Vërtetësi
Kastriot Dervishi: 75 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë
E shtune, 03.07.2021, 06:42 PM
75 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë nën thirrjet për Shqipërinë dhe Kosovën
Nga
Kastriot Dervishi
Më
3.7.1946 u ekzekutuan anëtarët e Koalicionit Demokratik (emrat në foton
bashkëlidhur), opozitës së parë shqiptare që përbëhej nga grupet monarkiste, të
rezistencës dhe ai socialdemokrat. Të ekzekutuarit u përkisnin dy grupeve të
para. Në procesin e madh të zhvilluar në Tiranë bënin pjesë edhe opozitarë të
tjerë që morën dënime të gjata me burgim si: Musine Kokalari, Anton Dukagjini,
Enver Hasa, Prof Çoka, Abdulla Muça, Gjergj Kokoshi, Nefail Skikuli, Kolë
Rodhe, Reis Hasho, Qemal Biçakçiu, etj. Disa prej të dënuarve vdiqën në burg.
Përgjithësisht ata ishin nëpunës dhe ushtarakë që nuk shiheshin me sy të mirë
nga regjimi komunist.
Fjala
e fundit e tyre ishte pothuajse e njëjtë në thelb: Rroftë Shqipëria me Kosovën.
Dënimi i tyre erdhi se kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve dhe organizim të rregullt
të zgjedhjeve.