Editorial
Kastriot Myftaraj: Paska qenë vizionar Esati që tha të lidhemi me Serbinë!
E marte, 12.07.2022, 07:27 PM
Paska qenë vizionar Esati që tha të lidhemi me Serbinë, humbëm kot 100 e ca vjet
Nga
Kastriot Myftaraj
Të gjitha ato që Edi Rama thotë sot për lidhjet me Serbinë, i ka thënë njëqind e ca vjet më parë Esat Toptani, por duke u shprehur në fjalorin politik të kohës. Se kuptohet që Esati nuk mund të thoshte hapur që Shqipëria të bëhej vasale e Serbisë, siç ishin dakorduar ai dhe partneri i tij serb Pashiçi, dhe siç e dimë nga dokumentet arkivore të botuar më vonë, por i duhet të shprehej me fjalë të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Rama
thjesht ka përditësuar fjalorin politik, sipas kohës së sotme. Esat Toptani
kishte bërë një progragram politik për lidhjen e Shqipërisë me Serbinë. Nëse
Edi Rama ka të drejtë atëherë i duhet të pranojë se politika e tij e sotme e ka
prejardhjen te Esat Toptani dhe në zyrat e shtetit shqiptar nuk duhet të jetë
portreti i Ismail Qemalit por i Esat Toptanit.
Miqësia
Rama-Vuçiç ka si paraardhëse historike miqësinë Esat Toptani-Nikola Pashiç.
(kryeministri serb i kohës)
Në
atë kohë Maqedonia Veriore e sotme ishte pjesë e Serbisë kështu që nuk kishte
një paraardhës të Zaevit që të formonte treshen me Esatin dhe Pashiçin.
Përfytyroni
se sa e zhvilluar do të ishte Shqipëria sot nëse lidhjet me Serbinë do të ishin
bërë që në 1920 me Esatin. Vrasja e Esatit del të jetë ngjarja më tragjike dhe
fatkeqësia më e madhe në historinë e Shqipërisë. Paskemi gabuar që kur u
themelua Partia Komuniste e Shqipërisë në 1941 dhe nisën të hartohen dhe
shpërndahen traktet, disa si Anastas Lula dhe Sadik Premte ishin të mendimit që
për qeveritarët vendas bashkëpunëtorë të pushtuesve fashistë të përdorej
cilësimi përkeqësues "esatist" sepse ishte ngulitur në mendësinë
popullore. Por Miladin Popoviçi i dërguari serb ishte kundër. Esati kishte qenë
pararendës i marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
Nga
vizioni i Esatit na shpëtoi në 1920 Presidenti amerikan Wilson dhe Avni
Rustemi.
Serbët
bënë një përpjekje tjetër në 1924 me Ahmet Zogun i cili ashtu si Esati në 1914
erdhi në Shqipëri me ushtri nga Serbia. Këtë herë na shpëtoi Mussolini. Meqënëse
me Italinë na ndante deti rreziku prej saj ishte shumë më i vogël se prej
Serbisë me të cilën kishim kufi tokësor.
Serbia
bëri një përpjekje tjetër të pasuksesshme me Lëvizjen e Vlorës në 1932.
Përpjekjen
tjetër Serbia e bëri në 1941 me themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë,
me nismën e dy të dërguarve komunistë serbë, Miladin Popoviçit dhe Dushan
Mugoshës. Këta patën arritjen më të madhe serbe në Shqipëri deri në atë kohë
sepse partia e krijuar prej tyre me të ardhur në pushtet e vuri Shqipërinë në
varësi të Jugosllavisë dhe u shpreh hapur për bashkëngjitjen e Shqipërisë ndaj
Jugosllavisë si republikë e shtatë.
Enver
Hoxha u bë lideri i tretë shqiptar pas Esat Toptanit dhe Ahmet Zogut që shkoi
në Beograd.
Këtë
herë na shpëtoi Presidenti amerikan Trumann, i cili kur Titoja u prish me
Stalinin dhe kërkoi ndihmën e SHBA, i vuri si kusht që të hiqte dorë nga
aneksimi i Shqipërisë.
Përpjekja
e fundit serbe u bë me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Në 2014 Rama u bë lideri
i katërt në historinë e Shqipërisë që shkoi në Beograd. Që atëherë Rama ka
shkuar në Beograd dy herë më shumë se tre liderët e tjerë të përmendur, të
marrë së bashku. Fakti është se Rama e ka takuar Vuçiçin më shumë se Taulant
Ballën.
Arritja
është krijimi i Serballkanit të Hapur. Kush do të na shpëtojë nga bëmat e
Esatit të Ri? Nuk të shpëtojnë gjithmonë të huajt nga pasojat e veprimtarisë së
tradhtarëve vendas.
-Çfarë
do të bëni me figurën e Esatit, e ka pyetur Vuçiçi një herë Edi Ramën.
-Do
të ngarkojmë një grup historianësh që ta shqyrtojnë figurën e tij, iu përgjigj
Edi Rama.
Këto
fjalë kanë dalë nga disa historianë të Akademisë së Shkencave që po merren me
këtë çështje.
ZSH
- 31.07.2021