Mendime
Luan Asllan Dibrani: U mbuloftë turpi!
E diele, 13.06.2021, 09:40 AM
Akademi, Universitete, Profesorë e Studentë kosovarë u mbuloftë turpi!
Shkruan
Luan Asllan Dibrani
A nuk keni pare as dëgjuar se dje për herë të parë pas
luftës është mbajtur meshë mu në zemrën
e “Universitetit Hasan Prishtina” ,pikërisht
në objektin e ndërtuar me dhunë
nga ish regjimi serbosllav?
A nuk pate asnjeri se ne pikën e ditës,ata dhunuan Kosovën ,po sikur të
ishte një objekt i yni në Beograd i tillë dhe të shkonim ne shqiptaret ne te
njëjtën mënyrë për 5 minuta kish kris
lufta dhe asnjë te gjalle se kishin lëshuar!!!...
Si nuk u vjen turp akademik,profesor se paku me
dal me një kumtesë,proteste apo edhe një
demonstrim pran medieve ndërkombëtare për një provokim aq drastik
nga qarqet serbe?
Si nuk reaguat kurrë as për situatën politike qe
shpesh vijnë ne kundërthënie edhe
nga politikajte e deputet tip
analfabetesh të Kosovës?
Heshtja e
juaj është baras me pajtim qe edhe në këtë
kohë të lejoni të falsifikohet Historia
duke i përvetësuar “Kishat tona” si të vetat.
Kurrë nuk dolët së paku me dy rreshta t’i kundërshtoni
planprogramet e Quballoviqve dhe pasardhësve
të tyre Millosheviqit deri të nxënësi i tyre Vuqiqi?
Po,si nuk dolët me as një konferencë shtypi së paku me
reaguar kundër këtyre grabitqareve uzurpues të pronës së Korpusit të UP-së qe mbajtjen liturgji pa therë në këmbë. Edhe ndonjë ditë
do tu qesin nga objektet e Universitetit?
“Prona ku është ngritur struktura e
papërfunduar aktualisht është në procedurë kontestimore dhe ku paditës është
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” por atij procesi nuk i keni ra mbas
duke mos marr pjesë as në gjykim!!!
Turp u mbuloftë!!!
Akademik ,profesor dhe student a keni ndërgjegje ta poshtëroni emrin e madh të
dijetarit “Hasan Prishtinës” qe
edhe metalikun e fundit e shiti për të
krijuar dije tek shqiptarët .
Ai shiti tere kapitalin me blerë libra
për ta rrit dijen dhe kulturën
shqiptare!?. Ju sot i lëkundni
eshtrat me vënien emrit te tij, këtij Universiteti .Buka e Kosovës do tu vras tip injorantesh ,zuzarësh e akademik me
diploma falco e të rrejshme qe nuk këtë të zot ti kundërviheni një
krushqnije serbe për ta ripushtuar
Kosovën edhe ne këtë mënyrë me primitivizmin
e tyre qe botërisht dihet se kjo kishë gurthemelin e vënë
vetë krimineli Arkan i dërguari i Millosheviqit.
Akademik,profesor e student shtetet e
zhvilluara i menaxhojnë pikërisht
njerëzit e mëdhenj të dijes nga Akademitë e Universitetet, si ju qe i keni emrat, por nuk ketë të zot asnjëherë të reagoni
kundër llumshtise së deputetëve
të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të cilën e kanë votuar sipas Pakos së
Ahtisaarit, ,si pjesë përbërëse e Kishës
Ortodokse të Serbisë, me seli në Beograd!
Asnjë qeveri Serbe as
edhe një vendim të vetëm nuk e merr pa miratimin e kishës Serbe dhe Akademisë
te vet ,prandaj lind pyetja a thua
meritoni ti mbani ata tituj për se koti dhe këto diploma?
Kisha serbe ka dhënë bekimin për shfarosje të popullove
tjerë është për t'u çuditur?! Kjo kishë është
bashkë fajtore e krimeve në Kosovë dhe provokim para rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga e cila konsiderohet liturgjia e organizuar nga Kisha
Ortodokse Serbe, në objektin e papërfunduar të kishës, që gjendet në oborrin e
korpusit të Universitetit të Prishtinës?.
“Që nga koha kur
ka filluar ndërtimi i kishës në Korpusin e Universitetit të Prishtinës, ka qenë
diçka e jashtëligjshme,provokative, për shkak se është bërë pa pëlqimin e
Universitetit dhe pa kurrfarë leje.
Kisha Ortodokse
Serbe, në përgjithësi është duke u keqpërdorur“nga regjimit i Beogradit, qe në vazhdimësi mundohet
ti përvetësoj kishat tona si të vetat, prandaj këta
janë të prirë qe nga kjo kishë
qe e dimë si u ndërtua, elita serbe deri nesër krijon histori e mite nga kjo kishë.
Si kjo kishë me pretendime
dhe qellime antishqiptare pa leje
në Kosovë janë ndërtuar edhe me qindra xhamia nga shtet
islamike qe nuk i duan të mirën Kosovës
dhe si të tilla duhet të rrënohen të gjitha bashkë me këtë kishë .
Tash po bindem se
meritat e Pavarësisë së Kosovës i paska pas vetëm i madhi
dhe i dijshmi ish Presidenti i Kosovës
Ibrahim Rugova dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës pa komandantet e rrejshëm !
Koha është për shërimin e
plagëve , ato po lëndohen edhe më shumë, po gjëmon dhe lëngon populli e heshtë pushteti po edhe ju Akademik,
profesor e student . Le të jetë kërkesë urgjente për Akademinë e Kosovës ,Universitetin Publik të Prishtinës, qe të hartojnë bashkërisht
një Projekt, në bazë te të cilit ti
dërgojnë Kuvendi të Kosovës të si te
përgatitur një Rezolutë apo dekret ligj , me të cilën ai objekt të shpallet
ilegal dhe i kundërligjshëm, e aty të ndalohet çfarëdo manifestimi!,deri ne
miratimin e rrënimit si i pa ligjshëm!.
N.Mandella për kolonistët e Afrikës ka thënë;
"na erdhën me bibla në dorë, na ndërtuan kishat... me bekimin e zotit, por
na i lanë biblat si dhuratë nga zoti na morën pasurinë!!!" Shqiptarët
nuk kanë arritur asgjë shkaku i besimit në botën tjetër dhe shkaku i fqinjëve!
Shqiptarët (myslimanët) kanë frikë dhe kurrsesi nuk mund t'a ndajnë religjionin
nga jeta e tyre! Problem jetik të ta!Prandaj si kjo kishë e dëmshme, aspak ma te dobishme s’janë gjithë ato xhamia te ndërtuara vetëm
e vetëm ta vazhdojnë robërimin e këtij populli nga te tjerët duke u servuar secili ne vete
fe e fe !...
Pra mos të harrojmë se kërkesa unanime serbe është
te krijohen asociacionet serbe në Kosovë nga e cila lidhet edhe me këto
kisha qe i ka fut nen mbrojtjen të trashëgimisë
kulturore serbe?!:
Sot vjen lutet nesër e fut në UNESCO edhe në
fund, lyp hise thotë kishat kanë qen të mijat po edhe toka.
,,Një budalla e gjuan gurin në bunar,njëqind të
mençur s’munden me e nxër “prandaj
nuk e kam besuar qe Universiteti
i Prishtinës ka aq budallenj!!!
Tash po bindem se meritat e Pavarësisë së
Kosovës i paska pas vetëm i madhi
dhe i dijshmi ish Presidenti i
Kosovës Ibrahim Rugova pa tip Milazim Krasniqa e rrenca tjerë! Edhe
për një shpullë me ja dhënë policia serbe, shqiptarëve mbante konference shtypi
çdo jave
dhe e merrte vesh e gjithë bot
.Krahas luftës paqësore të Ibrahim Rugovës lindi Ushtria
Çlirimtare e Kosovës qe
dolëm po e gëzojmë këtë lloj gjysmë
pavarësie, pa komandantet e rrejshme dhe injorant qe mundohen ta
zhbëjnë me veprat e tyre të liga!!!