E marte, 19.03.2024, 11:11 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Edhe këtë ''Kurban Bajram'' e përcolla me ''jemek bugari''

E enjte, 22.07.2021, 08:32 PM


EDHE KËTË “KURBAN BAJRAM” (2021)

E PËRCOLLA ME “JEMEK BUGARI”

NGA KALOSH ?ELIKU

Nana ime me prejardhje nga familje me autoritet dhe e dëgjuar hoxhallarësh Zajazi në Kërçovë, që kishin studjuar edhe në Kairo (doktorë teologjie), kur e vizitoja në vendlindje nga shkolla e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup si nxëns, i arratirur pas jetës natës diskoklubeve  me hitet e The Beatles, Led Zeppelin, The Roiling Stones, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Mireille Matheu dhe Tina Turner, mezi e përballonte gëzimin: Djali u kthye në Katund. Shpejt e shpejt, i nxirrte nga maxha dhe arka të gjitha pasuritë natyrore të Kopështit që i kishte në Shtëpi. Dihet, bereqetin e Pranverës, rrëzë ?uke: speca, qepë, hudhra, dhe domate.

Vërtetë, një Drekë madhështore, që unë nuk e kisha as në restorantet e Kryeqytetit, disko - klubet dhe menzat e studentëve në Shkup dhe Prishtinë. Edhe, pse: asaj kohe i kisha kushtet më të mira për jetesë studentore, falë Vëllait Madh me paratë që m’i dërgonte nga Parisi.

Koha, erdhi të arratisem edhe Unë nga Shkupi në Prishtinë (Kosovë). Edhe, këtu e vazhdova jetën rinore me ndihmën e Vëllait Madh nga Parisi. Edhe, pse: këtu fillova të punoj edhe vetë si mësues letërsie në Drenas të Drenicës (Kosovë). pa ndihmën e askujt materiale. I kisha banesat si student më të mirat, cucat azgane dhe shtratin e hekurit pas “Arabeskës” në dy kate, mes librave dhe disqeve të gramafonit.

Një ditë, i humba të gjitha: edhe vendin e punës me vullnetin tim, Gruan besnike, E fitova shërbimin ushtarak në Knin (Kroaci). Universitet, më vete.

Dhe, një ditë pas shërbimit ushtarak u ktheva në Shkup (?erdhen e vjetër, nën Rrap). Pesëmbëdhjetë vite, ku u arrratisa mes maleve, dhe u martova me Gruan e dytë besnike. Adhuruesen e Poezisë.

Përndjekje, dhe spiunime të papara deri më Sot?! Gjoja, se: jam i dërguar nga Kosova për të vepruar në këto anë. I kam pasur disa takime të fshehta në Bullgari. Dhjetëra mijëra marka ia kam dorëzuar Partisë Socialiste të Shqipërisë. Dhe, unë jam ai kryesori: ?ështjen Shqiptare dua ta zgjidh me Luftë?!

Nana ime, sa herë që e vizitoja në Kërçovë, edhe Ditën e paravdekjes më shtronte “Jemek bullgari”, Aq, identike Sot me “Marrëdhënjet shqiptaro-bullgare” (1908- 1915). Projektit historik për një “Shqipëri të Madhe”  (1939-1943).  Lulëzimin e arsimit shqiptar me ministër arsimi Ernest Koliqi, i cili të gjitha Trojet Etnike Shqiptare i mbuloi me mësuesë vullnetarë nga Shqipëria.

Asgjë, Sot në këtë shtet të “përbashkët demokratik”, nuk ka mbetur pa u politizuar deri në palcë: arsimi, kultura edhe Tri fetë e Zotit (Allahut): Katolike, Ortodokse dhe Feja Islame. Përmëkeq, Sot edhe buka dhe uji që e pimë, janë me ngjyra politike - partiake.

Vite më parë, gjatë një fushate parazgjedhore, Gruevski “muslimanëve” në xhami ua uroi “Bajramin” në gjuhën shqipe. “Boro e Ramizi” me simbolet e “vëllazërimit - bashkimit” jugosllav, “Kurban Bajramin” (2017), krah për krahu me “sejmenët” e tij hyri në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup. Përçudi, Boshko Buha i sotshëm xhematit nuk ua bëri për “hajër Kurban Bajramin” në gjuhën shqipe”. Edhe pse, para ardhjes në pushtet u premtoi se do të sjellë “ligj” për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Taçi “Vojvoda” me shokë, vite më parë në mes të Shkupit para xhamisë “Jahja Pasha” për t’i fituar votat e popullatës “muslimane”, thirri: “Allahu Akber”!

“Muslimanët”, nuk i besuan Taçi “Vojvodës”, dhe Partisë  tij Demokratike Shqiptare, nuk ia dhanë votat e “lira-demokratike”. Sot, i besuan Bombahedhësit (“Shpëtimtarit të shqiptarëve”) duke i stolisur në këto zgjedhje parlamentare (2017) “vëllezërit” me rreth 70.000 vota “shqiptare - muslimane”?! Haraçina shqiptare, jo vtëm, që ia dha votat krye për krye si delet në vathën e Çobanit maleve, por edhe e futën në Shtëpi, familje dhe Katund?! Përqafimi i shqiptarëve të Kumanovës në “Lagjen e trimave”  “Shpëtimtarin”, puthja mallëngjyese në të dyja faqet për të hëngër çotek (dajak) edhe Nesër nga “vëllezërit” e Njerkës, siç duket dha efekt tek “muslimanët” e Kumanovës. Edhe, “Shpëtimtarin” e shqiptarëve e sollën në pushtet. Populli thotë brez pas brezi: Dardha e ka prapa bishtin.

Populli shqiptar, ende me pak mend në kokë. Partia Politike PDSH e Taçi “Vojvodës”, i humbi zgjedhjet parlamentare. Edhe, e mori tatëpjetën fushave si parti politike shqiptare. Vite me radhë, u përpoq ta marr veten si parti politike, por e kishte vështirë pa ideologun e Partisë Shqiptare Arben Xhaferi. Rrotull i sillen me “temena” Partisë Politike në pushtet BDI -së. Vetëmse, veshtirë e kanë të rrëmbejnë ndonjë këmbë pule. Nama e popullit shqiptar, siç duket i ka zënë ta ndjekin rrugën politike të PPD -ës. Edhe, gjatë këtyre viteve duke u marrë me politikë “madhore”, e fituan “jadecin” e  pulës.

Palitikanët e arratisur me “Din e Iman”, para zgjedhjeve lokale (2017) në emër të “Allahut” këtë “Kurban Bajram” u turrën në xhaminë “Mustafa Pasha” pas votave të “lira dhe demokratike muslimane”. Fushatë parazgjedhore bënë para kamerave televizive krah për krahu me hoxhallarët e “Allahut”. E përuruan Sheshin “Skënderbeu” me këngë, valle dhe pizi me pak petka shqiptare. E përgëzuan “xhematin” me urime për “Kurban Bajramin”. “Shpëtimtari” i shqiptarëve (bombahedhësi i Shkupit si Boshko Buha partizan) edhe Talati i “Parkut të Grave” qafë për qafe, hynë në xhami. Edhe atë, qëllimi: rrëmbimi i votave  “muslimane”, që pakgjë deri më sot kanë bërë për shqiptarët tridhjetë vjet me radhë. Përveçse: rrogave qeveritare, pasurisë personale dhe punësimeve familjare. Shembull konkret, para disa viteve me një urim të këtill festiv në gjuhën shqipe e kënaqi popullin shqiptar  kryeministri Gruevski. Radha i paska mbetur ta provoj veten në politikën “madhore” edhe “Shpëtimtari” i shqiptarëve, (Bombahedhësi, në gjuhën e shtetit të “përbashkët - Republikë maqedonase “.

Ditë feste, kur sot në botën Islame masakrohen pamëshirë me miljona kafshë si kurbanë para syve të fëmijëve. Kafshë shtëpiake, që i lidhin një ditë para “myslimanët” me litarë që t’i therin të nesërmen si “kurbanë”. Identike me shqiptarët, që “vëllezërit” e Njerkës i therin “kurbanë” shekuj me radhë në histori. E kafshët e mjera me blegërimën dhe pëllitjen e tyre vajtuese, gjithë natën kot i luten “Allahut” për mëshirë! “Muslimanët”, nuk kanë mëshirë ndaj njerëzve, e ku më ndaj kafshëve shtepiake, i mprehin thikat e kasapit para syve të fëmijëve në vende publike urbane, lëmën e shtëpive mes Shkupi. Gjysmën e mishit, sipas porosisë Kuran’ore gjoja ua shpërndajnë “fukarenjëve”, e në realitet e marrin këmbekrye për vete, në frigoriferin familjarë të shtëpisë. Pse nuk therin për “Kurban Bajram” ndonjë kafshë të egër si “kurban”, por vetëm kafshët e buta shtëpiake?! P. Sh, ta zëmë: derrin e egër, ujkun, ariun, tigrin, luanin, kaprollin, lepurin, dhelprën dinake...

“Bajramin” e kaluar “kurban” ishte Zejadin Sela, në Kuvend. “Vëllezërit” e Njerkës e tërhiqnin zvarrë pa shenja jete nëpër koridoret e Kuvendit. Përkëmbeduar, para kamerave televizive. Edhe, “Shpëtimtarin” e shqiptarëve e përgjakën pak në kokë sa për sy e faqe për të ardhë në pushtet, dhe Talatin e “Parkut të Grave” me disa sharje dhe fyerje kombëtare. “Shpëtimtari” i shqiptarëve  e përfundoi shfaqjen tragji-komedinë politike me një gërvishje në kokë për të ardhë në pushtet. Sheqerka me një tërheqje flokësh për t’u bërë Ministre e Mbrojtjes. Talati, pa asnjë ferrë në këmbë u bë spiker i Kuvendit. “Trimat e Besës, ikën në shtëpi. Zejadin Sela, ishte “kurbani” i kësaj Qeverie të “vëllazërim - bashkimit”.  “Kurban Bajram” i këtij viti (2021) gjatë zgjedhjeve lokale, kush e ka radhën?!

“Kurban Bajrami” siç duket edhe kësaj radhe në zgjedhjet lokale (2021), dhe politika e “vëllazërim-bashkimit” me ilahi të Bashkësisë Fesë Islame në  Maqedoninë e Veriut, do t’i flijojë edhe patriotët e “vëllazërim-bashkimit”: “Shpëtimtarin” e shqiptarëve, Taçi “Vojvovën”, Mukin dhe Talatin e “Parkut Grave”. Kutadi, unë: ndodhë, dhiareve edhe “Abazin” e Malit. Dhe, Aliun e Fushës?!

Padashtas, siç duket Sot është koha t’i flijojnë “kurbanë” edhe kësaj radhe, dhë shpëtojë populli shqiptar nga ky soj politikani “musliman” - jugosllav me këmbët dhe trutë në legen, që me shekuj si kërrocë ferre i ngatërrohet nëpër këmbë popullit shqiptar.

Edhe, pse: kalorësit e arratisur pak më herët u fotografuan në një ekspozitë artistike para kamerave televizive të organiazuar në “Çifte-Hamam”, një institucioni shtetëror ende i veshur fundekrye me petka neokomuniste në “Bit-Pazar” të Shkupit, që nuk e panë të arsyshme të marrin pjesë në një Orë letrare, poashtu të organizuar nga Komuna e “Çairit” (bëjnë selfije para heroit kombëtar, Skënderbeut). Përmëkeq, e penguan me ato “salltanatet” e tyre partiake - policore me ndërprejen e komunikacionit me fishkëllima të makinave policore dhe drita mesnate gjatë leximit të pizive. Kamerat televizive, dihet turren me të katra pas ish politikanëve komunistë, dhe atyre neokomunistë ende në pushtet. Edhe, Sot si Dje, i therin “poetët” si kurban për “Bajram”. Kokën nuk e lodhin fare pas poetëve që me qindra kilometra rrugë vijnë të lexojnë një poezi në Sheshin “Skënderbeu” i mbuluar me beton mes ferexheve të  zeza pa asnjë pemë, gjeth gjelbërimi mbi kokë. Shesh, që ditën e nesërme rrugaçët “kuqezi” e përdhosën figurën e Nënë Terezës me ngjyra politike-fetare. Përdallim, nga ai i Tiranës, të cilin gjatë festës të “Kurban Bajramit”, shqiptarët “musliman” e mbuluan, e veshën me ferexhe të zezë.

Publikisht, me këtë shkrim kryengritës, ua bëj me dije Organizatave Ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve ta ngrisin zërin për ndërhyrje përmes fetarëve besnik përparimtarë në Kur’an. Librin e shenjtë, që para qindra viteve i është “dërguar” Muhamedit a. s. nga Zoti. Patjetër, sot duhet të pësojë ndryshime në përmbajtje mes atyre faqeve, që mos ta keqpërdorin hoxhallarët e “Allahut”, “muslimanët e ehamdurila”. Përshtatet disi Ditës Sotshme: arritjeve arsimore, kulturore, shkencore e teknike. Arsye, nuk jetojmë më në atë kohë të përrallave dhe qilimave fantastik fluturus, por në shekullin e aeroplanëve, helikopterëve, satelitëve, dhe raketave shkatërruese të botës. Njerëzimit.

Kafshët shtëpiake të mos flijohen më si “Kurban” për “Bajram” në emër të “Allahut” brenda një dite me mijëra për “muslimanët ehamdurila!”, po për politikanët. Kafshët shtëpiake, të kullosin pa frikë fushave e maleve anekënd botës. Në vend të tyre, të flijohen (therin) në emër të “Allahut” me thikat e mprehta të Kasapit pijet “hallall”: shirrën e Pejgamberit të fundit Muhamedit a. s. një gotë raki rrushi, ose shtambat me verë të Omar Khajamit!

Edhe për fund, cilin e mashtrojnë me shekuj këto kalorës të dalldisur, shashtisur e arratisur nëpër vite me politikën e tyre “madhore” shqiptare si “muslimanë ehamdurila”: Popullin shqiptar, mua si shkrimtar (“armik i shtetit “përbashkët” dhe “muslimanëve”), apo vetëveten si politikanë pushteti, pas Shtëpie?!...

Shkak, që: Edhe, këtë “Kurban Bajram” (2021,), Unë e përcolla me “Jemek Bugari”…

1. Specialitet ushqimi: speca, qepë, domate dhe hudhra….



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora