E shtune, 29.01.2022, 07:26 AM (GMT)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Vjershërime nxënësish nga fletushka e QSHT-Prishtinë

E enjte, 18.11.2021, 07:22 PM


VJERSHËRIME NXËNËSISH NGA FLETUSHKA E QSHT-PRISHTINË

“FLAKA E NËNDORIT“ 1971/72

Nga Nuhi Veselaj

Lexues i nderuar,

Flaka e nëndorit, fletushkë e Qendrës shkollore teknike “19 Nëndori” – Prishtinë, ishte njëra nga rezultetet e veprimtarisë sime të guximshme, jo pa shokë, në atë Qendër shkollore, ku u punësova në vitin shkollor 1966/67. Gjithsesi mbështetur në amosferën e krjiuar pas Plenumit të Brioneve, kërkoja që ta shfrytëzoj më atë fakt në të mirën tonë. Me fjalë të tjera, ta shfrytëzojmë si mullinin  me pus për të bluar sa më shumë, nga se nuk i dihet motit, pasi pritej riforcimi i reaksionit, siç edhe ndodhi, në të vërtetë, madje edhe nga vetë serbotitistët tanë karrieristë. Sidoqoftë, për veprime të tjera me interes, madje edhe historik, këtu nuk po flas, ndërsa, lidhur me fletushkën, edhe pse ishte me rrezik, që në atë kohe si redaktor përgjegjës i fletushkës në të dyja gjuhët, kisha qëndrim liberal, më tepër se lejohej politikisht. Konkretisht qëndrimin ndaj kërkesave të demonstrates të vitit 1968 nuk mund ta fshihja ndonëse kërkesa politikopushtetore kundër ishte strikte. Në një fare mënyre, e ndjeja në shpirt që shqiptarisht në emër të shkollës nukishte vepruara ndaj familjes Mehmeti e në veçanti ndaj nxënësit tone Murat Mehmeti, I cili më 27 nëntor 1968, u vra në atë demonstratë, të cilën e organizuan shqiptarët në Jugosllavi, demonstrate kjo e pare massive në shtetet lindore, me të cilën shqiptarët kërkonin të drejta, liri, flamur, identitet kombëtar e shtetëror,  prandaj në veçanti e ndjeja në shpirt si detyrim, pse nuk na u lejua me i shprehë ngushëllim familjes, e aq më tepër dhe për faktin se para se ajo klasë të dilte në demonstrate rastisi që në mungesë të arsimtaresa të orë ta zëvendësoja dhe pasi isha në dijeni për sfidën që i priste temën e improvizova me qëllim:  poezia patriotike shqiptare,  prandajsa here më jepej mundësia unë e përmendja se shkolla për kurora u ka borxh disa varreve e ndër to kuptohet, ndaj varrit të Muratit.  Prandaj, edhe pse me rrezik, kërkoja rast se si ta futja këtë përkujtojë edhe në fletushkën e shkollës Flaka e Nëndorit, materialin e së cilës më tepër e daktilografoja vetë në flletë dylli (gershtetneri).  Kështu në një fare mënyre edhe disa vjersha të nxënëve i kam orientuar (përpunuar) me vetëdije sidomos ato që preknin në atë drejtim, siç janë ndër të tjera edhe këto gjashtë (nga dy vjershërime nga tre numrat e fletushkës), mesazhi i të cilave ka të bëjë në frymën e kërkesave të demonstrates për më shumë liri e prosperim për shqiptarët në të gjitha fushat.

Sidoqoftë, falenderoj ish nxënësit autorë dhe portalin ZemraShqiptare që po i publikon këto fakte,  siç është edhe vjersha Atë mbrëmje… shkruar para 50 vitesh (përshtatur paksa prej nesh) në shenjë përkujtimi të shokut të tyre dëshmor Murat Mehmeti, i vrarë në atë demontratë, emir I të cilit meriton dhe obligon më shumë mos-harrim,  si nga shkolla, ashtu edhe më gjerë nga rinia e shoqëria jonë.

I. Nga Flaka e Nëndorit, nr 1, maj-qershor 1971

1. Atë mbrëmje…

(shokut të vrarë)

Nën qiellin e zymtë

asaj buzëmbrëmjeje

dhe rrezet dukeshin si me gjak

Madje edhe heshtja e natës

që duhet të vinte me dritë

u vonua atëmbrëmje

dukej se kishtehak…

Mbashapitdarsmor

e krenari sërinore

një yll u këput

dhenë vend lotit e gjëmës

Ai na buzëqeshi,

se rrezet e shenjtëruara

notonin me të dhe e ngrohnin

në flladin e asaj mbrëmje…

Një petrit iku,

Një shqipe mbeti me plagë …

Kënga e përsëritur

Kumbonte lart e më lartë:

-Hej shokë, kapnie diellin

që buzëqesh edhe për ne.

Kur rrezet i reflekton

në trevën tonë

ne mos  të rrimë

ashtu në terr të zi.

por drejt Dtitës

me vrull të nxitojmë…

(Fehmi Ademi M41)

2. Dritën duam ne …

Ç’është ky tmerr

që s’më lë të qetësohem,

Ç’është kjo dhembje

që nuk di së pushuairi?

Ç’është ky pikëllim

Që ma tkurr zemrën?

Vallë, kjo është ajo drita

Që e paskemi ne, po të hutuar

Nuk po e shofim?...

Si ta njohim edhe ne

Lumturinë!

E di se zemrat i kemi

të gjithën jësoj:

të pastra të dlira!...

E di se ky dhe është

fryti jetës sonë

Dhe pres që nga ky truall

Të rritet e hijeshohet

lumtuiria jonë.

Errësira të shporret sa më parë

Se Dritën e duam ne

(Bajram Limani M41)

II. Nga Flaka e nëndorit nr 2, nëntor 1971

1. Shqiptari

-Shqiptar, kush

të bëri trim?

-Nëna që më dha

bekim.

Të parët që luftuan

me guxim,

Ata që e donin

të shtrenjtin Atdhe,

Ata që për liri

dhanë jetën si me le

dhe vranë armikun

me shpatë-rrufe…

(Sabri Krasniqi E41)

2. Tradhtarin s’eduam

Ne që njerëz jemi duam lumturi,

E tradhtari, vallë, a është njeri?!

Ne e duam Diritën e duam atdheun,

E duam njerinë e duam Skënderbeun.

E tradhtari, vallë ç’dëshiron:

-Dihet, plumbin valë zemra i a kërkon?!!

III, Nga Flaka e nëndoritnr. 3, mars 1972

1.Pa titull

Ne shkruajmë ju lexoni,

Ne mësojmë ju këndoni,

Po ne të gjithë jetojmë në iluzion

… për të krijuar një kasollë

Pa brendësi të mbuluar me kashtë,

të lyer me baltë…

të ngrehur në shkarpa

ku nuk shkel këmbë njeriu,

ku nuk ndalet veriu,

ku thyhen penat

dhe shuhen:

ndjenjat e poetit!

(Emrullah Ademi E42)

2. O bjeshkë!

O Bjeshkë që zermrën ma morët

Dhe fyellin ma late në gji.

… Dua që jeta juaj

të rilind përsëri

Dua që kënga jonë të jehojë.

E të mos pushojë;

Petku i blertë i jetës

gjithnjë të gjallërojë

(Hilmi Kastrati E 42)

Siç u kuptua atë herë nga organet partiake e shtetërore krejt përmbajtja letrare e fletushkës ishte dështin ndaj patriotizmit socialist jugosllav, madje gjuha e vjershave ishte kryesisht gjuha ime, prandaj si redaktor përgjegjës i fltushkës pa i ikur përgjegjësisë për këtë punë  të ndaluar(1!) e pësova vetëmunë e askush tjetër, Sidoqoftë edhepse e shpallur si fletushkë e ndaluar e zhdukur, ekzemplarët e gjetur do t’ia ofroj arkivit.

Njëherazi përshëndes nga zemra familjen Mehmeti e në veçanti vëllain që për të riti emri ndëshmorit, efektologun e njohur Murat Mehmeti.

Qoftë i paharruara kujtimi për dëshmorin e parë të demosntratave shqiptarete ne Murat Mehmeti!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora