E marte, 03.08.2021, 05:53 PM (GMT+1)

Mendime

Gjokë Dabaj: Ku dallohet njeriu nga hajvani

E premte, 04.06.2021, 08:14 PM


KU DALLOHET NJERIU NGA HAJVANI

Nga Gjokë Dabaj

Fjala HAJVAN (për njeriun) është mjaft e vështirë dhe estetikisht shumë e pakëndshme. Por unë jam i detyruar ta fut në punë, për t’i sqaruar disa dukuri tonat shumë të rëndësishme. HAJVAN quhet njeriu që është dukshëm i paditur dhe i pamoralshëm.  Që të mos jesh HAJVAN, duhet të jesh i ditur, o vëlla! Nëse nuk ke dituri, je kokrra e HAJVANIT dhe, askush nuk ta ka fajin që je i tillë. Mjetet e informimit në kohën tonë janë të bollshëm. Mjafton që ti të dish t’i zgjedhësh dhe të pajisesh me njohuritë që të duhen, për të mos u konsideruar HAJVAN. Në fushën e moralit, nëse nuk di të orientohesh andej nga të thërret jeta për të qenë NJERI, mund të shndërrohesh në çdo kohë në një copë HAJVANI. Copë HAJVANI, që edhe vetes t’i neveritesh për gjithë jetën! Shkon, dmth bën seks me një femër që s’është dhe s’do të jetë kurrë bashkëshortja jote! Ja, ku e barazove veten me një copë HAJVANI që s’e meriton kurrë më të quhet NJERI! Shkon, dmth bën seks me një burrë që s’është dhe s’do të jetë kurrë bashkëshorti yt. Ja, ku e meritove sakaq epitetin HAJVANE! Por ky është vetëm njëri nga aspektet e moralit që NJERIUN e shndërron në një hiç dhe thjeshtë HAJVAN. Merru me drogën, ndaç shite, ndaç përdore, je kokrra e HAJVANIT!.. Je nëpunës shteti, pranon ryshfete e bakshishe nga HAJVAN-MILETI, je edhe ti një HAJVAN i padallueshëm prej llumit që të rrethon! Madje, duke qenë nëpunës, duke qenë “dikushi”, në të vërtetë askushi, ti bëhesh prijës në karvanin mjeran të HAJVANËVE. Drogmenë, pedofilë, ryshfetçinj, trafikantë hallexhinjsh e mendjefyejsh, milionerë a miliarderë pasurigrumbullues, duke u shitur si modeli i moralit gjithnjerëzor, të gjithë këta janë turma HAJVANËSH! Turma HAJVANËSH që mendojnë se ashtu duhet të jenë dhe që s’ia kanë haberin as ku po shkojnë vetë, as ku po e çojnë njerëzimin!

Ky, doemos, është shqetësim shumë i madh imi dhe i kujtdo tjetër, që e ka një fije mendje të shëndoshë. Por unë, në po këtë vazhdë, po e kam një hall të madh dhe të veçantë, sidomos me një shumicë pjesëtarësh të kombit tim. Pjesëtarë të kombit tim, të cilët, sa fjalë shqiptojnë, aq herë e tregojnë veten HAJVANË të pakorrigjueshëm. Ja, sot një folës televizioni, sapo hapi rubrikën “Nga rajoni”, filloi të flasë për Republikën e Kosovës. Po si kështu, or HAJVAN! A “rajon” është Kosova për ty?! Po ti nuk di ç’është Kosova dhe nuk ia ke haberin ç’duhet nënkuptuar me fjalën frënge “rajon”! Të këtilla fjalë e shprehje HAJVANËSH, shqiptarët e sotëm janë të detyruar të dëgjojnë sa herë që nuk janë në gjumë. E kam thënë dhe do ta them deri sa shqiptarët të mbushen me çmend, të mos mbeten gjithë jetën HAJVANË, dhe deri sa të kem frymën: Shqiptarët, bashkëkombasit e mi të sotëm, nuk dinë ku gjendet Shqipëria. Vetëm kjo do të mjaftonte që secili prej tyre ta meritojë emërtimin HAJVAN. Jo nofkë, por emërtim të mirëfilltë! Ku gjendet Shqipëria, o derdimen?! Ç’quan Shqipëri, ti, o trukalbur?! A konceptohen si pjesë të Shqipërisë në trurin tënd, Mitrovica, Presheva, Plava, Janina?! Sefë Kosharja, pa asnjë klasë shkollë, e dinte më mirë se ti ku gjendet Shqipëria! Të gjithë ata shqiptarë që e përdorin sot shprehjen “kampionat kombëtar”, s’janë veçse kampionë HAJVANËSH! A di çka do me thënë kampionat kombëtar, o HAJVAN ?! Kampionat kombëtar do të mund të thuhej atëherë kur në atë kampionat tëndin të merrnin pjesë ekipe lojtarësh shqiptarë (jo zezakë e koreanë), nga Tirana, nga Prishtina, nga Shkupi, nga Podgorica, nga Preveza, nga Stambolli, nga Athina, nga Njujorku, nga Gjeneva, nga Roma, nga Melburni. Po them, ekipe shqiptarësh, sepse shqiptarë ka në të gjithë këta vende dhe që të gjithë këta janë pjesëtarë të kombit tonë. Por ti je kokrra e HAJVANIT dhe nuk ia ke haberin ç’do me thënë kombëtar. “Ti je shqiptar i Malit të Zi!” më tha një ditë një bashkëbisedues. “Jam shqiptar i satëmë!” i thashë. Ai, i shkreti, u zbeh dhe u mundua të justifikohej: “Kam dëgjuar se je nga Tivari.” “Jam vërtet nga Tivari”, i thashë. “Por Tivari është shtetërisht në Mal të Zi, ndërsa gjeografikisht Tivari gjendet në Shqipëri.”

Pastaj, për  ta zbutur  disi  shfryrjen time “Jam  shqiptar i satëmë!” i thashë:  “Por ti s’ke faj,  se edhe ti  një copë HAJVANI  je, si  mijëra shqiptarë të tjerë!” Me kaq po e mbyll, se nuk po dua  të pëlcas,  t’ia bëj  bam, duke numëruar një për një të gjithë HAJVANLLËQET e kombit  tim.

2 qershor 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora