Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Vetullat e majëborës
E hene, 30.08.2021, 02:58 PM
Libri
im i ri: VETULLAT E MAJËBORËS
Të
nderuar lexues!
Sapo
doli nga shtypshkronja Lena Graphic Design libri im VETULLAT E MAJËBORËS.
Brenda
kopertinave të këtij vëllimi përfshihen shkrime poetike, që shtrihen në
periudhën e viteve 2018-2021, disa prej të cilave janë publikuar në portalet
tona shqipe. Mirëpo, të shumtat e përmbajtjes së këtij libri nuk kanë qenë të
publikuara. Shkrimet e publikuara janë rimarr disa herë nëpër duar dhe,
pothuajse nuk janë të atilla çfarë ishin në portalet e publikimit. Pos tjerash,
brenda vëllimit libror strukturohen tri poema, edhe ndonjë poezi e shpërblyer në
konkurset tona letrare… Në këtë rast, kur, sikur thoshte Prof. Agim Vinca,
është “kohë e keqe për lirikën” , megjithatë më duket veprim fisnik t`i
përmbush ditët me lirikë, një ilaç për vrazhdësinë e të jetuarit tonë kësisoj…
Falënderoj
përzemërsisht familjarët e mi, mikun tim letrar Hysen Këqikun për faqosjen e
vëllimit poetik, recensuesit e nderuar: Hajdar Paçarada-Dumoshi e
poeti Sarë Gjergji; autorin e pikturës në ballinë, piktorin dhe
skulptorin Avni Behluli!... Nderim të veçantë meritojnë dy emra: sponsori i
këtij libri Ilir Zymber Beshtica dhe, miku im i kahershëm, poeti dhe studiuesi
Prend Buzhala, i cili këtij vëllimi poetik i bëri një qasje studiuese të
gjithanshme! Respekt për mjeshtrin e grafikës dhe drejtuesin e shtypshkronjës
“Lena” Hajdar Fejzullahun... Venera Alshiqin për dizajnimin, si dhe stafin
tjetër për punën me përgjegjësi!