E marte, 03.08.2021, 07:21 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Zhurma e PAN-istëve

E enjte, 03.06.2021, 07:00 PM


ZHURMA ORKESTRALE E PAN-ISTËVE, KUNDËR GËRVALLËS, E MARRËZISHME

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

1)  Një fluturake e nisur nga Athina, në mesin e pasagjerëve ishte edhe gazetari bjellorus, Roman Protasevich. Kur po kalonte mbi qiellin e Bjellorusisë, një avion ushtarak, e detyroi fluturakën të ateronte në territorin e saj. Qëllimi ishte arrestimi i gazetarit desident Protasevich, së bashku me partnerën e tij ruse.

Gazetari 26 vjeçar, Roman Protasevich, ishte njëri nga organizatorët kryesor të protestave popullore në Bjellorusi, kundër vjedhjes industriale të votave, duke e mbajtur në pushtet presidentin kriminel Lukashenko, për afro tri dekada radhazi.

Ashtu si e gjithë bota demokratike, edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, reagoi, përmes Twitter, kundër kidnapimit piratesk, mafioz, të fluturakës, rast unik, në rrugëtimin ajror! Klasiku Marks thoshte se "asgjë njerëzore, nuk është e huaj për mua". Dhe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, njëherësh, edhe zëvendëskryministre, Donikë Gërvalla, nuk mund të heshte, para një krimi të rëndë politik, qoftë edhe në Bjellorusi. Duke qenë bijë e gazetarit politik, botues i fletushkës së parë politike në Mërgatë, që i kushtoi me jetë, Jusuf Gërvallës, shton ndjesinë e reagimit të ashpër. Dhe, këtë e bëri:

"Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, thuhet, në mes tjerash, në Tweet të MPJ.

Kjo është në rregull. Ndërsa kërkesa për NATO-n, SHBA-në, BE-në, për të ndërmarrë veprime, pas arrestimit të gazetarit bjellorus, Roman Protasevich, nga pushteti i vendit respektiv, është e tepërt, sepse shtetet e fuqishme të BE-së dhe SHBA, tashmë, kanë paralajmëruar sanksionet ekonomike dhe politike ndaj Bjellorusisë.

"Kosova është gati", nënkupton se Kosova është solidare me tri forcat ushtarake dhe ekonomike të botës, për çfarëdo masash, që mund të ndërmarrin kundër Bjellorusisë, me elemente të bollshme të fashizmit.

2) Përmendja e raporteve Rusi - Serbi dhe armatimin, të dhënë në shifra, e para së dytës, ishte i panevojshëm. Sepse, mjaftonte ajo, se "pa aprovimin e Putinit, nuk do të kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit". Ndërsa epërsia ushtarake e Rusisë, në raport me Perëndimin, pa SHBA-në, është faktike. Mbijetesa e lirë e Evropës, pa SHBA-në, do të ishte në luhajë.

Kur disa pushtetarë gjermanë, filluan të mburrën se ne, gjermanët, bashkuam Gjermaninë, kancelari Helmut Kohl, fitues i 4 (katër) mandateve qeverisëse, reagoi ashpër dhe i quajti mosmirënjohës ndaj Amerikës, disa nga zyrtarët e tij mburracakë. "Po të mos ishte mbështetja vendimtare e Amerikës, kurrë nuk do të bashkohej Gjermania",- ka shkruar Kohl në kujtimet e tij.

Në kujtimet e tij, për bisedimet e sikletshme, të vështira me Rusinë, lidhur me bashkimin e Gjermanisë, kancelari historik, Helmut Kohl, rrëfen se asnjë veprim, asnjë takim e bisedë, nuk e bënte, pa e konsultuar presidentin amerikan. I lodhur, i dremitur, duke kaluar edhe netë pa gjumë, në takimet dhe bisedat e shumta me shtetarët rusë, i telefononte presidentit amerikan.

Me një rast, nga përgjigja, zëri, mëson se ai ishte në gjumin e natës, meqë ndryshimi në kohë, Evropë-Amerikë, është 6 orë diferencë."I kërkova falje presidentit Bush (senior), që nuk kam llogaritur orën dhe doja ta ndërprisja bisedën, duke pritur ditën e nesërme",- shkruan Kohl. Por, Bushi plak, u këndell, vazhdoi bisedën, duke thënë, mes tjerash: "Kur është fjala për Gjermaninë, Presidenti i Amerikës, nuk ka as orar dhe as gjumë. As ju, Helmut, mos u merakosni për kohën, për orën!"

Krejt ngjajshëm është rasti i Kosovës, çlirimi, liria e saj. LPK-ja e djeshme, e instruktuar dhe e frymëzuar, nga Sigurimi enverist, me urrejtje për Amerikën dhe Perëndimin demokratik, tashmë, e konvertuar në PAN-in e sotëm, mohojnë të vërtetën absolute, se NATO-pakti është çliruesi faktik, vendimtar i Kosovës dhe jo pohimi, me gjysëm zëri, se "edhe ndërkombëtarët na ndihmuan!?!"

Edhe logjika e poshtër, e shkërdhyer, e Komisionit për regjistrimin dhe verifikimin e Veteranëve, i përbërë vetëm nga "komandantët", nga partitë-banda të PAN-it, flet në favor të asaj, që u shënua më lartë: Ta rrisim, artificialisht, numrin e veteranëve të luftës, duke relativizuar çlirimi e Kosovës nga NATO! Dhe, nga 12.700 luftëtarë, i shumëzuan në 46.300 veteranë! Prej tyre 33.600 veteranë të rremë.

Dhe, siç pohon, me dokumete e fakte të sakta, Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, për Shqipërinë, se nga 186 luftëtarë të vërtetë, numri i veteranëve u rritë në 3.000, fiktivisht e rrejshëm, për t`i treguar botës se UÇK-ja e çliroi Kosovën!!! Gjeneral Butka flet me emra, për krerët e djeshëm dhe të sotëm të kësaj organizate, tashmë, të degraduar, nga abuzues të pacipshëm.

3)  Sipas aktivistit analist Rron, çështja e gjuhës, përkthimi jo adekuat, është çështje teknike, që mund të mos përsëritet, herë tjera. Por, "neve nuk na intereson fare një ngjarje, që ndodhë atje, në Bjellorusi"!

Mendoj se për një shkelje, kaq të rëndë, mafioze e kriminale, siç është Bjellorusia dhe presidenti i saj, Lukashenko, autokrat e harbut, duhet reaguar me forcën e fjalës, pavarësisht mundësisë për ta liruar gazetarin e guximshëm Protasevich. Njeriu lufton me mjetet që posedon. Edhe MPJ e Kosovës nuk gaboi fare, në reagimin e saj human, njerëzor, aq më parë kur është fjala për një gazetar rinor, i cili lufton për mbojtjen e parimeve të lirisë, të demokracisë, si Romani njomëzak

Edhe Amerika, edhe pse reagon me komunikata, shpeshherë dështon në zgjidhjen e problemeve. Është diç tjetër se ajo ka edhe forcën ushtarake. Dhe, kur është tepëruar me dhunë e krime, nga kriminelë e rrugaçë, qofshin ata Sadamër, Kadafër, Millosheviçër...., i ka përgjakur e groposur, si qentë, duke sjellur lirinë dhe buzëqeshjen të miliona njerëzve.

4) Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur ministrën Gërvalla, rreth një cicërime në Twitter, që MPJ ka bërë, me gabime të mëdha, në gjuhën angleze, edhe pse mungonin vetëm ca lidhëse. Edhe pse reagimi kishte doza cinizmi, ministrja ishte e drejtëpërdrejtë, me sinqeritetin dhe fisnikërinë e lindur:

"E marrë përgjegjësinë politike, për atë "Tweet". Përpjekja për të futur në 270 shkronja, ka shkaktuar një tekst pa lidhëse, duke e mirëkuptuar edhe zonjën Musliu-Shoshi, për kritikën e saj.

Shqiptarët e Kosovës, çdo ditë e më shumë, po bindën se Donikë Gërvalla është ministre unike. Ajo shpërfillë kërkesën e PAN-istëve, për të amnistuar krimin dhe kriminelët. Dhe, aq më pak, të kërkojë falje, pse ka denoncuar dhe adresuar krimin, eksponentët e tij!

Ndërkohë, është e gatshme të marrë përgjegjësinë, për lëshimet dhe gabimet, që bënë personeli ministral, kur flasin e postojnë në emër të dikastrit të saj, me zotimin për përkujdesje maksimale herave tjera.

5) Reagimet, sulmet e sforcuara, për hiç gjë, kundër ministrës Gërvalla, janë qesharake, deri në marrëzi. Zonja e kthyer nga ambasada në SHBA, duke reaguar për postimin në Twitter të MPJ, për mungesën e pak lidhsëve gramatikore, në gjuhën angleze, thotë se "me këtë është bërë horë shteti i Kosovës!"

Ndërkohë, zyrtarja e lartë e ambasadës tonë në SHBA, asnjë fjalë nuk e thotë, për horrllëkun që është bërë dhe vazhdon të bëhet, pikërisht, nga stafi i kësaj ambasade. Ky staf, në mënyrë të organizuar, ka lobuar dhe vazhdonë të lobojë: për ndarjen e Kosovës; për zhbërjen e Gjykatës Speciale; faljen e  krimeve reciproke, edhe pse ajo është krijuar nga Parlamenti i Kosovës!

Në këto veprimtari të pista, janë angazhuar: lobe, shoqata, klube, batalioni "Atlantiku", personalitete të zëshme në SHBA, dikur fort të nderuar për veprimtarinë e bërë, për çështjen e Kosovës. Ata harruan se për Kosovën ka nevojë të lobohet e të kërkohet me ngulm, që ushtarët e saj dhe të Amerikës, të vendosën në kufinjtë ekzistues Kosovë-Serbi, duke mos pritur dialogun apo pazarët e mundshme.

Është e turpshme të harxhohet kohë dhe energji për Gjykatën Speciale. Ajo nuk duhet penguar me asnjë lloj ndërhyrjesh! Lobistët shqiptarë të Amerikës, si duket nuk i kanë parë sondazhet vendore e ndërkombëtare, të bëra në Kosovë dhe Evropë, ku tej 85 % të shqiptarëve, kërkojnë zbulimin, arrestimin, hetimin, gjykimin dhe ndëshkimin e kriminelëve vrastarë dhe të hajnave zyrtarë.

E gjithë kjo zhurmë orkestrale, në adresë të MPJ, për mungesë të ndoca lidhësave gramatikore, në një reagim të shkurtër në Twitter, për kidnapimin banditesk, të gazetarit simpatik, Roman, është kamuflazhë. PAN-istët, njësoj si klani Mustafa, që e luftoi, tërbueshëm, për dy dekada radhazi, rugovistën Donikë Gërvalla, duan ta mposhtin ate.

Por, ne, që a njohim mirë trimoshën Donikë, ajo ka vënë në jetë, thënien kapitale, të poetit martir hungarez, Sander Petef: "Për dashurinë, jap jetën, për Atdheun falë edhe dashurinë!" Sakrifica personale e Donikë Gërvallës, për LDK-në dhe Kosovën, nuk ka paraprijës, është unike. Dhe, këtë e dijmë vetëm ne, bashkëpunëtorët dhe miqtë e saj të dlirë! Kritikuesit e saj, jo vetëm janë inferiorë, në raport me ate, por, edhe "e kanë mizën pas veshit!"



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora