Kulturë
Albert Zholi: Margarita Xhepa - Çmimi në Prespë solli një frymë dhe model të ri
E marte, 20.07.2021, 06:45 PM
Flet aktorja Margarita Xhepa, “Nderi i Kombiit”: Ky festival ishte një homazh për mjeshtrin e skenës dhe ekranit, Bujar Lako
-Çmimi
në Prespë të Maqedonisë së Veriut solli një frymë dhe model të ri
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ditët
e fundit aktorja Margarita Xhepa “Nderi i Kombit” u vlerësua me çmimin “Actor
of Europe”. Në edicionin e tij të 19-të festivali ndërkombëtar i teatrit “Actor
of Europe”, që zhvillohet nën siglën “Liqen pa Kufij” në Prespë të Maqedonisë
të Veriut, shpalli çmimet për artistët. “Actor of Europe 2021” ku zonjës
Margarita Xhepa iu dha çmimi për interpretimin e saj në rolin e Zonjës Mëmë te
shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, me regji të Laert Vasilit, i cili gjithashtu
u vlerësua në këtë festival online. Juria e festivalit, e përbërë nga prof.
Meto Jovanovski, prof. Mimoza Rail dhe prof. Jani Bojadzi, vlerësuan me çmimin
“Regjisori më i mirë i Festivalit” Laert Vasilin për regjinë e tij te shfaqja
“Kush e solli Doruntinën”, bazuar në novelën me të njëjtin titull të Ismail
Kadaresë. Ky produksion teatror u realizua disa vite më parë si bashkëpunim
ndërmjet Ministrisë së Kulturës, teatrit “Aleksandër Moisiu”, Laert Vasilit dhe
mbështetjen e Teatrit Kombëtar. Ajo që duhet theksuar është se në këtë
produksion teatror, për herë të parë u bënë bashkë në skenë disa prej ikonave
më të shquara të skenës dhe teatrit shqiptar si: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor
Zhusti. Shfaqja teatrore “Kush e solli Doruntinën” me regji nga Laert Vasili
mori pjesë si shfaqje përshëndetëse edhe në festivalin mbarëkombëtar të teatrit
online “Moisiu On”, si homazh për mjeshtrin e skenës dhe ekranit, të ndjerin
Bujar Lako, i cili në këtë rol të tij të fundit në skenë, u vlerësua në
festivalin “Talia e Flakës” (Gjilan) me kupën e “Aktorit më të mirë” në vitin
2016. Në shfaqjen “Kush e solli Doruntinën”
drejtuar nga Laerti Vasili, skena dhe kostumet janë nga Stela Laknori,
muzikë Ambra Marjanaku, drejtor artistik Bashkim Hoxha. Në role aktorët
Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Luli Hoxha, Mimoza
Marjanaku, Suela Bako, Eralda Çaushi, Gjergj Doçi, Amos Muji Zaharia dhe Xhejni
Fama.
-Si do ta vlerësonit
çmimin “Actor of Europe” në edicionin e tij të 19-të të festivalit ndërkombëtar
të teatrit “Actor of Europe”, që u
zhvillua nën siglën “Liqen pa Kufij” në Prespë të Maqedonisë të Veriut?
-Ishte
një çmim që më dha një forcë në këtë situatë. Dhe pse ky festival u zhvillua
online sërish mund të them se vlerat janë të njëta pasi aty kishte një juri
shumë profesionale dhe njëkohësisht kishte pjesëmarrje nga trupa prestigjioze.
Kur merr një çmim në këtë situatë ndjen
një sadisfaksion të veçantë pasi ndihesh se je ende pranë spektatorit ndihesh
se je pranë profesionit dhe ndjek zhvillimet më të findit në skenë. Festivali
erdhi në një kohë kur shumica e teatrove në botë janë mbyllur, kur aktorët janë
të kufizuar në lëvizje dhe nuk kanë kontakt të drejtpërdrejt me spektatorin.
Ndaj zhvillimi i këtij festivali sikur solli një erë të re, një këndvështrim
ndryshe për jetën dhe artin në tërësi. Në këtë situatë Pandemie ky festival
ishte dhe si një homazh për mjeshtrin e skenës dhe ekranit, të ndjerin Bujar
Lako, i cili në këtë rol të tij të fundit në skenë, u vlerësua në festivalin
“Talia e Flakës” (Gjilan) me kupën e “Aktorit më të mirë” në vitin 2016.
Çdo të thotë të luash në
rolin e Zonjës Mëmë te shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, me regji të Laert
Vasilit?
Kush
e solli Doruntinën është një nga romanet
më të bulur të Ismail Kadaresë në fund të viteve 70. Romani bazohet mbi baladën
e Konstantinit dhe Doruntinës ku sipas legjendës, Konstandini e bind nënën që
ta martojë motrën e tij Doruntinën me një njeri prej një vendi të largët, i
cili po i kërkonte dorën. Konstandini i jep besën nënës se nëse atë e merrte
malli për të bijën atëherë ai vetë do të shkonte e do t'ia sillte. Nëna pranon
dhe e marton Doruntinën me burrin nga vendi i largët. Por ndërkohë vdesin të
gjithë vëllezërit, përfshirë dhe Konstantinin dhe nëna mbetet e vetme. Atë e
merr malli për Doruntinën dhe mërzitet shumë. Shkon te varri i Konstantinit dhe
e mallkon të birin që kishte shkelur besën. Në mesnatë Konstantini ngritet nga
varri, shkon e merr motrën dhe ia sjell nënës te dera. Pra ka skena tronditëse.
Ka një mesah historik. Ka një brendi artistike që të mbërthen. Ishte
përgjegjësi ky rol. Një gigurë e madhe e legjendës shqiptare. Ndaj edhe regjisori Laert vasili punoi me shumë
përkushtim. Të dy u munduam të japim maksimumin pasi një figurë e tillë do një
përqëndrim dhe aktivizim skenik të tejskajshëm. Dihet si vazhdon legjenda. Pas
lë motrën Kostandimi për vete kthehet në varr ndërsa Doruntina troket në derë
pa e ditur se i vëllai kishte vdekur. Kur hapet dera, nëna e pyet atë se kush e
solli, e ajo i thotë Konstantini. Nëna i tregon se Konstantini bashkë me
vëllezërit e tjerë kishin vdekur shumë kohë më parë…Një dialog deri në
pabesueshmëri. Një skenë që kur e lexon tronditesh dhe jo më kur e vë në skenë.
Ende luani me atë fuqi
dhe me atë përkushtim, si dikur e re?
E
dua artin, profesionin tim, e dashuroj atë! E ndjej se kam ende për të dhënë në
art. E them këtë, se e shoh se kam forcë, memorie, energji, dëshirë, ide që më
mbajnë të gjallë në këtë rrugë të bukur. Jam me parimin se artin duhet ta lësh,
kur ai të lë; pra, të lënë këto elemente që përmenda më lart. Unë e them me
bindje se ende do të jap, se nuk më mungojnë energjitë, por edhe kërkesat e
regjisorëve janë të shpeshta.
Si do ta cilësonit artin
shqiptar në regjimin komunist?
Dua
të jem realiste, ai sistem ishte shumë të meta, por artin e përkrahu. E keqja
ishte se kishte shumë ideologjizma brenda, por sërishmi u bë art. Në atë sistem
dolën shumë korifej të artit skenik dhe në kinematografi. Dolën shumë sa mund
të them se ishte koha e të mëdhenjve. Për atë sistem jo çdo gjë duhet hedhur
poshtë. Punonim shumë, ishim shumë idealistë, kërkonim shumë ndaj njeri-tjetrit
dhe kishim një dashuri të madhe për punën. Punonim për të bërë art, për të lënë
gjurmë, ana materiale në atë kohë ishte e papërfillshme. Ngelëm të varfër por
bëmë art që ka lënë gjurmë. Regjimet kalojnë arti mbetet. Por edhe pse në kontroll, artistët tanë të
mëdhenj kanë bërë art. Ne ishim më shumë idealistë se materialistë ndaj dhe sot
jemi të varfër. e bënim punën me dashuri e nuk mendonim se sa para do të
merrnin në fund të shfaqjes.