E marte, 28.06.2022, 06:44 AM (GMT+1)

Mendime

Klajd Kapinova: Biden ka gjak në duart e tij

E diele, 22.08.2021, 10:15 AM


Biden ka gjak në duart e tij

Qengji po çohet në thertore. Duhet të largosh njerëzit tanë (amerikanë) nga Afganistani. A mund t’a imagjinoni që ushtria juaj të shkojë në shtëpi dhe t'i lërë të gjithë ata njerëz në dorë të talebanëve!? Kjo është njësoj sikur të dërgosh qengjin në thertore. Kështu që ushtria juaj shkon në shtëpi. Ata harruan të mbrojnë divizionet tona, ata harruan të mbrojnë Ambasadën e SHBA-së në Kabul. Por, këtu është problem. Tërheqja është gjëja e duhur për të bërë, por mënyra se si u tërhoqën ishte e turpshme. Asnjëherë nuk ka pasur tërheqje më të keqe se kjo. Asnjëherë nuk ka pasur një grup njerëzish më budallenj që tërhiqeshin. Kjo është e pabesueshme, kur një ushtarak largohet së pari dhe më pas thotë: ‘Oh, ne duhet të kthehemi dhe të marrim njerëzit tanë’.” – Donald J. Trump Presidenti i 45-të i SHBA-së, (Fox News

Nga Klajd Kapinova

Kështu tha Komandanti i Përgjithshëm Presidenti Donald J. Trump, në lidhje me braktisjen e ushtrisë amerikane nga Ambasada e SHBA-së në Kabul, ndërsa talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të vendit.

Presidneti Trump, tha se paaftësia e Bidenit për të evakuuar mijëra qytetarë amerikanë ende në Afganistan, i vë ata në rrezik të madh, që të përdoren si peng nga talebanët.

Presidenti Trump kritikoi Biden, për krijimin e kushteve që lejojnë luftëtarët radikalë islamikë talebanë që të marrin armët amerikane nga forcat afgane të sigurisë. Ai krahasoi kushtet që Biden krijoi në Afganistan me krizën e pengjeve iraniane, gjatë kohës së demokratit tjetër Presidentit Jimmy Carter në Shtëpinë e Bardhë.

"Ne po flasim për njerëz shumë, shumë armiqësorë. Këta janë njerëzit që tani thonë: ‘Ne kemi 40,000 pengje amerikanë. Çfarë do të bëjmë me ta. ’Kështu mendojnë ata. Dhe nëse mendoni se kjo përfundoi dje, nuk keni parë asgjë. Dhe kjo nuk do të jetë asgjë në krahasim me Jimmy Carter me pengjet e tij. Ai humbi për shkak të kësja historie. Jimmy Carter me pengjet e tij është një kikirik, një term i mirë kur po flasim për Jimmy Carter, është një kikirik në krahasim me atë që po ndodh këtu. Ata kanë 40,000 njerëz, për të mos përmendur të gjithë afganët e tjerë që duhej të ndihmonim. Ky është turpi më i madh në historinë e Amerikës,” tha Presidenti Trump.

Ai kritikoi gjithashtu Biden për krijimin e kushteve, që lejojnë luftëtarët talebanë të marrin të marrin nën kontroll bazën ajrore Bagram.

Trump tha se nuk do të lejonte që kryengritësit të merrnin në duar asnjë material amerikan. Ai shtoi se SHBA la në Afganistan pajisje me vlerë miliarda dollarë, në nxitimin e saj për të lënë Afganistanin: “Qytetarët amerikanë  duhet të dalin së pari nga vendi, pastaj ju duhet të merrni të gjitha pajisjet tuaja ushtarake. Ne kemi miliarda dollarë pajisje. Ata kanë helikopterë të rinj Blackhaëk. Ata kanë gjithçka. Dhe të fundit për të dalë duhet të jenë ushtarët, dhe sinqerisht do të kisha bombarduar secilën nga fortesat, sepse e dija që ata nuk do të të lejonin ta bësh këtë," tha ai. (Mark Moore, New York Post, 08/18/2021)

Biden bën pushime, kurse 50,000 amerikanë ndodhen në Afganistan

Lajme të këqija vazhdojnë të vijnë nga Capitol Hill, ku sipas mediave të pavarura dhe Fox News, mësohet se mbi 50,000 qytetarë amerikanë si kontraktorë dhe familjet e tyre etj., janë lënë në mëshirë të fatit, në duart e terroristëve radikalë islamik të Afganistanit, që shpalli publikisht shtetin e ri të Kalifatit Islamik.

Biden largoi trupat amerikane para se të largohen mbi 50,000 civilët amerikanë si kontraktorë etj.,  dhe personelin e Ambasadës amerikane në Kabul. Analistët thonë se edhe Agjencitë e Inteligjencës të Zbulimit Amerikan, nuk ka qenë aktiv për të informuar në kohë reale, për çfarë po ndodh në Afganistan.

Antarët e kabinetit Biden, si dhe vetë ai janë me pushime. Sekretari i Mbrojtjes së SHBA ka fjetur gjumë deri tani dhe është mundur të justifikohet për gjendjen katastrofike, ku ndodhen sot mbi 50,000 amerikanët të pambrojtur, cilët në çdo çast janë të kërcënuar me vdekje nga talebanët terrorist radikal islamik.

Kjo ishte goditja më e madhe e Joe Biden-it. Nga ana e tjetër vlerësimi i miratimit të politikës së brendshme dhe ndërkombtare për Biden-in bie në humnerë, në nivelin më të ulët mes fiaskos së evakuimit të qytetarëve ameirkanë dhe afganëve, që kanë shërbyer në ushtrinë amerikane etj.

Po ashtu hakmarrja e terroristëve talibanë është shtuar. Ata që në orën e parë të marrjes së kryeqytetit Kabul kanë vra 3 protestues, që u përpoqën të hiqnin flamurin e regjimit radikal islamik të sheriatit, që kanë ngritur talebanët. Në shumë qytete afgane fatmirësisht kanë nisur protestat kundër pushtimit të vendit nga talebanët terroristë radikalë islamik.

Populli afgan i urren terroristët radikal islamik dhe ata kanë qenë në luftë 20-vjeçare kundër tyre. Mbi 10,000 afganë të pafajshëm janë vrarë, gjatë 20 vjetëve nga forcat terroriste talebane.

Braktisja e popullit afgan dhe dorëzimi i turpshëm i tij në duart e kriminelëve talebanë terrorist, është akti më i shëmtuar e i turpshëm i të vetëquajturit kryetar të shtetit amerikan. Shumë kongresmënë dhe senatorë republikanë e demokratë, fatmirësisht janë bashkuar kundër administratës së papërgjegjeshme dhe kanë kërkuar që ndaj Biden-it të filloj proçedura për investigimin dhe shkarkimin e tij, për këtë rast të turpshëm, në të gjithë historinë e vendit.

Impeach and good bye Biden

"Gjaku është në duart e tij". Ky ka qenë përkufizimi më i saktë i grupit të kongresmenëve e senatorëve republikanë, të cilët kanë kritikuar ashpër Biden mbi Afganistanin. Përfaqësuesi Michael McCaul (R-TX), republikani i lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kritikoi ashper tërheqjen e administratës Biden nga Afganistani, duke thënë se kjo do të jetë një njollë turpi në presidencën e tij.

Eksodi bilblik i afganëve sapo ka filluar dhe përgjegjës i këtij skenari është vetëm Joe Biden dhe vetëm ai. Gazetari analist Kyle Smith, në rubrikën speciale: “The Fall of Kabul”, shkruan se: “Top GOPer blames Biden as Taliban seizer power: President “WILLHAVE BLOOD ON HIS HANDS” (New York Post), në një artikull të saj redaksional (në fokus) me dy faqe, shkruan, se Biden i ka duart e lyer me gjakun e popullit të pafajshëm afgan, sepse i la me ndërgjegje në duart e terroristëve radikalë islamik. (Shiko foton e artikullit në gazetën NYP).

Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur me Presidentin Trump, Kongresi dhe Senati menjëherë do të kishin filluar procesin e shkarkimit të tretë të tij.

Meqenëse në këtë histori të turpshme si gjithmonë është emri i Joe Biden, media globaliste socialkomuniste Kongresi dhe Senati Amerikan po heshtin dhe mbulojnë turpin sikur nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse mbi 50,000 qytetarë amerikanë ndodhen në Afganistan…

Gazetarja afgane Nazira Karimi, e cila punon si korrespondente në Shtëpinë e Bardhë, e ftuar në studio nga kanali prestigjioz televiziv Fox News, foli shumë e emocionuar për atë se çfarë do të ndodh tani në Afganistan me gratë dhe vajzat.

Ajo tha, se: “Puna e gazetarit në Afganistan është shumë e vështirë, për të ndryshuar ideologjinë radikale islamike të talebanëve atje. Unë besoj, se gratë afgane janë shumë të forta dhe do të luftojnë, për të drejtat e tyre.”

Biden nuk po flet apo konsultohet me asnjë lidër botërorë, për situatën e rëndë të krijoi me idiotësinë e foshnjërisë së tij dhe po vijon i qetë pushimet në rezidencësn presidenciale Camp David, në një kohë që mijëra qytetarë amerikanë janë peng në Afganistan.

Kryetari i grupit të talebanëve ekstremistë radikal islamik të sheriatit, është një ish i burgosur për terrorizëm në Gitmo (Guantanamo Bay Detention Camp) dhe në vitin 2014 ish Presidenti Barack Hossein Obama, zv/Presidenti Joseph Biden Jr. dhe ish Sekretaria e Shtetit Hillary Clinton, të cilët e kanë liruar atë nga vuatja e dënimit për terrorizëm në burgun e sigurisë së lartë.

Kampi i ndalimit në Guantanamo Bay, është një burg ushtarak i Shteteve të Bashkuara, i vendosur brenda Bazës Detare të Guantanamo Bay, e cila njihet edhe si Guantánamo ose Gitmo, e cila ndodhet në bregdetin e Gjirit të Guantanamos në Kubë. Aty gjenden 731 nga 780 personat e ndaluar, të cilët janë transferuar diku tjetër, 39 të burgosur mbeten atje dhe 9 prej tyre kanë vdekur, ndërsa ishin në paraburgim.

Nga ky kamp i të burgosurve të rrezikshëm ndërkombtarë, janë liruar edhe 5 talebanë të tjerë nga administrata Obama Biden 2. Kjo administratë mbahet mend si presidenca më e dobët (keqe) në të gjithë historinë e presidentëve të SHBA-së.

Ky terrorist është në foton që shikoni mes shokëve të tij, i ulur në zyrën e Presidentit frikacak, të arratisur të Afganistanit dhe ka marrë peng sot këtë shtet islam, duke e kthyer në një shtet të pastër islamik, ku Ligji i Sheriatit Islamik, bazohet 100% në librin islam të Kur’anit.

Montgomery Granger veteran ushtarak dhe ish kryetar i rojeve të Kampit Gitmo, thotë se: “Ne kemi djem dhe vajza trima të ushtrisë amerikane dhe aleatët tanë kudo në botë, të cilët po habiten sot me këtë veprim të pamatur të administratës “demokrate” Biden, kundër popullit afgan. Ne kemi presidentin më të dobët e të papërgjeshëm, në të gjithë historinë e SHBA-së.

Amerikanët sot po shprehin habi dhe dy standartësi që po përdorin rrjetet sociale socialkomuniste globaliste me qendër në SHBA. Të gjithë e dijnë, se talebanët kanë me qindra dhe mijëra profile në rrjtetet sociale, si: Facebook, Twitter, Youtube, Google, Tik Tok etj.

Talebanët, kanë mbi 70,000 ndjekës vetëm në Twitter dhe se bossi i saj vazhdon të mos i mbyll ato, sikurse bëri në mënyrë brutale kundër Presidentit Donald J. Trump dhe konservatorëve të tjerë amerikanë.

Talebanët, sikurse dikur ISIS dhe Al Qaida, janë të privilegjuar në rrjetet sociale. Ata paguajnë për të hapur faqe dhe rritur numërin e fansave në auditeriumin e tyre. Ata me ndihmen e rrjeteve sociale kanë rekrutuar dhe po vijojnë normalisht të rekrutojnë radikalë islamik prej shumë kohësh. Pra, vrastarët e përditshëm kriminelë terroristë janë të mirëseardhur në rrjetet sociale, kurse Presidenti i SHBA-së Donald J. Trump Jo. Këtu shfaqet fytyra e vërtetë e hipokrizisë së bossëve të rrjeteve sociale.

Të gjithë të burgosurit terroristë taleban, që kanë qenë në qelitë e vendit (Afganistan) janë liruar dhe armatosur, duke u shpërndarë në shumë qytete të shtetit të ri radikal islamik të kalifatit.

Alarmi i madh me ngjyrë të kuqe është ndezur si rrezik i madh, për të gjithë amerikanët dhe familjet e tyre, që ndodhen në Afganistan. Me Joe Biden, Amerika u rrëzua. Në alarm është edhe Bashkimi Europian dhe vendet e zhvilluara G7 të botës, të cilët javën tjetër do të takohen sëbashku për të biseduar mbi situatën e rëndë, të krijuar nga Biden në Afganistan, mbas urdhërit absurd të tërheqjes së trupave amerikane. Rusia dhe Kina e Bidenit, kanë shprehur simpati për pushtimin apo rregjimin e ri taleban.

Qysh në ditën e parë, terroristët radikalë islamik kanë vrarë në shesh në sy të fëmijëve të saj një grua të re, sepse nuk pranoi të vendos në krye burken (Burqa), symbol i shtetit radikal islamik të Sheriatit.

Burka ose e njohur edhe si chadaree apo pashto në Afganistan ose një paranja në Azinë Qendrore, është një veshje e jashtme mbështjellëse e cila mbulon trupin dhe fytyrën, që vishen nga gratë në disa tradita islame dhe hebraike. Versioni arab i burkës quhet boshiya, dhe zakonisht është me ngjyrë të zezë.

Termi burka nganjëherë përzihet me nikab. Në përdorim më të saktë, nikabi është një vello për fytyrën që i lë sytë të zbuluar, ndërsa një burkë mbulon të gjithë trupin nga maja e kokës deri në tokë, me vetëm një ekran rrjetë që i lejon mbajtëses të shohë para saj.

Linderi i ri suprem taleban i shtetit të ri radikal islamik të Sheriatit në Afganistan, ka urdhëruar të gjithë gratë dhe vajzat të vendosin në publik burqa dhe kush nuk e vendos do të vritet menjëherë.

Radikalët talebanë kanë bllokuar hyrjen dhe daljen në aeroportin kryesor të Kabulit në Afganinstan dhe nuk po lejojnë evakuimin e 50,000 amerikanëve që ndodhen atje.

Gjendja e rëndë po precipton me shpejtësi. Sipas Bidenit 31 gushti 2021, është dita e fundit e qëndrimit të trupave amerikane në territorin e shtetit të ri të Kalifatit Islamik në Afganistan. Biden e ka venë SHBA dhe ushtrinë e saj në një pozicion të vështirë, përballë zjarrit të armëve të trupave terroriste talebane.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ka thënë për media, se administrata e Bidenit është në bisedime me talebanët radikalë islamik, për të lejuar largimin nga aeroporti i Kabulit të qindra dhe mijëra civilëve afganë, që nuk duan të qëndrojnë nën sundimin e rregjimit të shtetit islam të Kalifatit.

Në SHBA do të hyjnë 5,000 refugjatë çdo ditë deri më 31 gusht

Por edhe këtu administrata e Bidenit po gënjen si zakonisht tesh 8 muaj, thonë mediat ndërkombëtare dhe ato amerikane, sepse talebanët terroristë kanë ngritur me qindra postoblloqe me ushtarë të armatosur, për kontrollin e hyrjes dhe daljes së njërëzve në aeroport dhe nuk po lejojnë afganët e thjeshtë të shkojnë në aeroport, duke u thënë se ju duhet të ktheheni dhe më pas ata janë vrarë me masakra kolektive.

Absurdi po arrin kulmin në Afganistan edhe pse atje vazhdojnë të qëndrojnë trupat amerikane. Kështu korrespendenti i Fox News në Shtëpinë e Bardha Peter Doocy, thotë se administrata e Bidenit, nuk i garaton shkuarjen e sigurtë në aeroport të 50,000 amerikanëve që ndodhen në shtetin e Kalifatit Islamik në Afganistan.

Ata janë shumë larg aeroportit dhe nuk janë të sigurtë (garantuar) të udhëtojnë drejt saj, sepse i gjithë aeroporti është i rrethuar nga postoblloqe me taleban të armatosura, që kontrollohen 100% nga terroristët radikal islamik.

Korrespondenti Dooce, thotë se nuk pritet që Biden të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë deri vonë mbasdite me datën 18 gusht 2021. Sekretari i Mbrotjes fajëson Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin e saj mikun e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe kryeministrit ottoman të Kosovës Albin Kurtit.

Jeta e tyre është në rrezik. Me mijëra afganë pa karta identiteti po vijnë çdo ditë në SHBA. Sipas disa burimeve amerikane të pavarura mbi 5 mijë afgane çdo ditë hyjnë në SHBA. Terroristët talebanë afganë, që kanë marrë në kontroll gjithë Afganistanin dhe Kabulin kryeqytetin e vendit, po kërkojnë shtëpi në shtëpi për amerikanët dhe forcat aleate të shtetëve të tjera që ndodhen aty.

Biden dhe Kamala, Sekretari i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes ndodhen me pushime. Terroristët talebanë, sipas mediave amerikane po gjuajnë me armë mbi popullsinë afgane dhe të huajt, që ndodhen në Kabul dhe në aeroportin e kryeqytetit të vendit.

Media Fake News si CNN dhe shumë të tjera, që janë në shërbim të Bidenit, nuk flasin për mbi 50,000 amerikanë që ndodhen në Afganistan.

Biden gënjehu mediat amerikane, se në Afganistan janë 300,000 trupa afgane të përgatitur dhe stërvituar, të armatosur shumë mirë dhe se SHBA u paguan atyre rrogat. Ai tha se: “75,000 forca talebane, nuk janë problem. Ata nuk mund të marrin peng shtetin. Ambasada jonë atje është e siguruar…”

Të tilla gafa me gënjeshtra, po bëjnë bujë në të gjithë Amerikën dhe deri në vetë mediat e majta komuniste globaliste ketu, që e kanë përkrahur gjithnjë Biden, si dhe shumë senatorë dhe kongresmenë “demokratë” amerikanë sot janë të zhgënjyer prej tij.

Lt Colonel Oliver North tashmë në pension është autori i librit: “We didn’t fight for socialism” (“Ne nuk luftojmë për socializmin”), tha se kjo situatë katastrofike e SHBA-së, është e gjitha për fajin e Bidenit dhe administratës se tij tërësisht ikopetente.

Deri tani SHBA ka shpenzuar mbi 2.26 trilion dollarë, për të fituar luftën në Afganistan. Biden, tha se do të sillte në SHBA 5,000 refugjatë çdo ditë deri më 31 gusht. Ai tha se do t'u jepte të gjitha letrat si qytetarë amerikanë dhe do të financonte secilin nga $35,000. Ai gjithashtu tha se tashmë ka sjellë mbi 2,000 afganë.

Afganistani kurrë nuk ka qenë shtet. Aty miliona njerëz nuk kanë kartë identiteti dhe do të hyjnë në SHBA. Kjo nga ana e tjetër do të rëndoj edhe më shumë mbi taksat e qytetarëve amerikanë, të cilët do të paguajnë për të mbajtur refugjatët e huaj.

Edhe Europa Perendimore disa vite më parë pranoi me qindra dhe mijëra refugjatë nga zonat e konfliktit në Iraq dhe Siri, ku pjesa më e madhe e tyre nuk kishin asnjë lloj dokumenti të identitetit të tyre. Kjo u krijoi mundsi ISIS që të penetroj në shtetet e Europës shumë ish luftarë të ISIS, të cilët bënë shumë akte terroriste në disa qytete të Europës Perendimore, gjë e cila u vërtetua nga investigimet e autorëve të akteve terroriste.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora