Editorial
Gani Qarri: Një komb, një festë dhe një urim për të gjithë shqiptarët!
E diele, 28.11.2021, 09:55 PM
Një komb, një festë dhe një urim për të gjithë shqiptarët!
Gëzuar 28 Nëntori!
Nga
Gani Qarri
Flamuri
Kuq e Zi, në të gjitha kohët ishte dhe do të mbetet përjetësisht, frymëzim
shpirtëror dhe patriotik i të gjithë shqiptarëve atdhetar, kudo ndodhen e
jetojnë ata, në trojet e tyre etnike dhe diasporë.
Simbol
i shenjtë i bashkimit kombëtar, i cili gjithmonë ishte në shërbim të lirisë dhe
çlirimit të atdheut tonë të ndarë padrejtësisht.
Frymëzim
dhe identifikim për të gjithë shqiptarët i cili edhe në momentet më të
vështira, qëndroi kurdoherë në ballë të çdo nisme patriotike, që nga fillimi i
luftës për liri e deri te shpallja e Shqipërisë të lirë, Pavarësinë e së cilës
e vulosi po ky Flamuri i shenjtë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!
Por
me gjithë përpjekjet e pareshtura shekullore dhe gjakun e derdhur për çlirimin
e trojeve tona edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe çlirimit të
Kosovës, duhet ditur dhe pasur parasysh secili prej nesh, se nuk u arrit të
përmbushën të gjitha aspiratat e popullit të shumëvuajtur shqiptar për të cilat
ai u sakrifikua dhe bëri luftë e përpjekje çlirimtare ndër shekuj, deri në
vitet që po jetojmë.
Kështu
që edhe ëndrra e tij e shenjtë, për unifikim të tokave tona etnike dhe bashkim
kombëtar, deri më sot ende nuk u bë realitet, ndaj duhen përpjekje të reja për
të mos lejuar asimilimin e shqiptarëve të robëruar dhe për të shpëtuar
përfundimisht, shpërfytyrimin e vazhdueshëm kombëtar të pjesëve të pa çliruara
të trojeve tona.
Siç
dihet tanimë nga të gjithë ne, megjithëse më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria
do të shpallte Pavarësinë kombëtare të të gjitha trojeve tona etnike dhe
kërkonte njohjen e shtetit të sapo-shpallur shqiptar si dhe tërheqjen e
ushtrive pushtuese të shteteve fqinje, të cilat kishin zaptuar pothuajse të
gjitha trojet tona kombëtare nga të katër anët e Shqipërisë, nuk ndodhi ajo që
do duhej dhe do të ishte e drejtë për shqiptarët.
Madje
të përballura me luftërat e brendshme dhe mos unitetin tipik të faktorit
shqiptar, Fuqitë e Mëdha, për rreth një vit, përkundër të gjithave sa ndodhnin
me tokat tona, gati sa heshtën fare.
Për
aq më keq, vazhdimi i një gjendje të tillë kaotike dhe kulmimit të zënkave
ndërshqiptare edhe brenda Shqipërisë së cunguar, bëri që pas një viti, po ato
fuqi, të mos i shpërblenin shqiptarët, por agresorët me më tepër se gjysmën e
trojeve tona etnike, të cilat ishin pushtuar që më parë, duke pranuar më pak se
gjysmën e tyre, për një shtet (të gjymtuar) shqiptar, sipas vizatimit famoz,
nga ambasadorët e Fuqive të Mëdha vendimmarrëse më 1913, në Konferencën e
Londrës.
Ndaj
ne edhe sot, të gjithë jemi dëshmitar se edhe shpallja e Pavarësisë nga
shqiptarët, pa ndihmën e miqve të mëdhenj e besnik nga jashtë, siç u dëshmua
disa herë gjatë luftërave tona për liri, deri te pavarësimi i Kosovës, për ne
si popull do të mbetej vetëm histori.
Kështu
që Hasan Prishtina,prijësi dhe organizatori i kryengritjes së përgjithshme
kombëtare, për çlirimin e Shqipërisë etnike i shqetësuar pa masë me rrezikun që
i kanosej edhe vet ekzistencës së Shqipërisë londineze, vetëm pak vite pas
shpalljes së pavarësisë, në qershor të vitit 1919, në prag të mbajtjes së
Konferencës së Versajës, në emër të shqiptarëve, do ti dërgonte një letër
Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Woodrow Winston, për
mbrojtjen e Shtetit të ri Shqiptar, i cili rrezikohej më shumë se kurrë, me
shuarje të plotë nga Serbia, Greqia dhe Italia e cila tanimë edhe kishte
pushtuar Vlorën.
I
entuziazmuar nga kontributi i pareshtur kombëtar i Hasan Prishtinës në
mbrojtjen e Shqipërisë, atdhetari i mirënjohur Sotir Kolea në gazetën dyjavore
shqiptare,"L`Albanie", e cila atëbotë dilte në gjuhën frënge në
Lozanë të Zvicrës, do të shkruante: "Populli ynë nuk do të gjente
përfaqësues më besnik se sa grupi i atdhetarëve të mëdhenj të udhëhequr nga
Hasan Bej Prishtina”. Ndaj presidentit amerikan Winston Woodrow, pas
përsëritjes së thirrjeve nga patriotët shqiptar, drejtuar ati si president dhe
Qeverisë Amerikane, në konferencën e Versajës më 1919, parandaloi copëtimin e
tërësishëm dhe fshirjen nga faqja e dheut, të shtetit shqiptar, kohë kur
tentohej shuarja edhe e asaj pak Shqipërie që vetëm juridikisht, ende
ekzistonte në kufijtë e vizatuar sipas versionit të Konferencës së Londrës.
Fan
Noli i madh, i frymëzuar nga përpjekjet e paepura të mërgimtarëve atdhetar në
SHBA, për mbrojtjen e Shqipërisë, do të shkruante vargjet famoze të mbetura
testament në histori, të cilat edhe sot e kësaj dite këndohen me shumë ëndje
nga shqiptarët:
"Mbahu
Nëno mos ke frikë
Se
ke djemtë në Amerikë!”.
SHBA
më 1999, ndihmoi edhe Dardaninë dhe shpëtoi popullin e saj shqiptar nga asgjësimi
që i kishte përgatitur regjimi okupator e gjenocidial serb dhe në krye të
NATO-s, me sulmet 78 ditëshe-ajrore nga 24 marsi i atij viti, gjunjëzoi Serbinë
shoviniste dhe detyroj tërheqjen përgjithmonë të saj si okupatore klasike nga
Kosova.
Të
gjitha këto fakte dhe shumë argumente tjera, nga kronologjia e trishtë e kohëve
të kaluara, na bindin se festa jonë kombëtare, 28 Nëntori, përveç si festë
gjithëshqiptare, është edhe një ditë krenarie dhe rast i përzgjedhur historik,
për nderim e mirënjohjeje të veçanta ndaj mikes tonë më të madhe që kemi në
botë- SHBA-ve, duke filluar me falënderimet më të mira për Presidentin Winston
Woodrow, i cili shpëtoi Shqipërinë nga shuarja e planifikuar, më 1919 në
Konferencën e Versajës, për të vijuar me Presidentët Bill Klinton që çliroi
Kosovën nga okupimi serb, si dhe Gjorgj Bush-in e “ri”, i cili nga vizita në
Shqipëri, garantoi kurorëzimin e pavarësisë së Kosovës.
Pra
ashtu siç u shpëtua Shqipëria, edhe Kosova vet, mëvetësinë do ta arrinte vetëm
falë SHBA-ve, pak kohë pas deklarimit të Presidentit George W. Bush, me rastin
e vizitës së tij më 10 qershor të vitit 2007,në Shqipëri, i cili para
shqiptarëve dhe mbarë opinionit ndërkombëtar tha publikisht, se mjaft është
mjaft dhe Kosova do të jetë shtet i pavarur!
Prandaj
28 Nëntori, ashtu siç është një festë gëzimi për ne, është edhe një ditë e
shënuar falënderimi me respekt dhe pietet të pafund, për miken më të madhe të
popullit shqiptar SHBA-të, si dhe një datë kujtimi për të gjithë të rënët dhe
ata që nga viti 1878 e këtej, u përpoqën e luftuan pareshtur për lirinë e
atdheut, bashkimin kombëtar dhe jetën me dinjitet të të gjithë shqiptarëve kudo
që jetojnë, në atdhe dhe botën mbarë.
Edhe
me rastin e këtij 28 Nëntori, ashtu si në çdo përvjetorë të shpalljes së Pavarësisë
së Shqipërisë Etnike, me kënaqësi dhe gëzim të veçantë, shpreh urimet e mia më
të mira dhe më të përzemërta, për të gjithë shqiptarët në atdhe, në diasporë
dhe kudo gjenden e jetojnë ata.
Gëzuar
kombi im, Datën historike të ngritjes së Flamurit të Skënderbeut dhe Ditën e
shenjtë të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, duke uruar nga zemra, që sa më
parë të realizohet liria e bashkimi i të gjitha trojeve tona etnike dhe
përfundimisht të jetësohet Shqipëria Natyrale, ku përjetësisht do të festonin
shqiptarët e bashkuar!
Ndërsa
për të gjitha ato që as ne, si pjesëtarët e këtij brezi, të konsideruar me fat,
nuk kemi mundur ti arrijmë, mbetet borxh i brezave të tashëm dhe atyre që do
vinë, se rruga e nisur atëherë, duhet quar deri në fund, duke mos ndaluar përpjekjet
deri në realizimin e plotë të idealit të rilindësve tanë, për bashkimin e të
gjithë trojeve tona etnike në një shtet të përbashkët kombëtar, ashtu siç
ëndërronin dikur ata dhe dëshirojnë sot e gjithmonë bashkëkombësit tanë kudo,
shumë prej të cilëve dhanë jetën dhe sakrifikuan çdo gjë nga vetja- që një
ditë-edhe shqiptarët të jetojnë të lirë e të pavarur si dhe të unisuar në një
shtet të përbashkët kombëtar.
GËZUAR 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që
gjenden dhe jetojnë ata në trojet e veta etnike dhe diasporën tonë!