Kulturë
Albert Habazaj: I kërkoj të falur Nolit
E diele, 05.09.2021, 09:53 AM
I
KËRKOJ TË FALUR NOLIT
Nga
Albert Habazaj
-
Ti ke bërë vargje, - më tha një shok -
Për
të shquar e të marrë, me zë e pa zë,
Për
të dashurit e zemrës e miq plot
Po
Nolit, ...Nolit liberator asnjë.
I
them: - Padyshim ta ndeshësh, miku im
Vjershave
të mia s’e ke aq vështirë
Tek
përsëris fjalët: det, dallgë, dritë
Këtë
gabim patjetër e bëj me dëshirë.
Aty
gjej sinonimin për Viganin,
Kohërash
të murme që po presin rreze;
Me
kukudhët e shoh si ndeshet Fani
Tek
Atdheun përdorin brutalisht si meze...
Në
Forest Hill të Bostonit*, ku prehet
Shkova
me kalë të muzës për ta parë.
Kur
u ndamë, i tronditur më tha: - Bir,
Hidhi
një cigar Flamurit Kombëtar!
* Në moshën 83-vjeçare,
u preh në varrezat e Forest Hillit të Bostonit, më 13.03.1965 Fan S. Noli ynë i
madh