E hene, 02.08.2021, 07:51 AM (GMT+1)

Mendime

Klajd Kapinova: Sekretari i Shtetit duhet ti skjarojë shqiptarët

E enjte, 03.06.2021, 07:28 PM


Sekretari i Shtetit duhet ti skjarojë shqiptarët se ndaj djalit të boss-it të tij janë ngritur nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së katër investigime kriminale që po hetohen nga FBI

Nga Klajd Kapinova

I nderuari dr. Sali Berisha,

Unë që po ju shkruaj quhem Klajd Kapinova, një qytetar shkodran, emigrant nga Shqipëria, tashmë prej shumë vitesh si shtetas amerikan. Kam ndjekur me shumë kujdes zhvillimet e fundit propagandistike politike në Shqipninë socialkomuniste të diteve tona.

Po futem menjëherë në temë.

Ajo që më bën përshtypje në Shqipëri dhe Kosovë, është fakti se atje ushqehet verbërisht si roboti pa ndërgjegje respekt dhe dashuri miope e pakufi, për politikanët apo diplomatët amerikanë të majtë të korruptuar sesa për popullin amerikan. Ata janë pjesa më negative e shoqërisë amerikane.

Amerikanët dhe media e kritikojnë qeverinë socialkomuniste këtu çdo minutë, orë, ditë, javë dhe vite pa pushim. Cdo president (qeveri) që është në pushtet për 4 vjet, është në qendër të kritikave dhe në shumë raste edhe në proçese gjyqësore, kur ata nga invesitgimet zbulojnë veprimtari kriminale dhe të jashtëligjshme të zytarëve dhe deri tek presidenti.

Kjo është një formë rutinë, që ndodh vazhdimisht ndaj presidentit, kongresmenëve, sematorëve dhe zyrtarëve të tjerë, qofshin edhe ambasadorë të shteteve të ndryshme.

Presidenti, Departamenti i Shtetit, dhe funksionarët e tyre shpesh bëjnë deklarata edhe ndaj shteteve, presidentëve dhe figurave të ndryshme në pushtet dhe opozitë.

Ky veprim absurd quhet ndërhyrje e hapur në punët e brenshme të shteteve të pavarura dhe politikave dhe qeverisjeve të tyre.

Presidenti amerikan Donald J. Trump, asnjëherë nuk ka bërë deklarata për formën e regjimit, që ndjekin shtetet dhe partitë politike në botë, sepse ajo në radhë të parë është vullneti i lirë i shtetasve të tyre, që me votë kanë vendosur formen e regjimit dhe përsonat që ti përfaqsojnë ata.

Ai ka thënë në takimet dhe forumet ndërkombëtare, që çdo shtet është mirë të përdor politkën nacionaliste apo atdhedashëse, sikurse ai po përdor me shprehjen dhe praktikën America First, e cila do të ishte në të mirë të vendeve tuaja.

Shqipëria poskomuniste, është shtet demokratik dhe pruralist. Që nga viti 1991, kur u vendosën mardhëniet diplomatike me SHBA dhe në Tiranë u hap ambasada e jonë, diplomarët dhe ambasadorët e saj, kanë qenë shumë aktiv në atë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Ambasadat e huaja të akredituar në Tiranë, si ajo e Polonisë, Rumanisë, Brazilit, Kanadasë, Rusisë, Greqisë, Serbisë, Kroacisë, Italisë, Zvicrës, Hungarisë, Izraelit, Bullgarisë, Pzalëstinës, Iranit, Egjiptit, Spanjës, Meksikës etj., nuk ndërhyjnë në punërt e brendshme politike të Shqipërisë apo Kosovës.

Parimisht lind pyetja e natyshme: A ka SHBA-ja status të veçantë për të ndërhyrë në punët e brenshme të shtetëve demokratike si Shqipëria dhe Kosova!?

Askush nuk e ka kundërshtuar këtë gjë deri tani edhe nëse kjo formë është shkelje e pavarësisë së shteteve të pavarura dhe demokratike.

Pra, ambasadorët e SHBA-së gjatë 30 vjetëve atje, kanë ndërhyrë në punët e brendshme të qeverive të ndryshme të Tiranës, duke i mësuar ata se si të veprojnë, duke përcaktuar se kush i mirë dhe kush i keq apo “persona non grata”.

Por nga ana e tjetër, asnjëherë shqiptarët nuk i kanë kundështuar amerikanët, për arsye të mosdijës apo frikës, për të kritikuar atë që të kritikon paramendim dhe njwashmwri apo të mëson sipas interest të vet politik.

Deri më sot, nuk kam lexuar që një ambasadori Shqipërisë në Ëashington D.C., të ketë kritikuar apo mësuar qeverinë amerikane, sesi duhet të qeverisë vendin e saj, të thotë p.sh. se Bill Clinton nuk bëri mirë që u mpleks me stazhieren e vet Monika Levinski në Shtëpinë e Bardhë ose pse Clinton nuk u denua nga sematorët që u gjet fajtor në 17 çeshtje… që me votat e tyre bënë që çështja ndaj tij të pushoj.

Askush nuk ka thënë se Clinton-it iu heq e drejta (liçenca) për të ushtruar profesionin e avokatit dhe se ai pagoi $800,000 dëmshpërblim për një grua tjetër, që u vërtetua me fakte dhe prova se kishte shkelur etikën e vendit të punës…

Gjatw vitit 2016 nw kulmin e fushatws sw nxehtw elektorale kandidati republican Donald J. Trump, nw njw konferencw shtypi nw podium ftoi tw gjithw gratw qw e kanw akuzuar ish Presidentin Bill Clinton pwr sjellje tw pahishme ndaj tyre. Media e majtw globaliste nuk e dha kwtw lajm, por kanali popullor Fox News e dha tw plotw Konfrencwn pwr Shtyp tw Grave Amerikane qw akuzojnw ish Presidenti Bill Cliton…

Askush nga përfaqsuesit e Ambasadës së Shqipërisë apo Kosovës në SHBA, nuk ka marrë pjesë si vëzhgues tesh 30 vjet në zgjedhjet elektorale për president apo për karriget në Kongres dhe Senatin Amerikan, sikurse kanë vepruar amrikanët me ambasadorët e tona në Tiranë dhe Prishtinë, duke udhëtuar në shumë qytete të Shqipërisë, për të parë se si po votojnë shqiptarët etj.

Asnjë ambassador i Shqipërisë në SHBA, nuk ka thënë se zgjdhjet presidenciale më 2 nëntor 2020 për President këtu ishin të manipuluara, masakwr, skandaloze dhe të vjedhura totalisht etj. Manipulimi i zgjedhjeve u bw shtetet konservatore republikane, ku deri nw mes tw natws Presidenti Trump ishte nw avantazh tw thwllw nga 300,000 deri nw 700,000 vota nw shtatw shtete tw fushwbetejws. Media e pavarura thonw se Presidenti Trump fitoi nw mbarw SHBA-nw dhe sipas tyre ai kishte fituar edhe shtetin blu tw Kalifornisw etj.

Unë nuk kam lexuar apo parë me video asnjë ambassador shqiptar këtu, që të thotë hapur të vërtetën se Joe Biden nga shtëpia e nëndheshme e tij “fitoi” pa meritë në zgjdhjet presidenciale.

Pse ai sot nuk kërkon rinumërimin e votive kur 75 milion qytetarw amerikanë, pra më shumë se gjysma e votuesve nuk e njohin atë si president të ligjshëm!?

Kush ka frikë nga e vërteta!?

Par dekada me ardhw shumë herë njerwz tw ndfryshwm tw burgosur padrejtwsisht në SHBA, kanë dalë nga burgu si të pafajshëm (miliona shtetas amerikan), të cilët nga rigjykimi i tyre i panashëm kanë dalë nga burgu dhe kanë hedhur në gjyq shtetin për burgosjen e tyre të padrejtë.

Pra, ata fituan lirinë e u treguan gjykatësve apo prokurorwve të njëanshëm (dhe korruptuar) se ishin të pafajshëm. Kjo është drejtësia e saktw dhe tipike amerikane, që sot ka vdekur në SHBA. Fatkeqsisht, drejtwsia reale nw ligje po keqpërdoret sot dhe po pwrdoret me dy standarte për ata që kanë pushtet të pakufizuar, abuzues bilionerw apo edhe zyrtarë me imunitet kudo…

Askush dhe asnjë ambasador

Gjithashtu asnjë ambasador i Tiranës dhe Prishtinës, nuk është shprehur se media propagandistike globaliste dhe Big Tech këtu përcaktuan apriori se kush duhet të jetë president i ardhshwm i SHBA-së dhe jo vota demokratike e popullit amerikan.

Këtu censura skandaloze dhe e turpshme ndaj popullit amerikan (si përdorues të rrjeteve sociale) po bwhet hapur dhe e paturpshme nga Facebook, Tëitter etj.

Askush nga ambasadorët e Shqipërisë apo Kosovës, nuk kanë thënë asnjëherë se në SHBA kanë votuar miliona njerëz, që kanë vdekur 3, 10, 14, 20, 50, 70 etj.,  apo 200 vjet më përpara.

Ajo që është më e keqja dhe që e nxjerr hapur manipulimin e zgjedhjeve këtu, është fakti se të vdekurit në 50 shtete të SHBA-sw, kanë aplikuar me kwnaqsi online për të votuar dhe atyre mw pas u kanë ardhur në shtëpi zarfat për të plotësuar formularët e votimit dhe po ata çuditwrisht kanë pasur kohë që ti hedhin zarfat ata në kutitë metalike blu USPS (United States Post Service), që ndodhen në qoshe të pallateve apo shtëpive të tyre private etj.

Nw shumw shtete ditwt para datws sw votimit mw 3 nwntor 2020, se kwtu wshtw konstatuar, se pwrsona tw moshuar mbi 100 vjeç, pa u trembur nga pandemia Covid-19, janw paraqitur nw kwmbw nw qendrat e votimit dhe kanw plotwsuar fletwn dhe e kanw futur atw nw makinwn elektronike tw numwrit…

Asnjë ambassador apo punonjës i ambasave shqipare në Amerikë, nuk ka deklaruar, se këtu kanë votuar mbi 15 milion më shumë votues sësa të regjistruar zyrtarwt e shteteve pwrkatwse. Gjithashtu kwtu shumë votues kanë hedhur votën e tyre fizike disa herë, disa prej tyre kanë votuar fjala vjen në shtetin e Neë York-ut dhe më pas ka votuar në Neë Jersey etj.

Asnjë ambassador shqiptar këtu, nuk ka deklaruar se makinat e numërimit të votive (Dominium) kanë rinumëruar disa herë të njëjtat fletë votimi, duke rritur në mënyrë fiktive (fallco) numërin e votuesve jo realë.

Gjithashtu sërisht asnjë ambassador shqiptar apo i huaj këtu, nuk kanë thënë se këtu më 3 nëntor 2020, kanë votuar edhe emigrantët pa dokumente, që nuk janë shtetas amerikanë, njerëz që kanë vetwm Green Card, apo që janë në fazat e para të aplikimit për të kërkuar azil poltik etj. Këtu kanë votuar adolishentë nën moshën 18 vjeç, duke shkelur hapur ligjet e Kushtetutws amerikane.

Askush nga ambasadorët shqiptarë këtu, nuk kanë thënë se ekipit të avokatëve të Presidentit Trump, nga zyrtarët e lartë gjykatës, prokurorë demokratë në 50 shtete nuk kanë pranuar që të shqyrtojnë ankesat zyrtare për vjedhje dhe parregullsi të zgjdhjeve të 3 nëntorit 2020.

Askush nga ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk ka thënë (apo kwrkuar llogari) pse Gjykata e Lartë Kushtetuese e përbërë nga 9 antarë (6 republikanë dhe 3 demokratë), nuk ka pranuar të shqyrtojnw asnjë çeshtje të parregullisisë, që kanë ndodhur për zgjedhjet presidenciale këtu.

Askush nga ambasadorwt e Tiranws dhe Prishtinws, nuk tha pse ata (Gjykata e Lartw Kushtetuese) janw frikwsuar se nwse del e vwrteta e votimeve protestuesit e BLM dhe Antifa do tw rivenw zjarrin shtetwve tw SHBA-sw sikurse ndodhi fatkeqsisht nw verwn e vitit 2020!?

Askush nga ambasadorët shqiptarë këtu, nuk ka shtruar pyetjen pse ekziston kwtu formalisht Gjykata e Lartë Kushtetuese, e cila paguhet nga taksat e amerikanëve, për të bërë detyrën e popullit tone, nuk pranon të marrë në gjykim çështjet delikate të zgjedhjeve presidenciale.

Askush askush dhe me qindra askush ka plot për të thënë për korrupsionin dhe vjedhjen e votave që ndodhi më 3 nëntor 2020 në SHBA.

Tw gjithw e dijnw se këtu kishte një masakër të vërtetë të zgjedhjeve në një qw me letra dhe formalisht thuhet se wshtw shtet demokratik, që më këtë veprim i tregoi mbarw botës së demokracia në SHBA ekziston vetëm në letra pa vlerë, në Kushtetutë që është shkelur nga vetë Gjykata Kushtetuese dhe Prokurorët e shteteve dhe gjykat e larta të tyre…

A wshtw Shqipwria dhe Kosova koloni e SHBA-sw!?

Ambasadorja socialkomuniste globaliste e SHBA-sw në Tiranë dhe Prishtinë, nuk kanë pse t’i kërkoj llogari popullit shqiptar apo partive politike se ke duan ata që të zgjedhin, për t’i përfaqsuar ata dhe vullnetin e tyre politik në Parlamentin e Shqipërië dhe Kuvedin e Kosovës…

Ambasadoret e SHBA në Tiranë dhe Prishtinë sillet atje sikur të ishin Policw apo Governatorë të shteteve koloniale, kur dihet se as Kosova dhe as Shqipëria nuk janë shtete të SHBA-së…

Ambasadori ynë në Tiranë dhe Prishtinë fatkeqsisht deri mw sot nuk ka skjaruar gazetarët shqiptarë në konferencat e shtypit mbi skandalet e familjes Biden, korrupsionin dhe 4 çeshtjet kriminale të djalit të Kryetarit të shtetit tw paligjshwm në SHBA Joe Biden.

Asnjë pyetje nuk kanë bërë ata për Hunter Biden, sepse kanë frikë nga ambasadorët tanë atje, që në një formë a tjetër mund të ndikojnë që ti heqin ata nga puna si gazetarë, pse ata bënë pyetje apo shkruar për dyfytyrësinë dhe hipokrizinë e ambasadorëve tanë në Tiranë dhe Prishtinë…

Socialkomunizmi nw mendjet e shumw shqiptaro amerikanwve

Këtu ka pak shqiptarë fatkeqsisht, që votojnë djathtas për republikanët, ndryshe nga sa gënjejnë për propagandë të nirëfilltë globaliste “gazetat” online “Illyria” dhe veteranja e komunizmit në Amerikë e ashtëquajtura “Dielli” (1909) pa diell (e peshkopit të kuq Fan Stilian Nolit, propoganduesit të regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha), që janë marrë peng prej dekadash nga komunistët dhe neo-komunistë 24 karatësh, fatkeqsisht me shtetësi amerikane…

Ky është gabim fatal, ku tw gjithw e dinw se historikisht i ka kushtuar rëndë interesave kombëtare shqiptare.

Në SHBA, republikanët nuk bëjnë thirrje asnjëherë që të votohet për socialkomunistët këtu, sikurse ndodhi në vendlindje disa dekada më parë, me partinë fantazëm “republikane” të telperdredhurit Sabri Godo-s, që hapur u bëri thirrje gjithë shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike të votojnë për kriminelin Ramiz Alia, kur ai vuri kandidaturën për president të Shqipnisë.

Gazetarët propogandistë komunistë të kohës së Godos erdhën fatkeqsisht me urdhër të peshkut kwtu dhe morën peng nga Bostoni Organizatën Pankomuniste shqiptare “Vatra” (1912) dhe fletushkën leniniste e noliste “Dielli” deri në ditët tona…

Nuk mundet njeriu me seder burri sado karizmatik që të jetë ti doj të gjithë amerikanët, ashtu sikurse një amerikan me të njëjtën formë apo dashuri të doj të gjithë shqiptarët majtas e “djathtas”. Kjo është hipokrizi.

Këtu politikanët, presidentët, senatorët, kongresmenët, governatorët, kryetarët e bashkive etj., zyrtarë shtetërore, më shumë shikojnë interesat e veta politike dhe të partisë që përfaqsojnë, se ata të popullit amerikan në tërësi.

Partia Demokratike e Shqipnisë (1990), qysh në fillim duhet të kishte mbështetur antikomunistët e vërtetë të Partisë Republikane Amerikane dhe jo të pres dhe përcjell herë politikanë “demokratë” dhe herë republikanë.

Shqiptari, për nga natyra është tregtar flamujsh…”, sikurse ka thënë i madhi ish ministri prozator brilant profesor Ernest Koliqi.

Kjo dukuri pa shtyllë kurrizore, ka mbisunduar në politikën shqiptare tesh 30 vjet, duke u bërë gjithnjë njerwzit e etur pwr pushtet me atë që merr me ose pa meritw kalanë dhe vendos flamurin e fituesit…

Sot asnjë media e djathtë konservatore, nuk ka shkruar asnjë fjalë për deklaratën e Departamentit të Shtetit këtu, që në fakt nuk përfaqson popullin amerikan në D.C., sepse 75,000.000 patriotë amerikanë nuk i njohin zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 dhe Biden kukëll, i cili është krijesë artificiale e pastër e mediave globaliste dhe Big Tech. Makina e çmendur mediatike e majtë globaliste dhe profesioni i gazetarisw, fatkeqsisht është kthyer prej kohës në zëdhënëse apo papagall i verbër i partisë “demokratike”.

Kwto ditw i vetmi papagall i Bidenit ishte kanali televiziv ABC “Neës” (kanali 7) i cili nuk është në rrjet kabllor dhe kështu “lajmet” e tij janë të pabesueshme dhe vetëm thjeshtw mbetwn esencialisht “njoftime” propagandisitike të majta.

Ky kanal i majtë socialist, vetëm krijon lajme nga zyrat propagandistike tw Big Tech qw e sponsorizon mbijeteswn e tij. Ky kanal asnjwhrw nuk jep lajme origjinale, që ndodhin këtu në terren dhe botë.

Ky kanal është falas, ashtu sikurse RTSH në Shqipni, të cilin fatmirësisht nuk e shohin as vetë taksapaguesit shqiptarë, sepse bën propagandë rutinë neveritse qeveritare socialkomuniste.

Sot mbas 30 vjetve RTSH vetëm formën dhe ngjyrën e paraqitjes së jashtme ka ndryshuar, kurse përmbatja dhe misioni trushpërlarës mbetet po ajo, sepse u krijua nga sistemi komunist si mjet propaganditistik për edukimin komunist të punonjësve dhe popullit, që jetonte në kampin e madh burg me tela të komunizmit.

Gazeta online Boston Globe, që kishte dy rreshta njoftimi këtu për ju, është një faqe profesionale propagandistike e majtë dhe aspak serioze, ku agjencitë e tjera të lajmeve nuk i referohen si burim informimi.

Tw gjithw kwtu e dinw se makina e madhe mediatike dhe gazetaria profesionale e përkushtuese për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën në SHBA, ka vdekur me kohë, thotë gazetari dhe analisti i shquar nga New York-u konservatori veteran i kanalit televiz Fox News i talentuari Sean Hannity.

Ajo që nuk ka peshë këtu, fatkeqsisht besohet vetëm në Shqipni, që e hanë aksidentalisht dhe lehtësisht sapunin për djath, që mendojnë se po tha Biden (i vdekur politikisht) se fluturon gomari, ata e besojnë verbërisht fantazinë e tij…

Kështu 75 milion patriotët realisht amerikanë, që kanë votuar për Presidentin Donald J. Trump, nuk e njohin as kryepropagandistin socialkomunist Sekretarin e Shtetit këtu. Kushdo e di se sot Amerika, është në krizë të thellë qeveritare, politike, diplomatike, institucionale dhe e perçarë si asnjiherë tjetër.

Për të fshehur krizën e thellë të brendshme në SHBA, Biden dhe ekipi i tij i jashtëligjshëm, bëjnë lëvizje tw zhurmshme me show propagandistik politik ndërkombëtare, sikurse ishte rasti juaj e i shumë të tjerëve në botë, që nuk i duan të majtët e Soros-it në Europë, SHBA dhe botë.

Djali i marionetës Biden është i korruptuar dhe në disa hetime serioze nga FBI për veprimtari kriminale. Atij i është kapur kompiuteri tip laptop, që përmban mijëra e-mail kompromentuese, bisnesi dhe tregojnë konfliktet e interest të ish zv/Presidentit Joe Biden me Kompaninë e Gazit Natyror Burisma në Ukrahinë, etj. Aty gjenden edhe mijëra foto të turpshme, dhe skandale të tjera kompromentuese, të cilat dora-dorës kanë filluar fatmirwsisht të botohen hapur në gazetën konservative Neë York Post.

Si mundet të gënjej amerikanët  administrata e jashtëligjshme e Biden, kur gënjen publikisht se po lufton korrupsionin brenda dhe jashtw vendit, në një kohë që djali i tij merrte $120,000 dhe më pas kur Biden doli në pension pagesa e tij mujore zbriti në $85,000, pa pasur asnjë meritë profesionale. Ai ishte në bordin e drejtimit të kompanisë së gazit natyror Burisma nw shtetin ish komunist eurolindor Ukrahinw...

Nëse Biden nuk do të ishte zv/president i SHBA-së a do të ishte Hunter Biden në bordin e kompanisë në fjalë dhe a do të paguhej me shuma marramendse mujore dhe vjetore, me të cilën nuk paguhen as ekspertët më profesionale amerikanë në kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit natyror në SHBA dhe botë.

Ai e ka pranuar vetë (në një inervistë dhënë një kanali të majtë televiz në Amerikë), se është paguar shumë, sepse babai i tij ishte zv/President i vendit.

Departamenti i Drejtwsisw (DOJ) e administratws Obamës-Biden 2, nuk e ka hetuar Biden për konflikte të interest personal, gjatë kohës që ai ishte zv/President i SHBA-së. Atwherw lind pyetja e natyrshme: Pse nuk hetohet DOJ për shkelje të dhe mbulim tw qwllimshwm tw shkelwsve tw ligjit të shtetit amerikan nga Joe Biden qw asokohe ishte zv/President i SHBA-sw!?

Në këtë lojë korruptive massive, janë përfshirë edhe fëmijët e figurave të tjera të larta të partisë “demokratike” amerikane.

Dikur Biden ka thënë për mediat se nuk ka dijeni për bisnesin e djalit të tij në Ukrahinë, duke gënjyer hapur popullin amerikan, pikwrisht nw pozitwn mw tw lartw zyrtare, qw ai kishte si zv/President i SHBA-sw, dhe mw vonw si i nominuar nga demokratwt si President dhe tani qw ata, media dhe Big Tech e dwrguan me katapultw nw zyrwn ovale...

Tashmw po vërtetohet sikurse tash 4 vjet dhe sot me fakte dhe prova origjinale të reja nga publikimi i fotove e e-mailve origjinale lidhja e ish zv/Presidentit tw SHBA-sw Joe Biden-it me boss-wt e kompanisë sw gazit natyror Burisma nw Ukrahinw.

Gjithashtu kohët e fundit nga disa gazetarë investigative të gazetës The Hill, (që del edhe online) e cila botohet në Ëashington D.C., kanë dalë në qarkullim disa libra investigative mbi familjen Biden dhe djalin e Joe Biden “bisnesmenin” Hunter Biden…

Sapo ka dalë në qarkullim libri i ri me autoren Miranda Devine, me titull: “Laptop from Hell”: Hunter Biden, Big Tech, and the Dirty Secrets the President Tried to Hide (Hardcover), e cila shitet në amazon.com dhe kushton $23.

Për Biden nuk kanë votuar më shumë se 5 milion vetë. Votat e tjera (80 milion sipoas mediave, Big Tech dhe vetw Biden-it) janë vjedhur hapur, mbasi maqinat kompiuterike kanë rinumëruar për inerci disa herë, sepse kështu janë programuar nga hakerët amerikanë të afërt me partinë socialiste këtu dhe shtetet e huaja, të mbështetur financiarisht nga Soros, Kina komuniste etj.

Tradicionalisht, me sa kam ndjekur nga afër jetën historike dhe politike këtu në Neë York dhe në tërësi në SHBA, kam parë me kujdes se një konservator republikan është më atdhetar, sesa një liberal internacional socialkomunist i vetwquajtur amerikan, që ndryshe përkthehet “demokrat”.

Një republikan konservator këtu, nuk ka bindje të njëjta me liberalët socialkomunistë, që bëjnë më shumë politikë internacionale, për dukje dhe për të pasur fuqi brenda dhe jashtë vendit.

Këtu ka edhe republikanë, që janë futur si kolonë e pestë brenda konservatorëve nga dollarët Soros-it, për të bërë politikën e turpshme anti-amerikane dhe anti-republikane në Senat, si Mitt Romney dhe pesë të tjerë, që dy herë kanë votuar pa asnjw arsye, për shkarkimin e Presidentit Trump.

Tani këto ytathtare poltik kanë ra në hall, sepse në zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane ata rrezikojnë seriozisht që të humbasin përfundimisht garën paraprake republikane dhe jo më të rizgjidhen, në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në nëntor të vitit 2022.

Votuesit patriotë republikanë dhe trumpistwt e vendosur pwr drejtwsi dhe America First, janë të zemëruar me tw drejtw me kalin e trojës brenda partisë republikane dhe duan qw me votat demokratike në formë Referendumi politik, t’i largojnë sa mw parw ata anti-republikanw nga skena politike si “përfaqsues” të rrejshwm tw popullit patriot dhe konservatorw amerikanw.

Në Shqipni socialistët e duan Mitt Romney, por për fat të keq shpesh edhe gazetat e pwrbetuara si tw “djathta” RD dhe 55.

Për t’ia arritur këtij qëllimi “demokratët” në Kongres, duke pasur shumicën e vendeve paturpsisht po shkelin hapur ligjin e shtetit përkatës ku ata drejtojnë, ligjet federale dhe Kushtetutën. Kjo u duk edhe gjatw transmemtimit tw sencave tw gjyqeve farsw kundwr Presidentit tw pafajshwm Donald J. Trump.

Sikurse dihet dy herë u munduan ato të shkarkojnë Presidentin Trump dhe deshtuan me turp. Gjatë proçesit të shkarkimit ato shkelën hapur të gjithë ligjet demokratike, duke mos i lejuar Presidentit që të ketë deshmitarë dhe avokatë mbrojtës në Kongres...

Të mësuar me deshtimet e njëpasnjëshme falw injorancws sw tyre, “demokratwt” në Senatin Amerikan swrisht korrwn deshtimin me turp dy herë, në proçesin e parw fallco në vitin 2020 dhe në gjyqin e madh të dytë më 20 janar 2021.

Fatmirësisht Senati asokohe kontrollohej nga patriotwt republikanë pro Presidentit Trump, tw cilwt njwzwri kundwrshtuan absurdin dhe çmendurinw e radhws sw “demokratwve” socialkomunistw.

Gazeta RD, nuk shkruajti saktë për këto proçese fallco manipulative gjyqësore kundër Presidentit të pafajshëm Trump, sepse gazetarët atje përkthenin ecurinë e proçesit gjyqësor nga mediat e majta gënjeshtare si: The Neë York Times, Ëashtington Post, Daily Neës, ABCNeës, Boston Globe, CNN etj., dhe deri tek socialkomunistwt liberalw europianw BBC, EuroNeës etj.

Kjo u pa kohët e fundit me zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, ku partia demokratike me Lulëzim Bashën në krye nxitoj që t’i njihte këto “zgjedhje” të vjedhura dhe të manipuluara e u bë njësoj imituese me deklarata, sikurse partia socialkomuniste erdoganiste e Ramës në Tiranë.

Fatkeqsisht PD-ja ra në preherin e socialkomunistëve amerikanë, e u bë pjesë e lojës dhe propagandës së Soros-it, i cili fatmirësisht është shpallur ndwrkombwtarisht si Persona Non Grata në shumë shtete të botës, përfshi edhe vendet e botës së tretë dhe vendlindjes së tij Hungaria.

Gazeta RD, në të cilën kam shkruar (dikur) disa herë artikuj kulturorë dhe historik mbi Persekutimin e Klerit Katolik në Shqipni 1944-1990, u bë viktimë ose pjesë e pavetëdijshme e lojës së kryesocialistit Rama dhe Soros-it me ose pa dashje.

Kjo erdhi për faktin se PD nuk është një parti e vertetë e djathtë dhe konservatore, sikurse janë partitë nacionaliste dhe republikane kudo në botë.

Bashkimi Europian dhe Parlamenti Europian janë burokratw të majtë dhe mbrojnë me fanatizwm vijën politike propagandistike globaliste të simotrave të saja kudo në botë dhe SHBA.

Mjerisht dhe fatkeqsisht nç Parlamentin Europian tç dominuar nga forcat e majta, në koridoret dhe dyert e deputetëve të saj politikë, kam parë me qindra foto dhe simbole të komunizmit bastardh, si: Che Guevares, Stalinit, Leninit, Fidel Castros dhe Raul Kastros, Mao Ce Dunit, Pol Potit, Kabilës, Modurës, Hugo Chaves, Causheskut, flamurin me drapër dhe cekan Bolshevik të ish Bashimit Sovjetik etj. Aty mungonte portreti i diktatorit socialkomunist Enver Hoxha, që më siguri duhet të ishte në ndonjë kat tjetër të ndërtesës.

Hipokrizia socialkomuniste kudo është uniforme dhe e hapur. Kështu ata flasin për barazi sociale dhe shpërndarje të barabartw tw të mirave matriale kudo njësoj, kurse nw realitet vetë elita e tyre janë njerëzit më të pasur dhe korruptuar në botë.

Edhe kwtu shembulli më klasik janë dy dhomat e Kongresit dhe Senatit Amerikan, ku përfaqsuesit e majtë janë shumë të pasur dhe fudullë. E njëjta dukuri ndodh edhe në Shqipëri, ku klasa më e pasur janë politikanët e Parlamentit, qeveritarët, kryeministri, ministrat, bisnesmenët ish komunistw e pothuajse të gjithë të majtë dhe globalistë, që teorikisht lakojnë shprehjet dhe filozofinë socialiste, që duhet të ekzistoj në shoqërinë shqiptare atje, por në realitet janë e kundërta e asaj që thonë 24/7.

Kjo sepse Shqipëria historikisht nga rendi primitive gjysmë feudal kaloi fatkeqsisht në rendin e bastardhëve komunistë bolshevik të diktatorit Enver Hoxha nga Gjinokastra.

Pra në Shqipni nuk kishte lindje, zhvillim dhe për pasojë krijim të forcave apo shtresës politike konservatore të djathtw, që si kudo në Europw dhe SHBA, linden e u zhvilluan matyrshëm nga zhvillimi me sukses i epokës përparimtare të kapitalizmit.

Nuk është e vërtetë, sikurse thuhet shpesh në Shqipni e Kosovë, se në SHBA partia republikane përbëhet nga njerëzit apo figurat më të pasura në vend, por përkundrazi baza e saj mbështetëse politike ishte dhe janë edhe sot punëtorët, pra shtesa e mesme dhe të pasurit, qw nw atw nivel ekonomik dhe financiarw kanw arritur nw saj tw punws sw tyre.

Në Senat dhe Kongres, sot ka më shumë individë bilionerë dhe milionerë nga grupi i partisë demokratike amerikane, sesa nga partia konservatore republikane.

Kwsisoj kwtu multibionerë janë senatorë dhe kongresmenë, governatorë dhe kryetar bashkie të majtë brenda partisë demokratike, që mashtrojnë politikisht komunitetin naiv me ngjyrë, duke thënë se ne “demokratët” përfaqsojmë shtresën e mesme dhe të varfër të shoqërisë amerikane.

Sikurse dihet këtu pjesa më e madhe e komunitetit me ngjyrë afrikano ameirkanë dhe grupet ispanjike, janë të varur tradicionalisht si materialisht dhe financiarisht prej qeveritarëve demokratë, sepse pjesa me e madhe jeton me ndihma nga shteti e cila i paguan atyre me projekte, programeve të shumta ekonomike qiranë e banesës, programe dhe kurse të ndryshme edukimi falas, sherbimin shëndetsor falas e u japin atyre rregullisht karta me benefice për të blerë ushqime në supermarket etj.

Sikurse dihet për shumë kohë figurativisht duhet thënë se me sukses djalli politik manipulativ ka qenë i veshur vazhdimisht me lëkurën e engjëllit, duke i mbajtur të skllavëruar menderisht dhe politikisht.

Kjo shtresë si viktimë e politikës socialkomuniste të “demokratëve” këtu nuk ka pare më tepër se përtej hundës së tyre, duke mbetur në gjendje staniacioni për 20 dekada me radhë. Sigurisht kjo dukuri negative ka ndodhur për fajin e të ashtëquajturve liderve të komunitetit me ngjyrw, që mbasi kanë marrë privilegje nga njerëzit me pushtet të bardhë kanë mbajtur në injorancë shtresën dhe pjesën më të madh të komunitetit të tyre.

Ata kanë përdorur me sukses kartën e ish racizmit dhe ish skllavërisë, duke manipuluar ndjenjat e tyre dhe duke i mbajtur peng brenda partisç komuniste dhe marksiste “demokratike”. Këto të ashtëquajtur lidër me ngjyrë demokratë edhe pse e dijnë se partia demokratike amerikane krijoi dhe drejtoi masivisht për shumë kohë fatkeqisisht organizatën më raciste dhe diskriminuese tw KKK-sw, nuk ua tregon asnjëherë pjesëtarëve të komunitetit.

Në ndihmë të fshehjeve të fakteve negative historike të partisë “demokratike” amerikane, si zakonisht u vjen si gjithmonë nw ndihmw media dhe Big Tech e drejtuar nga njerëzit e bardhë demokratë, që u shpërlajnë sistemaitkisht dhe vazhdimisht trurin e i mbajnë aty ku janë të varfër përjetësisht mendërisht votuesit e nënshtruar afrikano amerikanë.

Ata sot janë të papunë. Edhe kur ish senatori me ngjyrë afrikano amerikanë Obama drejtoi administratën e partisë së tij socialkomuniste gjoja demokratike 1 dhe 2 si President, që vinte nga ky komunitet i prapambetur tradicionalisht, papunësia dhe kriminaliteti benda këtij komuniteti ishte në shifra rekord në të gjithë historinë e SHBA-së, gjatë vitëve të errëta 2008-2016.

Ata votojnë tesh 200 vjet rregullisht në rresht për një si robot për PD-në amerikane edhe pse ajo historikisht i ka keqpërdorur tradicionalisht dhe vazhdimisht, vetëm për vota apo mbajtur në skllavëri dhe diskriminim racorë, përmes krijimit te organizatës raciste KKK.

Partia “demokratike” amerikane, fatkeqisht nuk u ka lejuar atyre aprovimin e ligjit për të fituar lirinë ose më saktë për të hequr skllaverinë, që i ka munduar dhe diskriminuar padrejtësisht për shumë kohë.

Mirëpo asokohe u desht inisiativa e guximshme dhe larpamëse e Presidentit të shquar republikan Abraham Lincoln, që njerëzit me ngjyrë në të gjithë vendin të fitojnë lirinë dhe drejtësinë e shumë kërkuar…

Votimet e fundit (2 nëntor 2020) presidenciale për Senat (për disa vende, sepse senatorët këtu zgjidhen çdo 6 vjet) dhe Kongres (435 vende, sepse kongresmenët e kanë mandatin e shkurtër, ku zgjidhen cdo 2 vjet), treguan se demokratët janë bilionerë dhe mbështetën vikueshmërisht nga trilionerë si Big Tech, rrjetet sociale globaliste Facebook, Tëitter, Youtube, Google, dhe të gjithë agjencitë propagandistike gënjeshtare të lajmeve si Bloomberg, CNN etj., që po bëjnë censurë dhe më këtë ato vodhen me manipuluan zgjedhjet… që thashë më lart.

Ata paturpsisht dhe në mënyrë skandaloze përdorën censurën totale katastrofike dhe larguan me urgjencë nga fjalori anglisht fjalën manipulim, vjedhje, Hunter Biden etj., dhe bllokuan të gjithë videot dhe fotot, mediat (Neë York Post), që tregonin me fakte dhe prova të fuqishme manipulimin e zgjedhjeve në 50 shtete të SHBA-së.

Ky ishte një skenar i parapwrgatitur nga politika anti-demokratike dhe anti-amerikane e multibilionerit komunist George Soros-it dhe makina popagandistike Big Tech, që me ndihmën e kinezëve, iranianëve dhe mbi 70 shteteve të tjera socialkomuniste dhe socialiste në Europë (duke përfshi këtu edhe satelitin hapsinor të spiunazhit në pronësi të Vatikanit, me emrin ‘Leonardo”…) dhe botë ndërhynë hapur, përmes sistemit të internetit, duke manipuluar apo ndryshuar lehtësisht votat e popullit amerikanw nga Trump tek Biden, permes makinave të numërimit (Dominium) të fletëve të votimit në 50 shtete të SHBA-së.

Ata me mënyra të turpshme dhe anti-demoktatike nxorën brenda disa orëve mbas mesit të natës si fitues plakun e pencionuar Biden, i cili, jetonte asokohe ditët e pleqërisënë katin e nëndheshëm të shtëpisë së tij, i mbuluar në fytyrë me maskë të zezë 25/7….

Në mediat në Shqipëri, duke përfshirë edhe RD, i bënë shumë jehonë pozitive Biden, sepse opinioni për Presidentin Trump qysh në fillim ishte negativ.

Gjatë 4 vjetëve të drejtimit tij si president, asnjë parti politike në vendlidje e Kosovë nuk e mbështeti të paktën moralisht si të djathtë bisnesmenin e suksesshëm.

Injoranca e shqiptarëve në vendlindje dhe Kosovë, sikurse edhe me komunistët dhe globalistët shqiptaro amerikanë këtu, ka ekzistuar gjithnjë, duke bërë fushata fondmbledhëse për senatorët dhe kongresmenët globalistë  “demokratë”.

Pak njerëz e kanë mbështetur Presidentin Trump edhe këtu, sepse shqiptarët në tërësi trashëgojnë nostalgjinë për diktaturën dhe afiksimin prej budallait për socializmin albanes utopik.

I adhuruari i shqiptaro amerikanëve të majtë liberali dhe ish kongresisti Eliot Engel, mbas disa dekadave tani është pa pushtet në Kongresin Amerikan. Ai u mund në New York nga njafrikano amerikanët, të cilët unanimisht me mjeshtëri përdorën kartën e tyre të preferuar lëvizjen marksiste BLM, për të fituar pushtet politik. Ai mori pjesë active në komisionin e gënjeshtarëve politike “demokrate” në Kongres, që u hartuan për sharkimin e Presidentit patriot Donald J. Trump, por deshtuan me turp.

Tani që nuk është më në Kongresin e hipokritëve “demokrat”, ka 6 muaj që ish kongresmeni socialist nuk duket për të takuar ish votuesit e tij “të dashur” shqiptaro amerikanë.

Ai nuk ka më nevoj për shqiptarët këtu. Dikur mediat në Shqipëri dhe Kosovë, perms gazetarëve servile këtu jargaviteshin me shkrime kilometrike dhe të merzitshme për te a thua se ai ishte presidenti i SHBA-së.

Engel humbi në votimet paraprake brenda PD-sw dhe të përgjithshme më 3 nëntor 2020. Ai humbi para një ish zv/drejtor të një shkolle të ciklit të ulët në Bronx Neë York.

Fituesi me ngjyrë është marksist, një mbështetës i pasionuar i dy organizatave marksiste amrikane BLM dhe Antifës, të cilat dogjën çdo ditë shumë qytete, makinat dhe stacionet e policisë, vranë mbi 300 policë të pafajshëm, duke lënë fëmijët e tyre jetimë… gjatë verës së vitit 2020.

Antifa dhe BLM dogjën në sheshe me qindra flamuj amerikanë, shkatërruan edhe bisneset e qindra dhe mijëra pronarëve të mesëm të njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë, duke u sjellë atyre miliona dollarë dëme materiale. Bisneset e tyre edhe sot janë të mbyllura. Kjo ndodhi edhe në shtetin e Neë York-ut, ku drejojnë të majtët.

Ata nuk u ndalwn me kaq, por rrëzuan njw mbas njw bustet e shumë presidentëve të SHBA-së, të ushtarëve, gjeneralëve të Konfederatës, personaliteteve të historisë së lavdishme të popullit amerikan, për të vetmin faj pse ata ishin të bardhë.

Nga regjistrimi i dëmeve të monumenteve historike dhe kulturore, del se ata arritën të shkatërrojnë 130 munumete historike, dhe mbi 30 buste të lundërtarit epokal Kristofor Kolombit, që nuk ka asnjë lidhje me ish-skllavërinë apo ish racizmin e njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë në SHBA.

Edhe busti i indianit të famshëm Muhamet Gandit, që të paktën për respekt të indiano amerikanëve ndodhet në një shtet të jugut të SHBA-së u zhgarravit e u demtua keq nga barbarët e dhunshëm të BLM dhe Antifa.

Po ashtu me qindra kisha katolike dhe simbole tw kryqit apo fugure të shenjta u shkatërruan rëndë nga ateistwt marksistw, tw cilwt i demtuan e i përçudnuan me bojëra.

Sleepy Joe Biden dhe Kamala Harris i ka mbështetë qysh nga fillimi shkatërrimet dhe grupet e dhushme si Antifa dhe BLM. Biden arriti deri aty sa që vizitoi një kishë metodike tw njwrwzve me ngjyrw afrikano amerikanw dhe nw shenjw hipokrizie u ul në gjunjë para antarëve të BLM. Këtë ai e bëri për të marrë votat e tyre.

BLM dhe Antifa, vandalizuan duke lyer me bojëra në Ëashington D.C., memorialin e madh të Presidentit Abraham Lincoln, që ndodhet pranë Kapitol Hill. Kur kjo foto qarkulloi në rrjetet sociale, Facebook dhe Titter si mbwshtetws moral tw BLM dhe Antifws bllokuan botimin dhe shpërndarjen e tyre, duke thenë se është njw lajm falsë…

Komuniteti italiano amerikanw në disa shtete u indinjua shumë dhe me armët e tyre me leje (qw ua garanton me ligj amendamenti 2 I Kushtetutës), dolën të bashkuar për ti mbrojtur monumentet dhe statujat e Kristofor Kolombit etj., nga vandalistët anti-amerikanw tw irrituar, që sulmonin të shkatërronin memorien e lavdishme tw historisw sw SHBA.

Kur ka jetuar lundërtari i zbulimit të Amerikës italiani Ameriko Vespucci dhe gjenovezi tjetër i shquar lundërtari italian Kristofor Kolombi nuk ka pasur afrikano amerikanë në tokën e sapozbuluar të Botës së Re…

Kujtojmë, se kur ai e zbuloi Amerikën në vitin 1492, këtu nuk ka ekzistuar skllavëria dhe bile nuk ka pasur asnjë afrikano amerikanë, spse ata erdhën dy shekuj më vonë si skllevër nga Afrika.

Ata u shitën si skllevër apo mall tregu nga vetë njerwzit me ngjyrw afrikano amerikanw, qw ishin kryetarë tw fiseve primitive të xhunglave apo fshatrave të shtetëve të Afrikës, të cilët i tregonin vazhdimisht ato në panairin e tregjeve, ku tregtarët i blenë e i përdorën si punëtorë më meditje në fermat apo bisneset e tjera tw tyre…

Këto antarë të BLM, në emër të kartës së vjetwr t wish-racizmit dhe ish-skllavwrisw, rrëzuan monumentet dhe bustet e disa presidentëve të SHBA-së, por më së shumti të presidentit republikan Abraham Lincoln, i cili burrërisht hoqi skllavërinë në SHBA. Pas 3 muajve Presidenti Lincoln u vra për këtë shkak nga një atentator, që sikurse dihet ishte i regjistruar si demokrat.

Joe Biden gjatë debatit të fundit televiziv me Presidentin Trump, ai tha publikisht se Presidenti Anraham Lincoln ka qenë presidenti më racist. Media e kaloi këtë gafë dhe urretje personale per Presidentin Lincoln me një heshtje varri. Edhe sot e kësaj dite Biden nuk është pyetur nga media asnjëherë për këtë deklaratw tw turpshme tw tij.

Nga ana e tjetwr kujtojmë nga nëna histori, se edhe Presidenti demokrat John K. Kennedy u vra në vitin 1963 nga një mbështetës i rregjistruar si democrat (socialkomunist), sepse ai prishi hapur planet e shtetit bolshevik ish Bashkimit Sovjetik, të drejtuar asokohe nga Nikita Hrushovi, I cili synonte të vendoste me mbushje nukleare (bërthamore) të rusëve në Kubën komuniste të Fidel Kastros… Rusët më pas u lkarguan pa realizuar wndren e tyre…

Për fat të keq në Shqipëri nuk njihet realisht historia e SHBA-sw. Këtu në shkollat e mesme dhe të larta më orët e mësimit bëhet shumë propagandë e majtë komuniste dhe socialiste.

Edhe amerikanët e rinj e duan komunizmin këtu. Ata janë të llastuar, sepse asgjë nuk u mungon… Adolishentët e marrakosur mbas teorive utopike, nuk e kanë provuar asnjëherë mbi shpinë komunizmin dhe bijën e saj socializmin kriminal kubanez, shqiptar, koreanoverior etj.

Atyre si naiv u pelqejnë fjalët e bukura oratorike për barazi në letra dhe leksione trushpërlarje, që flasin e shkruajnë vazhdimisht profesorët e tyre globalistë, senatorët dhe kongresmenët e majtë socialkomunistë këtu.

Ish ambasadorja e SHBA-së në Ukrahinë e cila ka vijuar detyrën si diplomate edhe me administratën e re Trump, për 6 muaj me radhë, nuk ka pranuar që në zyrat e Ambasadës të vendos foton zyrtare të Presidentit të ri të SHBA-së zotit Donald J. Trump.

Ky ishte një guxim prej budallai, tipik shqiptar. Ajo më pas u pushua nga puna pwr arsye tw tjera. Diplomatja ishte vendosur në atë detyrë nga djali i komunistit Hysen Obama. Ajo po mbronte interesat e familjes Biden me kompaninë e gazit natyror Burisma. Kjo është zbuluar nga vetë dëshmitë në gjyqin e parë gjatw proçesit të shkarkimit të Presidentit Trump, organizauar me procese fallco nga Kongresi amerikan i kontrolluar nga “demokratët” ekstremistë të majtë.

Të gjithë në SHBA e dijnë se Biden dhe “administrata” e tij propagandistike socialkomuniste, ku përfshihet edhe “Sekretari” i Shtetit si ushtar politik i Biden-it, janë të jashtëligjshëm.

Faktet dhe zhvillimet e reja dhe tw shpejta politike qw po ndodhin kwtu tregojnw se shumë shpejt Biden do të jap dorëheqjen dhe ai rrezikon seriozisht edhe hetimin dhe …

Djali i tij Hunter Biden është në investigim kriminal për 4 çështje ose më mirë duhet thënë se ndaj tij janë hapur 4 investigime kriminale, që po hetohen nga FBI me urdhër direkt nga Deparmenti i Drejtësisë së SHBA-së. Këto lajme nuk publikohen tesh 4 vjet asnjëherë në mediat e majta apo tw “djathta” në vendlindje dhe Dardani.

Edhe tw ashtwquajturit mediat e “djathta” në Shqipni, janë edhe më tw keqinformuar për SHBA sesa vetë PS-ja e Ramws erdoganist. Askush në Shqipni nuk tregon historitë me skandale të socialistëve këtu, por bëjnë përkthime propagandistike të CNN The Neë York Timës, Ëashington Post, ABC “Neës” etj.

Ata nuk i duan republikanët konservatorw dhe patriotw. Injoranca dhe padituria apo mungesa e informacionit real mbi zgjedhjet këtu bëri që ju atje të keni edhe si drejtues oligarkwt neo-komunistw dhe idhullin e socialistëve ekstremist në Tiranë.

Politika globaliste e Biden po reflektohet edhe tek ambasadorët, që po bëjnë një politikë komuniste kudo nw botw, të veshur me mantelin e grisur “demokratik”, që të mos zgjoi zemërimin e popujve ku ata i zbatojnë me santazhe këto lojëra.

Po ju jap një shembull. Georgia është një shtet ku shumë “demokratë” amerikanw kanë fëmijët e tyre të implikuar me bisnesin e naftës dhe gazit natyror aty. Administrata e korruptuar Biden nuk do qw ti investigoj ata dhe ti nxjerr para drejtwsisw, sepse atij nw fillim do ti duhej ta fillojnte investigimin dhe gjykimin nga familja e tij dhe e miqwve tw tij.

P.sh. djali i sleepy Joe Biden, “bisnesmeni” Hunter Biden, është maja e këtij korrupsioni, për të cilin para se Biden të garoj për president media e majtë globaliste shkruanin për te, sepse mendonin se ai nuk do të garoj për president. Kur ai u fut nw garw ata heshten dhe fshinë nga rrjetet sociale, youtube, google etj., të gjithë artikujt, shkrimet investigative me dokumente origjinale, informacionet negative për familjen e korruptuar Biden.

Gazeta RD nuk ka botuar asnjëherë shkrime kundër komunistëve dhe socialistëve amerikanë, për faktin se ata janë “miq” të shqiptarëve. Gaboheni.

E majta amerikane nuk mund të jetë mike me të djathtën shqiptare apo europiane. Vetëm atje në Tiranë ndodh kjo dukuri, ku i uroni të gjithë amerikanët teorikisht dhe praktikisht. Kur ata (poltikanë) rrëzohen nga fiku, sepse këtu kritikohen për inerci edhe në Kosovë dhe Shqipëri bëjnë të njëjtën gjë, sepse gazetarët dhe opionistët nuk kanë shtyllë kurrizore, por si tel të përdredhur fillojnë të këndojnë këngën dridhe Like dridhe

Polonia, ku drejton presidenti i djathtë asnjëherë nuk flet dhe shkruar pozitivisht për senatorët kongresmenët apo presidentët “demokratë”, sepse i bien ndesh pikpamjeve të tyre të djathta dhe nacionaliste. Kjo ndodh edhe në Itali, Gjermani, Britani, Francë etj.

Në Shqipëri PD dhe aleatët atje kanë një përshtypje negative për forcat nacionalistë botërore dhe europiane, e i identifikojnë ata si neo-fashistë.

Po ashtu në Shqipni nuk e dijnë saktë se në SHBA organizata raciste e supremacistëve të bardhë protestanë të KKK, u krijua nga Partia “Demokratike” Amerikane, pra të majtët, të cilët me platformën e tyre propagandistike urrenin njerëzit me ngjyrë afrikano amerikanë, katolikët, ebrejt, ateistët, etj.

Ju kërkoj ndjesë për zgjatjen.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora