Kulturë
Albert Zholi: Kur dashuria shpaloset me ngjyrat ylberiane
E diele, 05.09.2021, 10:22 AM
Kur dashuria shpaloset me ngjyrat ylberiane në “Prelude dashurie”
“Prelude
dashurie” është libri më i ri i poetes Lulëzime Malaj
Nga
Albert Z. ZHOLI
Vetë
titulli përcjell një mesazh ngrohës, pasi fjala prelud përcakton pjesën hyrëse
në një vepër muzikore apo pjesë e vogël muzikore, që qëndron më vete dhe të
elektrizon trupin. Pra, “Preludi i Simfonisë” në këtë rast është “Preludi i
Dashurisë” që i paraprin ngjarjeve, veprimtarive, tematikave, situatave
poetike, në tërësi, lëndës së bukur të këtij libri melodioz.
Gjithë
poezitë duken se përcjellin tinguj muzikor si të një Simfonie Bethoviane, që
asnjë element njerëzor nuk ndërhyn,
nuk
i sfumon, nuk i tjetërson tingujt poetik të këtij libri modest, por me
përmbajtje sfiduese. Në këtë vëllim duket se tingujt e
poezive
bashkohen me tingujt qiellorë dhe vallëzojnë hareshëm jashtë ndikimit të
ambientit, qofshin ato zëra, zhurma makinash, industri, teknologji, etj. Në
këtë libër vargu, poezitë, janë si tingujt e natyrës, ngushëllues që na
ndihmojnë të jemi në gjendje të pushojmë dhe të gëzojmë në një mjedis më të
përshtatshëm, mëmartistik, më relaksues, paçka se realiteti jetësor është disi
ndryshe.
Kjo
është magjia e vargut, që sposton dhimbjen dhe të fton në një botë tjetër, në
një botë meditive, ku dëshira e poetes është
që
njeriu të gjejë lumturinë. Në këtë libër befasi është tematika e ngjeshur,
larmishmëria e saj, shtrirja gjeografike, ndjesia e
dashurisë
për familjen, fisin, shoqërinë, tendenca për të afruar gjithçka me atdheun,
koherenca e personazheve, sinqeriteti
intelektual,
thjeshtësia jetësore, mendimi dhe meditimi racional në emër të ngadhnjimit mbi
vështirësitë. Në shumë poezi, ku ka dhe kritikë brenda, autorja nuk tenton që
t’i mëshojë gabimit, ta dënojë atë, por ta bëj prezent dhe të gjejë rrugën e
përmirësimit.
Si
vetë emri që ka mbi vete, poetja ka një shpirt human dhe e përcjell humanizmin
plot virtyt në varg, pasi e ndjen si përgjegjësi rolin e këtij emri në shoqëri.
Me pak fjalë, me nënteks, humanizmi vjen tek pena e saj në mënyrë lineare, duke
e ditur se nuk është e vetmja që sfilon me këtë emërtim, por bëhet pjesë e një
plejade të tërë filozofësh, shkrimtarësh, sociologësh apo poetësh që, dashuria
për njeriun, të marrë vlerat reale në këtë botë të mbushur me padrejtësi,
luftëra, drogë, prostitucion, etj…
Sa
bukur vjen vargu poetik për poezitë e viteve të vegjëlisë, për brengat e jetës,
hallet, shqetësimet, për nënën, babanë, vajzën, emigrimin, atdheun, miqtë,
dëshirat, befasitë e jetës, lodrat, ankthet, ëndrrat në sirtar, të cilat janë
qëndisur me pjalmin e zemrës dhe me një sinqeritet fëminor ku sheh vetëm
përgjegjësi dhe reflektim. Poezia e këtij libri është autentike, specifike
individuale, mushti i së cilës mishëron një hapësirë lëndore që t‘i mundësojë
lexuesit identifikimin e mesazhit dhe të perceptimit të vargut, larg ndikimit
të vet autores.
Autorja
harkëzon dhe përballon vlerat mes brezave duke bërë diferencat brenda një brezi
dhe më tej, me të gjitha vlerat e kundërvlerat e veta dhe sjell një ndërthurje,
ku mund dhe duhet të jetohet me ndryshime në çdo aspekt të jetës, si në
familje, shoqëri, tradita, pavarësisht diferencave të vlerave. Një ndër poezitë
që dua të përcjell tek lexuesi për harmominë e fjalës, dashurinë e sinqertë,
madhështinë e idesë është:
Nënë e dashur…!
Kur të lexosh këtë
letër, do të jem larg,
Hapësirës nëpër botë, në
fluturim,
Të lash librat e mia,
jam aty në varg,
Kur t’i lexosh, do
ndjesh timin përqafim.
Kjo
poezi fisnike duket si një lloj balade e komunikimit të bijës me nënën. Poezi
që nxjerr në pah, lotin e mërgimtares, kujtime e përkushtime të ndryshme që
shprehin mallin e saj për nënën, dhe çka lënë pas. Por, njëkohësisht, me një
metaforë të fuqishte autorja, mallin e nënës do që ta shuaj me librat e saj.
Për nënën dhe të bijën libri është drita, komunikimi, besimi, siguria, ura
lidhëse mes të dyjave. Nëna e ka edukuar me dashurinë e madhe për librin, si të
vetmin mik besnik dhe vajza e di dhe e kupton që ngushëllimi, për nënën në këtë
rast do jenë vetëm librat e saj. Po më këtë ndjenjë autorja i këndon dhe
dashurisë.
Për
të dashuria është një kocept i gjerë, një emërtim fisnik, që duket si ajo lloj
ndjenje që kemi lexuar nëpër përralla dhe mendojmë se do zgjasë përjetë, do
jetë vetëm e bukur, e ndritshme, vezuelluese dhe pa anën tjetër të medaljes.
Por e vërteta është se dashuria është një oqean me lule shumëngjyrëshe por edhe
një mal me brenga. Një poezi e bukur është dhe për Ditën e Poezisë. Shpeshherë
poetët e neglizhojnë këtë ditë në krijimet e tyre, por autorja duke e bërë
pjesë të jetës poezinë, kurrsesi nuk mund ta anashkalonte këtë ditëlindje që
ajo e sjell me notat më të bukura të zemrës…
Atdheu
Dashuri e parrëfyer më
je Atdhe,
Ndër vise, në gjith’
dheun mbarë!
Metropoleve, parzmore ti
më veshe,
Askund s’më ngroh ky
diell i marrë!
Poetja
e pajisur me dhunti shpirtërore, e pasur në mendime, e vlerëson si një të mirë
të paçmueshme Atdheun, ku historia dhe lavdia është gjëja më e vyer për të.
Shqipëria ky vend i vogël mesdhetar, ka natyrë të virgjër, ku misteret
kulturore kombinohen me malet, fushat e mbuluara nga lulëkuqet në pranverë.
Peizazhi i Shqipërisë është gjithnjë në ndryshim me stinët, tingujt e natyrës
janë shumë ngushëllues dhe frymëzues. Për poeten atdheu është nëna fisnike,
babai kreshnik, familja solide, madhështia e kombit me tragjedi nga më
befasueset në botë.
Libri
i ri i Lulëzime Malajt ka një tendencë afirmimi unik, ku metafora e poezisë
përshkohet nga ndjenja me nota specifike lirike. Kjo metaforë është pjesë
përbërëse e realitetit shqiptar që duhet të sfidohet me sakrifica të mëdha, si
sublimim i ndjenjave përjetuese, që lë gjurmët e një krijimi artistik. Poezia e
saj është lakonike, e vërtetë, si një materie në lëvizje e cila pasqyrohet me zhvillimet
e ndodhive duke u materializuar si një kurorë lulesh shumëngjyrëshe që
përcjellin të gjitha stinët e vitit.