Kulturë
Nuhi Veselaj: Vjershërime nxënësish nga fletushka e QSHT-Prishtinë
E enjte, 18.11.2021, 08:22 PM
VJERSHËRIME NXËNËSISH NGA FLETUSHKA E QSHT-PRISHTINË
“FLAKA E NËNDORIT“
1971/72
Nga
Nuhi Veselaj
Lexues i nderuar,
Flaka e nëndorit, fletushkë e Qendrës
shkollore teknike “19 Nëndori” – Prishtinë, ishte njëra nga rezultetet e
veprimtarisë sime të guximshme, jo pa shokë, në atë Qendër shkollore, ku u
punësova në vitin shkollor 1966/67. Gjithsesi mbështetur në amosferën e krjiuar
pas Plenumit të Brioneve, kërkoja që ta shfrytëzoj më atë fakt në të mirën
tonë. Me fjalë të tjera, ta shfrytëzojmë si mullinin me pus për të bluar sa më shumë, nga se
nuk i dihet motit, pasi pritej riforcimi i reaksionit, siç edhe ndodhi, në të
vërtetë, madje edhe nga vetë serbotitistët tanë karrieristë. Sidoqoftë, për
veprime të tjera me interes, madje edhe historik, këtu nuk po flas, ndërsa,
lidhur me fletushkën, edhe pse ishte me rrezik, që në atë kohe si redaktor
përgjegjës i fletushkës në të dyja gjuhët, kisha qëndrim liberal, më tepër se
lejohej politikisht. Konkretisht qëndrimin ndaj kërkesave të demonstrates të
vitit 1968 nuk mund ta fshihja ndonëse kërkesa politikopushtetore kundër ishte
strikte. Në një fare mënyre, e ndjeja në shpirt që shqiptarisht në emër të
shkollës nukishte vepruara ndaj familjes Mehmeti e në veçanti ndaj nxënësit
tone Murat Mehmeti, I cili më 27 nëntor 1968, u vra në atë demonstratë, të
cilën e organizuan shqiptarët në Jugosllavi, demonstrate kjo e pare massive në
shtetet lindore, me të cilën shqiptarët kërkonin të drejta, liri, flamur,
identitet kombëtar e shtetëror, prandaj
në veçanti e ndjeja në shpirt si detyrim, pse nuk na u lejua me i shprehë
ngushëllim familjes, e aq më tepër dhe për faktin se para se ajo klasë të dilte
në demonstrate rastisi që në mungesë të arsimtaresa të orë ta zëvendësoja dhe
pasi isha në dijeni për sfidën që i priste temën e improvizova me qëllim: poezia
patriotike shqiptare, prandajsa here
më jepej mundësia unë e përmendja se shkolla për kurora u ka borxh disa varreve
e ndër to kuptohet, ndaj varrit të Muratit.
Prandaj, edhe pse me rrezik, kërkoja rast se si ta futja këtë përkujtojë
edhe në fletushkën e shkollës Flaka e
Nëndorit, materialin e së cilës më tepër e daktilografoja vetë në flletë
dylli (gershtetneri). Kështu në një fare
mënyre edhe disa vjersha të nxënëve i kam orientuar (përpunuar) me vetëdije
sidomos ato që preknin në atë drejtim, siç janë ndër të tjera edhe këto gjashtë
(nga dy vjershërime nga tre numrat e fletushkës), mesazhi i të cilave ka të
bëjë në frymën e kërkesave të demonstrates për më shumë liri e prosperim për
shqiptarët në të gjitha fushat.
Sidoqoftë,
falenderoj ish nxënësit autorë dhe portalin ZemraShqiptare
që po i publikon këto fakte, siç është
edhe vjersha Atë mbrëmje… shkruar para 50 vitesh (përshtatur paksa prej
nesh) në shenjë përkujtimi të shokut të tyre dëshmor Murat Mehmeti, i vrarë në
atë demontratë, emir I të cilit meriton dhe obligon më shumë mos-harrim, si nga shkolla, ashtu edhe më gjerë nga rinia
e shoqëria jonë.
I.
Nga Flaka e Nëndorit, nr 1, maj-qershor 1971
1. Atë mbrëmje…
(shokut të vrarë)
Nën
qiellin e zymtë
asaj
buzëmbrëmjeje
dhe
rrezet dukeshin si me gjak
Madje
edhe heshtja e natës
që
duhet të vinte me dritë
u
vonua atëmbrëmje
dukej
se kishtehak…
Mbashapitdarsmor
e
krenari sërinore
një
yll u këput
dhenë
vend lotit e gjëmës
Ai
na buzëqeshi,
se
rrezet e shenjtëruara
notonin
me të dhe e ngrohnin
në
flladin e asaj mbrëmje…
Një
petrit iku,
Një
shqipe mbeti me plagë …
Kënga
e përsëritur
Kumbonte
lart e më lartë:
-Hej
shokë, kapnie diellin
që
buzëqesh edhe për ne.
Kur
rrezet i reflekton
në
trevën tonë
ne
mos të rrimë
ashtu
në terr të zi.
por
drejt Dtitës
me
vrull të nxitojmë…
(Fehmi Ademi M41)
2. Dritën duam ne …
Ç’është
ky tmerr
që
s’më lë të qetësohem,
Ç’është
kjo dhembje
që
nuk di së pushuairi?
Ç’është
ky pikëllim
Që
ma tkurr zemrën?
Vallë,
kjo është ajo drita
Që
e paskemi ne, po të hutuar
Nuk
po e shofim?...
Si
ta njohim edhe ne
Lumturinë!
E
di se zemrat i kemi
të
gjithën jësoj:
të
pastra të dlira!...
E
di se ky dhe është
fryti
jetës sonë
Dhe
pres që nga ky truall
Të
rritet e hijeshohet
lumtuiria
jonë.
Errësira
të shporret sa më parë
Se
Dritën e duam ne
(Bajram Limani M41)
II.
Nga Flaka e nëndorit nr 2, nëntor 1971
1. Shqiptari
-Shqiptar,
kush
të
bëri trim?
-Nëna
që më dha
bekim.
Të
parët që luftuan
me
guxim,
Ata
që e donin
të
shtrenjtin Atdhe,
Ata
që për liri
dhanë
jetën si me le
dhe
vranë armikun
me
shpatë-rrufe…
(Sabri Krasniqi E41)
2. Tradhtarin s’eduam
Ne
që njerëz jemi duam lumturi,
E
tradhtari, vallë, a është njeri?!
Ne
e duam Diritën e duam atdheun,
E
duam njerinë e duam Skënderbeun.
E
tradhtari, vallë ç’dëshiron:
-Dihet,
plumbin valë zemra i a kërkon?!!
III,
Nga Flaka e nëndoritnr. 3, mars 1972
1.Pa titull
Ne
shkruajmë ju lexoni,
Ne
mësojmë ju këndoni,
Po
ne të gjithë jetojmë në iluzion
…
për të krijuar një kasollë
Pa
brendësi të mbuluar me kashtë,
të
lyer me baltë…
të
ngrehur në shkarpa
ku
nuk shkel këmbë njeriu,
ku
nuk ndalet veriu,
ku
thyhen penat
dhe
shuhen:
ndjenjat
e poetit!
(Emrullah Ademi E42)
2. O bjeshkë!
O
Bjeshkë që zermrën ma morët
Dhe
fyellin ma late në gji.
…
Dua që jeta juaj
të
rilind përsëri
Dua
që kënga jonë të jehojë.
E
të mos pushojë;
Petku
i blertë i jetës
gjithnjë
të gjallërojë
(Hilmi Kastrati E 42)
Siç
u kuptua atë herë nga organet partiake e shtetërore krejt përmbajtja letrare e
fletushkës ishte dështin ndaj patriotizmit socialist jugosllav, madje gjuha e
vjershave ishte kryesisht gjuha ime, prandaj si redaktor përgjegjës i fltushkës
pa i ikur përgjegjësisë për këtë punë të
ndaluar(1!) e pësova vetëmunë e askush tjetër, Sidoqoftë edhepse e shpallur si
fletushkë e ndaluar e zhdukur, ekzemplarët e gjetur do t’ia ofroj arkivit.
Njëherazi
përshëndes nga zemra familjen Mehmeti e në veçanti vëllain që për të riti emri
ndëshmorit, efektologun e njohur Murat Mehmeti.
Qoftë
i paharruara kujtimi për dëshmorin e parë të demosntratave shqiptarete ne Murat
Mehmeti!