Mendime
Florim Zeqa: Ndryshimi dhe vazhdimësia në dorën e qytetarëve!
E shtune, 16.10.2021, 05:42 PM
Ndryshimi dhe vazhdimësia në dorën e qytetarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zgjedhjet
komunale janë zgjedhje për pushtetin që është më afër dhe pranë qytetarëve.
Qytetarët e kanë mundësinë e artë që të zgjedhin kandidatin më të mirë për
kryetar komune dhe kandidatin më të mirë në listat zgjedhore për asamble të
kuvendit në komunën e tyre.
Vota është e shenjtë dhe
e patjetërsueshme
Pas
fushatës së qetë njëmujore, pas premtimeve megalomane të kandidatëve për
kryetar komune, radha ju erdhi juve qytetarë dinjitoz të Republikës së Kosovës,
që të vendosni për qeverisjen katër vjeçare në komunën tuaj.
Elektorat
besnik i të gjitha partive politike, premtimet dhe deklaratat që i keni dëgjuar
nga kandidatët për kryetar komune gjatë fushatës zgjedhore janë pak të besueshme,
për shkak të mungesës së sinqeritetit dhe pafuqisë së realizimit të tyre, pra
janë vetëm retorikë zgjedhore sa për t'ua grabitur votën e asgjë më shumë, pasi
shumica prej tyre nuk e kanë idenë dhe kapacitetin e zgjidhjes së problemeve të
qytetarëve.
Qytetar
të dashur të vendit tim, elektorat i respektuar i të gjitha partive politike,
ju tashmë e keni ndarë mendjen për kë të votoni në zgjedhjet e ditës së neserme
në komunën tuaj. E di që shumica prej jush jeni përcaktuar për kryetarin dhe
asambleistin e preferuar. Pavarësisht se a jeni përcaktuar për vahzdimësinë e
qeverisjes apo të ndryshimit në komunën tuaj, vota e juaj është e shenjtë dhe e
patjetërsueshme për kandidatët për Asamble Komunale, por e njëjta gjë nuk do të
ndodhë edhe me votën tuaj për kryetarë të komunës, pasi gjasat janë që në
shumicën e komunave të Kosovës do të shkohet në balotazh, për shkak se 51 % do
të jetë i arritshëm vetëm nga një numër i vogël i kandidatëve të komunave të
Kosovës!
Pa
dashur të influencojë në vendimin e juaj, ju lutem mos hezitoni për të dalë në
zgjedhje, mos e lëshoni mundësinë e artë që të zgjedhni kandidatët më të mirë
nga të gjitha listat zgjedhore për Asamble të kuvendit dhe ta përcaktoni
kryetarin e komunës tuaj më 17 tetor 2021.
Largoni të
inkriminuarit, sjellni freski në kuvendet komunale
Qytetarë
të dashur të Republikës së Kosovës, ata që ju harruan kur ju iu dhuruat votën
para 4 viteve, do t'ju harrojnë prapë nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 17
tetor duhet të jetë votë që ndëshkon mashtruesit dhe matrapazët në komunën
tuaj, të cilët për interesa personale do të bëhen bashkë në balotazh për të
kontrabanduar votën tuaj për një karrike të pushtetit komunal.
Qytetarë
të vendit tim, është në dorën e juaj që më 17 tetor ta zgjedhni një përbërje të
re asambleistëve që përfaqësojnë denjësisht interesat e juaja në Kuvendin
Komunal.
Nga
këtu, shfrytëzoj nga rasti, që edhe një herë t'ju bëjë thirrje qytetarëve të
vendit, mos votoni sy mbyllur, por kthjellni mirë mendjen para se të votoni
nëse nuk dëshironi të vuani e vajtoni edhe për 4 vitet e ardhshme.
Pasi
politikanët e korruptuar janë kudo dhe në të gjitha listat zgjedhore.
Elektorati e ka shansin historik që t'i largoi me votë abuzuesit e pushtetit,
të cilët në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur me nepotizmin, korrupsionin
dhe krimin e organizuar në komunën tuaj.
Politikanët
e inkriminuar, aty ku i ndanë pushteti qendror, i bashkon ai lokal, i bashkojnë
bisneset dhe punët e pista në zhvatjen e buxhetit dhe palçkitjen e qytetarëve
(mërgimtarëve).
Mundësia e ndryshimit në
dorën e qytetarëve
Mundësia
më e mirë për arritjen e ndryshimit në skenën politike komunale dhe ndëshkimin
e politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, është vota për kandidatët e
sinqertë për kryetar komune, të dëshmuar me punë dhe rezultate dhe vota për
kandidatët e rinjë për asambleist të pastër e të padjallëzuar që mbrojnë me
dinjitet të drejtat e qytetarëve e jo të liderëve partiakë dhe oligarkëve
ekonomik (kompanive të inkriminuara).
Me
voten tuaj mund ta evitoni balotazhin dhe përmbysjet e rezultateve si produkt i
aleancave partiake që do të krijohen pas 17 tetorit. Ndryshimi dhe vazhdimësia
e mirë është në dorën e qytetarëve.
Zoti
e bekoftë vullnetin e juaj, qytetar të dashur të vendit tim!