Kulturë
Atdhe Geci: Recital i çamit
E hene, 30.08.2021, 12:09 PM
R
E C I T A L I Ç A M I T
U
flas nga ky shkëmb me gjoks
të çarë
Çamëria
nuk e humb shpirtin e as gjakun
as
të sotmen në shkuarje
dhe në ardhje
kjo
tokë gjysmë prush dhe gjysmë flakë
është
Çamëria, Shqipëria deri në Prevezë
Në
Çamëri nuk ka vetëm kroje uji e det
as
vetëm male vetëtimash e bubullimash
Çamëria
ka histori të Trojës e me Trojën
bijë
Çamërie qenë Odiseu, Akili e Pirro.
Dora
Epirit për mija vjet armiqtë i luftoi
Po
sot në Çamëri kemi një dielli të zënë.
Forca
Çamërisë është, sa është Shqipëri,
sa
është Dardani, Mollë e kuqe e Iliridë
Atdhe,
nga nëna çame u lind Zeusi ynë
Nëna
çame e lindi e i dha sisë Eleuterit
Nëna
çame e lindi dhe Pirron e historisë
Vëllëzër,
në Greqi Çamërinë po e vrasin
në Çamëri, nuk
ka asnjë shkollë shqipe
gjuha
dhe flamuri atje janë të burgosur
Tre
Drina, rrjedhin nëpër tokë t`atdheut
Të
tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm
Tre
Drinat, flasin me pasaportë mes veti
Tre
Drinat, i thërrasin ndërgjegjes sonë,
Çamë,
Çamëria s´lypet! Çamëria merret!...
Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani,
2021