E marte, 19.03.2024, 06:48 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Shteti i ''përbashkët'' me ferexhe të zezë

E premte, 06.08.2021, 08:51 PM


SHTETI “PËRBASHKËT” ME FEREXHE TË ZEZË

NGA KALOSH ?ELIKU

Nuk kishte mbetur Katund, Qytet, hotele, restorante, Disko - Klube në Jugosllavi pa i vizituar me Gratë e mia besnike, asaj kohe në Jugosllavi. Sot, në Maqedoninë e Veriut. Edhe, nuk besoj më mirë se ky i “çmendur” artistik, mund t’i njoh dikush tjetër këto vende “turistike-politike” më mirë se Kalosh ?eliku. Qoftë si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, apo si student i përjetshëm  me  vite në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filosofik: Dega Gjuhë dhe Lërsi Shqipe nën “Gërmi”, në Prishtinë.

Përmëkeq, edhe sipas bisedës informative kur kam qenë “i  dërguar” nga Kosova për të vepruar në këto anë të Malësisë Shkupit si “armik” i Shtetit të “përbashkët”. Edhe, atë: që Unë, jam ai Kryesori: ?ështjen Shqiptare dua ta zgjidhë me luftë.

E kam thënë, edhe më herët në shkrimet e mia publicistike dhe Libra: Unë, dua të jem ai kyesori, por fatkeqësisht, nuk jam. Inspektori qeshi, duke m’i përmedur denoncimet e atyre 20 nënshkrimeve (firmave) “shqiptare”, që Unë i kam përmendur herë pas here edhe në shkrimet e mëhershme si “armik i rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët”: A, do t’i shohësh? Jo, i përgjigjem. I di edhe me emëra e mbiemëra, kush janë si “patriotë kuqezi” shqiptar. Nuk dua t’i shoh, as me sy përsëgjalli.

Qeshi, si në shkrimet e mëhershme si “armik” i Shtetit të “përbashkët.”, me të njëjtit komunistë e nekomunistë. Brumë, në krye të partive politike, që sot hiqen si “demokratë” për ndryshime politike. Nana ime, po të ishte: Sot, gjallë, me siguri  do të na lente pa darkë, përcillte në shtrat. Mos, them asgjë për Babain: me siguri nëntë plumba “nagënti” do të na i numronte në ballë.

Jeta, ende vazhdon fytas me partitë “demokratike” politike “maqedonase” dhe “shqptare”, ato si “demokratike”. Dhe, Unë si “nacionslistë” shqiptar, “armik” i shtetit të përbashkët” me ferexhenë e zezë, mes Shkupi hedhur krahëve.

Nuk ka problem, edhe Unë në këtë fushëbetejë do t’i nxjerr armët nga brezi. Jo, ato armët e Stërgjyshit si fëmijë me thika, revole, dhe bomba serbe, ose italiani fshehur nëpër ferra dhe kasolla, po armët e sotshme: Lapsin.me Dy tyta.

Arsyeja: Kalosh ?eliku, kurrë gjatë këtyre viteve “demokracike”, nuk kishte shkelur te Hoteli i tyre partik. Edhe pse, në afërsi të tij, vite më parë kishte organizuar një vit pas Lufte (2001) edhe Manifestimin kulturor “Takime nën Rrap”, në restorantin “Makedonska Kuqa” (Shtëpia maqedonase) me drejtorin shqiptar (kuadër i PDSH -ës. Restorant, i ndërtuar në kohën e sistemit komunist, dhe nuk e di: A, është ende gjallë. Shkaku, se gjatë kohë jam strehuar nën Rrap (“Bit-Pazar”), dhe para këmbëve  të Olimbisë me fëmijë në bark, gji dhe prehër. Shpeshëherë, edhe pa ujë gjatë Vapës madhe në Shkup. Ose, e ka ndërruar emrin, nuk ka problem për kët shkrim publicistik. Edhe, pse: me vite, më pëlqenin restorantet përpara këmbëve të Olimbisë me fëmijë në bark, gji dhe prehër pa pikë uji në këtë Vapë të mdhe politke, në Shkup. Herë pas here dilja edhe te “Parku i Grave”. Park, kur dikur si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup e kaloja edhe Natën.

Sot, matanë Vardarit. Sheshin e Alaksandrit Madh, në vend të Skënderbeut, që pajtoheshin “maqedonasit”, po nuk e donin në ngrihet në atë anë shqiptarët: “maqedonasit”, duan të na e marrin heroin tonë legjendar?! E kërkonin përmendoren e shokut Tito?! Dhe, erdhi Aleksandri i Madh. Edhe, ky shqiptar. Problem, i njëjtë edhe me Nënën Terezë, se: “maqedonasit” duan të na e marrin?!

Vite më vonë, erdhi rasti me familje të hip edhe rrëzë Kalasë Dardane, te Hoteli i partizanit të Nënës Parti. Shkaku, se: Restoranti para këmbëve të Filipit të Maqedonisë atë ditë ishte i mbyllur, nuk punonte. E pabesushme, gjithëpersoneli i restorantit dhe hotelit ishin “maqedonas”. Askushi, nuk e fliste gjuhën shqipe. E, këndej në anën tjetër Nëna Parti përditë e natë na trumbetonte e bombardonte me ligjin e Gjuhës Shqipe. Në emër të tij, themeloi edhe një “institucion” partiak me drejtorin e vet shqiptar dhe puntorë partiak për mbrojtejn e Gjuhës Shqipe. Edhe, dilnin para kamerave televizive, sesi: I dalin zot Gjuhës Shqipe. Hi-hii-hiii.

Shak, që lufta ende vazhdon flakë më flakë me “armikun e pabesë”. Ende, në Shkup si partizanë biznesi të partive politike me këmbët dhe trutë në Legen. Pushtuesve historik shekullor...



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora