E merkure, 16.06.2021, 02:07 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Deputeti Kamberi do e mësojë të kuptojë shqip parlamentin e Serbisë

E marte, 08.06.2021, 06:22 PM


DEPUTETI SHAIP KAMBERI DO E MËSOJË TË KUPTOJ SHQIP PARLAMENTIN E SERBISË

Nga Dedë Preqi

Pse shqiptarët duhet ta kenë fatin e tillë, ndoshta është fatkeqe historia e tyre sepse e kanë dreqin kojshi, apo duke qenë në një mënyrë jo mirë të organizuar në mes vete si shoqëri, lind në mes tyre një tragjedi e tillë, që mos të ndjehën të rehatshëm dhe të çetë gjatë historisë së vet.

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, që i përketë përceptimeve të gabuara e problematike ndaj shqiptarëve, një imazh i tillë që nuk përkon me realitetin me paraqitjen tyre para botës, që pretendohet kështu në mënyrë të pa saktë.

Politika e Beogradit, e vënë në mjegull tërë atmosferen e Ballkanit Perëndimor dhe paqën në rajon, e cila shumë pak i ka ndryshuar konceptet e veta bazë, që do të ndryshonin me të kaluarën, ndaj popujve tjerë, në veçanti ndaj shqiptarëve të Kosovës, poashtu edhe ndaj atyre në Luginën e Preshevës.

Është e pa mundur të mos e vëmë re dinakërinë dhe laberintet e Vuçiçit, i cili me pushtetin e tij të skicuar dhe projektuar kundër shqiptarëve, sikur nuk dallon fare nga e kaluara e Millosheviqit, dhe në këtë kohë, për ta shikuar këtë të fundit, kjo përvojë na jep me kuptue se një formë e tillë e urrejtjes është e mbjellur thellë dikund në gjenet e njerëzimi primitiv, por jo edhe te njerëzit normal.

Si është e mundur, që edhe pas gjitha atyre luftrave të më hershme kundër shqiptarëve dhe  asaj luftës së tmershme të fundit që shkakëtoj regjimi serb, duke masakruar dhe asgjësuar me mijëra shqiptarë, dhe të mos ngopët dhe shfryhet akoma me urrejtje kjo racë njerëzore.

Qeveria e Serbisë, në krye me Vuçiçin, gjysmën e më shumë të programit të vet  politik dhe qeverisës po e shkrinë në përkushtimin dhe angazhimin kundër plitikave të Kosovës, në pengimin e saj në integrime dhe inkuadrimet në qendrat ndërkombëtare, në kundërshtimin e sovranitetit të saj, dhe duke lobuar në çdo kënd të botës për mos njohjen e këtij vendi si shtet i pavarur.

Poashtu edhe Kosova, në vetë mbrojtje për të drejtat e veta dhe të shtetësisë së saj, e cila po i merr shumë kohë në angazhimet e tilla dhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimet regjionale dhe  Evropiane, sidomos për të krijuar paqën si prioritet në mes këtyre dy popujve, por edhe për t’u ballafaquar me dilemën ekzistenciale, dhe duke mbrojtur frytin e një sakrifice të çmuashme e gjakut të bijave dhe  bijëve të këtij vendi.

Serbia dhe Vuçiçi, abuzojnë me të drejtat e pakicave shqiptare kudo në Serbi, atje në Luginën e Preshevës,  Bujanovcit e Medvegjës, ku janë të popullarizuar me shumicë shqiptare, ndërsa për të drejtat e serbëve që trajtohen në Kosovë, nuk ka çka të flitët, bile me dallim prej komuniteteve tjera, serbët në Kosovë, janë më të priveligjuar se gjithë të tjerët.

Çfarë do të ndodhte, sikur të planifikohej nga qeveria e Kosovës, dhe të bëhët zhdukja e adresave të serbëve në veriun e saj, sikur po u bëhët sot shqiptarëve të Luginës, që do ta quanim një skandal i planifikuar dhe rrezik nga spastrimi entik i tyre, nga një lloj maskimi në byrokracinë demokratike që po e përdor Serbia ndaj shqiptarëve të këtij vendi, të cilën e zbaton sot vetëm për të ulë ndikimin e shqiptarëve në çdo aspekt në këtë vend.

Serbia dhe Vuçiçi, edhe sot mirren vetëm me shqiptarët e Kosovës, kjo është sikur të kërkosh të bllokosh kapakun e një tenxhereje me ujë që zjen, dhe në çastin kur fillon ta heqësh kapakun, me siguri se avulli do të shpërthej dhe se nuk dihet pastaj për pasojat që mund të ndodhin…

Edhe deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, nga Bujanovci, z. Shaip Kamberi, si dhe kryetar i grupit të vetëm të opozitës së këtij parlamenti, e kritikon politikën e Vuçiçit dhe të kësaj qeverie, e cila në mënyrë të vazhdueshme po abuzon me shqiptarët dhe përspektivën e tyre në jug të Serbisë, duke i deskriminuar dhe dhunuar të drejtat e tyre si një komunitet i një vendi demokratik.

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, në fjalimin e tij edhe shqip në Parlamentin serb, përkrah flamurit serb e mbanë edhe flamurin shqiptar, i cili shprehet dha lartëson zërin e tij kundër formave dhe fyerjeve që u bëhët me fjalë të ndryshme shqiptarëve, poashtu Kamberi, kërkon edhe ndryshimin në tërësi të Kushtetutës së Serbisë, që në Kushtetutën e saj të heqët përfshirja e Kosovës, si pjesë e Serbisë.

Shaip Kamberi, është deputeti më shembullin më të mirë, që ngrit zërin kundër politikës deskrimuese dhe dinigruese të Serbisë, ndaj shqiptarëve kudo që gjinden, duke ua bërë me dije edhe shqip në Parlamentin e Serbisë, që ta dëgjojë dhe ta vëzhgojë i tërë populli dhe bota demokratike, se jemi populli më paqësor dhe miqësor në glob.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora