Mendime
Edison Ypi: Sala të bën Selam
E hene, 13.09.2021, 08:20 PM
Sala të bën Selam
Nga
Edison Ypi
S'ka
rëndësi si e ke emrin, Hasan, Hysen, Skuth, Zgjebs, Surratmut apo Turiqen. Sala
njësoj të shtyp. Sala njësoj të zhduk. Sala njësoj të bën Selam.
Mund
të duket se Sala nuk të bëri Selam, por, ta zemë, Alekum, pra diçka të shenjtë.
Gabohesh. Sala nuk të bën asgjë më tepër dhe asgjë më pak se Selam.
Po
të bëri Sala Selam, ke marrë fund. Je bërë një Haxhi i zgjebosur. Duke u kthyer
nga Meka ke ngecur në shkretëtirë. Je sëmurur mes rërave të budallallëkut të
vetes. Po të bëjnë hyzmet ca beduinë të lodhur brenda ca çadrave të rreckosura
me rrotull ca deve kockëdala.
Po
të bëri Sala Selam, harroje se mund të bëhesh gjë tjetër, Selam je, Selam do
ngordhësh.
Sala
Selamllëkun e arkitekton në atë mënyrë që edhe vetë Salës po t'i kthehet
mendja, nga selamllëku i Salës nuk shpëton dot.
Sala
të bën Selam në mënyra nga më të ndryshmet.
Për
shembull, Sala të ka mbajtur ca kohë pranë si vegël. Kur si veglës e Salës të
rritet menia dhe nis e hedh ickla, në atë moment Sala nga veglën të bën Selam.
Ta
zemë se Sala të ka bërë nëpunës të lartë, deputet, ministër. Por je i paaftë,
je i ngathët, nuk ke rendiment, nuk ke produkt, nuk ke bilanc. Pasi të duron
për pak kohë, një ditë të bukur Sala të bën Selam.
Sala
nuk ta thotë kur të bën Selam. Të lë ta kuptosh vetë.
Nëse
Selamllëkun e Salës e kupton, vuan pak. Po s’e kuptove, vuan deri sa të
ngordhësh si qen.
Por
edhe po e kuptove edhe po s’e kuptove, nga selamllëku i Salës nuk shpëton dot
kurrën e kurrës.
Sala
nuk është prift që të të pagëzojë, nun që të vërë emrin, apo magjistar që të
mallkojë. Sala është Sala.
Kur
Sala të bën Selam nuk duhet ta marrësh si nofkë, por si diçka më të thellë,
diçka që nuk e kupton dot menjëherë, por vetëm gjatë dyshimit hamletian nëse të
vrau apo të plagosi, të rrahu apo të bëri masazh.
Sala
nuk ka nge' të japi spjegime me të heq dyshimet nëse të ka bërë Selam apo
kukurrec. Sala thjesht të Bën Selam.
Pasi
Sala të ka bërë Selam, nuk do të thotë se të ka flakur, të ka hedhur tutje, të
ka bërë Harram.
Përkundrazi,
të bërët Selam është një e mirë e madhe që të vish në vete sa më parë, të zësh
ment, të mos përsërisësh gabimet.
Ruju
nga Selami Salës.
Sala
të gjen dhe të bën Selam edhe në brim të satome po të jesh futur.
Pasi
ta kuptosh se Sala të ka bërë Selam, bërtit e ulurit sa të pëllcasësh. Salës
nuk do t'i vijë zëri. Sala është bërë shurdh. Ke mbetur vetëm në mes të udhës.
Është natë. Makinat janë prishur. Qerret kanë ngecur. Trenat kanë ikur. Aeroplanët
janë rrëxuar. Vaporrat janë mbytur. Furgonat janë zhdukur. Biçikletat janë
çpuar. Bëji derman vetes. Mbathja nga të mundesh.
Pasi
Sala të ka bërë Selam, pra pasi Sala të ka shtypur si morr, të ka hedh tutje si
një mizë që e bezdis, edhe të tjerët Selam do të bëjnë. Dhe Selam pas Selami,
harrim pas harrimi, pendim pas pendimi, dyshim pas dyshimi, Selam i Salës do
mbetesh derisa të ngordhësh.