishi: Qani Sadiku - një prej qëndresëtarëve më tipikë të diktaturës komuniste Albert Vataj: Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za Shefqet Dibrani: Nazmi Peci - Në një vjetorin e vdekjes Mentor Nazarko: Kush është Fahri Xharra? Gjekë Gjonaj: Një histori suksesi prej vitesh të humanistit dhe veprimtarit të shquar Osman Kallabës Gjekë Gjonaj: E vërteta e vdekjes tragjike të kërkuesit shkencor Agron Lucaj Albert Zholi: Rilindasi modern Aristidh Kola i lënë në harresë Fran Gjoka: I paharruar qoftë kujtimi i mësues Gjergj Franit! Nue Oroshi: Para 40 vjetësh në Belgjikë u vra nënkryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare Vehbi Ibrahimi Klajd Kapinova: Requiem i vonuar për mikun dhe studiuesin e palodhur të kulturës dhe klerit katolik erudistin Kolec Çefën Nikë Gashaj: At Gjergj Fishta, Poeti Kombëtar Albert Vataj: Vasillaq Vangjeli, mjeku që zgjodhi të bëhej aktor komik Albert Vataj: Marie Kraja, gurëthemeli më i rëndë i traditës së këngës operistike shqiptare Sadik Bejko: Fishta si karakter i madh i kombit të vet Albert Vataj: Ai ishte Sigmund Freud Llesh Ndoj: Fran Gjoka - Njeriu i rrallë dhe gazetari i palodhur Gjon Keka: Gjergj Kastrioti apologjet i parë i mbrojtjes së prejardhjes së tij iliro-arbërore Lekë Mrijaj: Pushofsh në paqe Imam Dr. Rexhep Boja

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora