Mendime
Enver Bytyçi: Kush është dhe çfarë përfaqëson Doktor Sali Berisha?
E premte, 15.10.2021, 07:40 PM
Kush është dhe çfarë përfaqëson Doktor Sali Berisha?
Nga
Enver Bytyçi
Dy
shtata janë sot në ditëlindjen e Prof. Dr. Sali Berisha! Në kodin e shqiptarëve
shtata është fat, është fuqi, është mejdan, por edhe fisnikëri! Shtatëdhjetë e
shtatë vite nga ditëlindja e Sali Berishës janë për atë sa 770 vite për nga
energjia, rendimenti e produkti i punës së tij, për nga veprat dhe ndryshimet
që ai i ka sjellë vendit të tij.
Por
unë nuk dua të ndalem e të flas për liderin që udhëhoqi rrërzimin e diktaturës
komuniste. As për atë që sistemin e një regjimi diktatorial e zevendësoi me
sistemin e vlerave liberale e demokratike. Nuk do të flas për liderin që
realizoi i pari në Europën Lindore ekonominë e tregut, edhe pse kjo ekonomi ishte
më e centralizuara në këtë hapësirë të vende ish-komuniste. Nuk është nevoja të
vihet në dukje fakti se Sali Berisha ishte i pari lider i ish-vendeve
komuniiste që kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në NATO, që anëtarësoi
Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO e liberalizoi vizat me vendet e
Bashkimit Europian. Të gjitha këto, si dhe transformimet më të mëdha në
historinë post-komuniste, i përkasin periudhës së lidershipit të Sali Berishës
në pushtet.
Unë
dua që në këtë përvjetor të ve në dukje se çfarë e bën Doktor Berishën të
ndryshëm nga e gjithë klasa politike në Shqipëri? Çfarë e dallon atë nga të
gjithë politikanët e tjerë? Cili është çelësi i sukseseve dhe performancës së
tij?
Sali
Berisha është njëri nga shqiptarët e devotshëm të këtij vendi. Por në dallim
nga ne të tjerët ai ka vullnetin, energjinë, forcën dhe mbart fuqinë e
pazakontë për të guxuar! Guximi i tij është i pakrahasueshëm. Pra ai nuk mund
të rrijë asnjë çast indiferent. Nuk është nga ata shqiptarë që thonë
"Mjaft, u lodha, le të bëhet çfarë të bëhet"! Pra është si uji i
lumenjve që gurgullojnë dhe oshëtijnë grykave të bjeshkëve.
Zoti
Berisha është një personalitet me karakter të fortë. Do të thosha epik! Aq sa
studiuesit e antropologjisë do të dallonin te ai shumicën dërmuese, në mos të
gjitha karakteristikat e krahinës nga vjen. Malësia e Gjakovës është e shquar
për karakteristika unikale. Nëse shqiptarët sot nuk janë një popull i asimiluar
kulturalisht e gjuhësisht, kjo i dedikohet malësisë në veri e në jug të vendit.
Sepse aty janë ruajtur tiparet themelore të shqiptarit. Aty nuk ka mundur të
depërtojë asnjë pushtues, së paku nga pikëpamja kulturore dhe guihësore.
Ndryshe ka ndodhur me kombe e popuj të tjerë, gjuha e të cilëve është
tjetërsuar, por edhe kultura gjithashtu ka pësuar ndryshime rrënjësore.
Sali
Berisha vjen nga një kulturë e kultivuar fort mirë, e betonizuar në memorien e
të gjithë brezave që kanë kaluar. Subkoshienca e tij bart këtë lloj sentimenti
kulturor. Fjala sipas kësaj kulture është e para dhe kryesore. Të qenit i lirë
është tipari kryesor i saj. Kurrë shqiptarët në përgjithësi, por sidomos ata të
maleve, nuk kanë qenë skllevër e robër! Këtu duhen kërkuar rrënjët e karakterit
të Sali Berishës. Edhe bajraktarët e malësisë silleshin me respekt ndaj të
varfërve në fshatin e tyre, sepse asnjë prej tyre nuk ia pranonte fyerjen dhe
denigrimin, ose padrejtësinë.
Të
qenit krenar është tipari kryesor i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të
Shqipërisë. Sali Berisha është plotësuar në jetë. Eshtë sprovuar në sfida. Dhe
të qenit krenar e ka bërë atë një sfidant unik. Të jesh krenar do të thotë të
mos bëhesh rob, skllav e peng i askujt! Pikërisht kjo karakteristikë e ka barë
Sali Berishën një personalitet me dinjitet dhe integritet të spikatur, por edhe
i ka sjëllë probleme pa fund në karrierën e tij politike të këtyre 31 viteve.
Shtysa e krenarisë e shtyu Sali Berishën t'i thoshte Ramiz Alisë se "Ka
fjalë që njerëzit masakrohen në Malin me Gropa", në të njëjtën ditë e
takim, në të cilin Ismail Kadare i përgjigjej ish-udhëheqësit komunist se
"Unë nuk e di se çfarë është pluralizmi politik"! Të qenit krenar me
veten e tij e jo peng i konjukturave e çoi ish-kreun e Partisë Demokratike që
të ngrihej e të ikte nga takimi me Ramiz Alinë, kur zëvendësi i tij mbronte
pikëpamjet e ish-presidentit Alia!
Të
qenit krenar e bëri Sali Berishën unik në politikën 30 vjeçare të
post-komunizmit. Krenaria e ngjizur që në fëmijëri dhe e kultivuar me arritjet
e sukseset e tij në dije, shkencë e kulturë e bëri atë të respektohet edhe nga
kundërshtarët politikë, kur është fjala për atributet njerëzore, intelektuale
dhe politike të tij. Tom Doshi nuk thoshte kot, "Përveç Sali Berishës, unë
të gjithë politikanët e tjerë i marr me shpulla"! Kur ai e thoshte këtë po
fliste në kuptimin se nuk mund ta korruptonte ish-kryeministrin e vendit,
ndërkohë që kryeministrat e tjerë socialistë ai i vinte në rrjesht për shkak të
korrupsionit.
Nëse
unë kam besuar dhe besoj se Doktor Berisha nuk është i korruptuar, kjo më ndodh
për shkak të krenarisë që ai ka. Një lider i plotësuar është gjithmonë edhe
krenar. Por një lider krenar nuk mund të korruptohet, sepse nuk pranon të bëhet
peng i dikujt tjetër, kushdo qoftë ai! Korrupsioni nuk bëhet me vetëveten.
Duhet një ose disa partnerë, bashkëpunëtorë. Nëse je krenar dhe nuk pajtohesh
me pengmarrjen, atëherë nuk mund të pranosh të bashkëpunosh me dikë në
korrupsion. Ky është Sali Berisha!
Sali
Berisha është karakter I fuqishëm. Sfidat që ai ka kaluar na bëjnë me dije se
ky karakter i fortë i tij është unikal. Unë nuk besoj se ndonjë politikan
tjetër do të kishte mbijetuar kaq gjatë në politikë, nëse do të ishte sulmuar
aq fort sa është sulmuar Sali Berisha. Gjithkush do të ishte tërhequr në krye
të herës dhe do të donte një jetë të qetë për veten e familjen e tij! Berisha
nuk zgjodhi këtë rrugë. As sot që është 77 vjeç! Ai mund të jetë gjithçka, por
kurrë jo indiferent! Kurrë jo pasiv! Kjo fuqi e jashtëzakonshme në kushtet e
një lufte të pashembullt ndaj tij e bën atë liderin shqiptar më të spikatur si
karakter dhe si bartës i tipareve më të mira të popullit të tij!