E diele, 26.06.2022, 02:40 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse Shqiperia është kundër SHBA-ve?

E hene, 30.08.2021, 02:54 PM


Pse Shqiperia është kundër SHBA-ve?

Shkruan Fahri Xharra

Një pyetje së cilës nuk po ia di përgjen, për kundër asaj që vazhdimisht dhe kujdes i përcjelli  të gjitha shkrimet apo deklaratat e kujdoqofshin; si të politikanëve ashtu edhe mediumeve të tê dy taborreve të cilat janë zëdhënse të atyre që i paguajnë.

Mediumet shqiptare te çdo lloji, ato fusin frikë në popull i cili nuk guxon të deklarohet dhe e vetmja rrugë është të ikin nga Shqipëria.

Populli shqiptar nuk është  si ai taleban, është popull me traditë dhe trashëgimi të lashtë, por iu është futur frika në palcë.

Po thuhet që edhe ne ishim afgan para tridhjetë vitesh, e vërtetë se ikën 1 milion njerëz nga atdheu, por ata e kishin një arsye sepse sundoheshin një gjysmë shekulli nga talebanet komunist.

Antiamerikanizmi ka filluar që moti të shfaqet në Shqiperi. Na kujtohen shumë mirë debatet televizive të cilat e  kishin një qëllim- frikën nga " gogozheli " amerikan. Po pse ky aktivitet aq çnjerzor e antikombëtar?

Nuk dua t' i përmendi emrat e tyre që krijonin tensione mosbesimi në këtë popull të mjerë.

1. Antiamerikanizmin e shfaqnin të gjithë ata që ishin në një mënyrë apo tjetêr me pushtetin komunist.

2. Antiamerikanizmi shprehej nga ana e " dum babave" të cilēt e donin një këthim historik prapa.

Kush e ndërsente antiamerikanizmin shqiptar?

Qeveritë shqiptarë gjatë 30 vjetëve të kaluara e kanë ditur shumë mirë por nuk reagonin.

Nuk është e imja të tregoj se kush qëndronte pas këtij antishqiptarizmi .

( antiamerikanizmi është antishqiptarizëm )

Sot i madh e i vogël janë antiamerikan. Pse ?

Shqiptarët e të dy shteteve shqiptare duhet ta dinë se pa amerikanët ne do të gllabëroheshim nga Serbia.

Jo vetëm Kosova por edhe Shqipëria ishte kafshatë e lehtë për Serbinë.

Po sot  pse jemi antiamerikan ?

Mendoni se Rusia apo Kina do të na mbronin?

Është marrëzi që politkanët e

listës së SPAK- ut të vjellin aq fëlliqur kundër Amerikës dhe përfaqësueve të saj në Shqipëri.

Ata harrojnë që aty jetojnë edhe 2 milion të tjerë në Shqipëri, dhe se Shqipëria do të jetojë si me ta apo pa ata.

Të mendojmë drejtë se raketat ruse janë fatkeqsia e jonë dhe se falë Amerikës, ato nuk  do e  shohin kurrë tokën shqiptare.

Si shtet "amë" Shqipëria duhet të mendojë edhe fatin e Kosovës me këtë antiamerikanizëm.

Ju lutem më tregoni, pse Shqipëria është kundër Amerikës ?

Fahri Xharra, 30. 08. 21

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora