E hene, 29.11.2021, 08:36 PM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Përdorimi dhe preardhja e toponimit Vushtrri, Sitnicë dhe Artakoll (Ortakoll)

E diele, 21.11.2021, 11:08 AM


Përdorimi dhe preardhja e toponimit Vushtrri, Sitnicë dhe Artakoll (Ortakoll)

(Këtë shkrim po e ribotoj me qellim që të sqarohen më mirë disa toponime (emra) preaedhja e tyre, pasi që edhe më tutje disa nuk janë duke e kuptuar mirë etimologjinë (preardhjen ) e tyre, duke komentuar dhe sqaruar në forma të ndryshme preardhjen e tyre ( që sipas mëndimit tim) pa kritere të duhura shkencore. Prandaj duke u bazuar në rëndësin që ka ky shpiegim (sqarim) për toponimet e pash të arsyeshme që të flitet të sqarohet dhe të  komentohet edhe më tutje, sepse kjo do të ishte e dobishme për lexuesin dhe studiusit e kësaj lamije… )

Nga Hilmi Saraçi

Për etimologjinë e qytetit të VUSHTRRISË  është bërë mjaft fjalë. Dr. Ali Jakupi në një punim të tij për emrin e Vushtrrisë, përpiqet të nxjerrë nga emri autentik i Vushtrrisë, i dalë nga vet goja e popullit si “ refleksim i logjikës se në këtë teritor, fushë, kishte drerë dhe se metamerfoza e Fushës së drerëve ka psuar në Vushtrri”. Ai pastaj konstaton se edhe logjika se ky toponim përfundimisht është krijuar nga Fusha e Shtrirë që do të thotë: Fushë= Vushë dhe Shtri = trri. Vush+ trri. Mirëpo autori këtë mendim e lenë në logjikën e supozimeve, prandaj mendimi i tij nuk është i qendrueshëm dhe i argumentuar me të dhëna autentike shkencore , sepse Vushtrria si qendër e ndritëshme kulturore dhe administrative ushtarake, etimologjinë e ka nga pellazgjishtja dhe iliro shqiptare – thekson Dr. Skënder Riza për të shtuar se ky toponim është shkruar si Vuçitrinë ( viç-i / Trin-ë, thurinë me purteka për kafshë). Kështu del emri Viçi-Trinë = Trina e viçave ose ana e viçave- VUCITRINË e jo VUSHTRRI… 

Emri i lumit  SITNICË është fjalë shqipe e vjetër që nga ilirishtja, prandaj ky emer rrjedh nga fjala shqipe SITË+NICË= SITNICË. Pra nga sita  që sitet mielli , gruri e të tjerë  dhe nga prapashtesa me kuptim zvogëlues- nicë që do të thotë SITË E IMËT, prandaj mendimi i Izet Miftarit dhe Halit  Baranit se ky emër të përdoret dhe të shkruhet SILNICË nuk qendron-është i gabueshëm sepse fjala sil(ll) tingëllon serbisht që do të thotë –Forcë dhe NICË prapashtesë zvogluese si FORCË e vogël…

Në librin e tij “Arsimi në Strofc dhe në fshatrat përrreth tij”, Habib Mustafa etimologjinë e toponimit Artakoll (Ortakoll) e nxjerr nga  Arat e Kolës që gjenden në rrethinen e fshatit Strofc (Qyqavicë) që edhe tani janë të njohura si Arat e Kolës. Në bazë të kësaj ai konstaton se toponimi Artakoll (Ortakoll) ka rrjedhur nga ”Kola- Arat e Kolës”… Mendoj se kjo nuk qendron , pasi Artakolli (Ortakolli) ka një shtrirje hapsinore të gjerë duke përfshirë afër 24 fshatra në limdje të Qyqavicës, prandaj për  këtë toponim mund të argumentohen  mëndime të tjera më të përafërta dhe më bindëse për etimologjinë e këtij toponimi, Deri  vonë ky toponim është përdor me variantin “Ortokoll”, që sipas mendimit tim mund të jetë i afërtë me preardhjen dhe emertimin e drejtë. Fjala “Orto” është fjalë turke-ka kuptim nga gjuha turke: orto= mes (mesatar) dhe koll- prapashtesë me kuptim të rrethit që do të thotë ;“Rreth i mesem (mesatar) – në këtë rast në mes të Drenicës  dhe rrafshit të Kosovës. Prandaj është quajtur “ORTOKOLL” (Toponimin “Ortokoll e kemi edhe në një lagje të Prizrenit). Tani ky toponim përdoret “ARTAKOLL”  (duke e zëvënsësuar O-n me A-n , që nuk ëshrë plotësisht i arsyeshëm). Kjo  do të thot : Artak –(Ortak  më drejt) - pra  Ortak (emër)+oll (prapashtesë turke)= ARTAKOLL (Ortakoll) që do të thot: “artak”,(më drejt  “ ortak “- nga fjala turke ,“hisedar”- Ortake në bashkshortësi- në këtë rast pjesëtar i shtrirjes së vendit në mes të Drenicës dhe Rrafshit te Kosovës. Prandaj edhe ky variant është i afërtë i etimologjisë dhe i përdorimit të drejt të toponimit si “ARTAKOLL” –“ORTAKOLL”…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora