Mendime
Florim Zeqa: Vazhdon katandisja e LDK-së!
E diele, 06.06.2021, 07:49 PM
Vazhdon katandisja e
LDK-së!
Shkruan: Florim Zeqa
Thonë fjala e nxjerrë fjalën, shkrimi i paraprinë shkrimit, kështuqë
nganjëherë edhe pa dashjen tonë, spontanisht detyrohemi të reagojmë ndaj
zhvillimeve në skenën politike kosovare.
Ringritja
e LDK-së nuk do të jetë e lehtë dhe as e shpejtë!
Pas
katandisjes së gjatë dhe debaklit që e pesoj në zgjedhjet e 14 shkurtit të
ketij viti, do të jetë e vështirë ringritja e LDK-së. Vetëm një reformim i
thellë dhe i gjerë, gjithëpërfshirës dhe përmbajtësorë nga poshtë-lartë dhe
anasjelltas mund ta kthejë besimin në elektoratin e zhgënjyer rugovian.
Kandidatura e
përzgjedhur nga kryetari i ri i LDK-së, për të mos thënë e një adoleshenti, e
një naivi politik, arkitetktit Përparim Rama, e një parashutisti të panjohur
deri më tani, për qëllim e ka rrënimin në themel të LDK-së rugoviane, apo më
mirë të themi, të rrënimit në themel të asaj që mbeti pa u rrënuar nga klani i
RIINVEST i Isa Mustafës dhe klani i “ORA”-s së Veton Surroit!
Nëse vërtetë
ka ardhur puna që të "vdesin" për së gjalli të gjithë aktivistët dhe
veprimtarët e LDK-së, atëherë nderin e LDK-së në Prishtinë më mirë se askush
tjetër do ta mbronte e madhja e estradës Adelina Ismaili me këngën e saj
emblematike "Ushtrinë time do ta bëje me Ibrahim Rugovën"!
Ku janë
themeltarët e LDK-së!?
Assesi
themeltarët e LDK-së (ata që janë ende gjallë) nuk duhet të lejojnë të
poshtërohen dhe turpërohen tri shkronjat e arta edhe me një humbje skandaloze
në zgjedhjet e radhës në kryeqytet (më gjasë) dhe në mbarë Kosovën!
LDK me
kandidatin apartiak për kryeqytetin, i cili mburret që nuk është anëtarë partie
dhe që nuk e përfaqëson këtë subjekt politik, përveq humbjes së sigurtë në
zgjedhje e ka të garantuar edhe harresën e shpejtë nga elektorati rugovian.
Kandidati i
një partie politike për kryetar të Prishtinës apo së cilës komunë tjetër të
Kosovës , para së gjithash duhet të jetë anëtarë partie dhe politikanë me
përvojë, për shkak se posti i kryetarit të komunës është post puro politik.
Gara për
Prishtinën nuk është sfilatë mode dhe as garë çiklistike, nuk është konkurs
poezie dhe as tender ndërtimtarie, por garë e pastër politike, e cila kërkon
shkathtësi dhe përvojë politike, e mbi të gjitha kërkon mbështetje të gjërë
elektorale nga subjekti që e përfaqëson!
Ndryshe,
kalibri i të propozuarit nga kryetari i LDK-së për kryetar të Prishtinës,
apolitikut dhe apartiakut, arkitetktit Përparim Rama, pa qenë fare anëtarë
partie, më shumë i shkon për shtati profili i kandidatit të pavarur sesa një
profili partiak!
Huqja e
madhe e Lumirit, e qëllimshme!
Por, për këtë
fajtor nuk është Përparimi, por Lumiri me huqjen e
madhe, i cili me këtë kandidaturë e dëshmoi vetën, se edhe pas pesë vjetësh qëndrimi në LDK, ende nuk është natyralizuar
me këtë subjekt politik!
Kryetar
skandaloz i LDK-së, më shumë i preferon apartiakët dhe parashutistët politikë
sesa aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm të LDK-së, më shumë i mbështetë
dezertorët e LDK-së sesa qendrestarët dhe anëtarësinë besnike të LDK-së dhe filozofisë
politike rugoviane!
Lumiri i cili
më shumë i beson një apartiaku sesa secilit anëtarë të LDK-së, shumë shpejtë do
ta kthejë LDK-në në paqavurë të LVV-së së Albin Kurtit, ashtu siq e kishte
kthyer Isa Mustafa në paqavurë të Hashim Thaçit dhe PDK-së.
Një gjë është
e sigurtë, me “Përparimin” e LDK-së do të përparojnë partitë e tjera në garën e
Prishtinës. I preferuari i kryetarit Abdixhiku do ta përfundojë garën në
sfilatën e parë. Mbetet të shihet cili do të jetë fituesi pas balotazhit mes dy
kandidatëve të partive rivale të LDK-së!
Me këtë
kandidaturë, kryetari i ri i LDK-së po e dëshmon se nuk e do ngritjen, por
rënjën e mëtutjeshme dhe poshtërimin e LDK-së!
Sikur të
ishte ndryshe Lumiri ka pasur dhe ka alternativa tjera më të mira nga secila
degë e LDK-së në Prishtinë.
Sikur të mos
e kishte asnjë zgjidhje tjetër, zgjidhje më e mirë dhe më e dinjitetshme do të
ishte adhuruesja e flaktë e LDK-së rugoviane, e madhja Adelina Ismaili e cila
do ta ngriste edhe një herë në këmbë elektoratin rugovian.
Kryetari i
ri, pasues vasal i kryetarit paraprak
Në këtë rast,
pashmangshëm shtrohet pyetja hipotetike, nëse vërtetë kryetari i ri i LDK-së
nuk i beson asnjërit prej bashkëpunëtorëve, aktivistëve dhe veprimtarëve ,
atëherë me çfarë verbërie politike këta të fundit ia miratojnë propozimin e tij
për një figurë anonime jashtë radhëve të LDK-së për kryetar të Prishtinës!?
Nëse LDK-ja
ka ardhur deri në këtë deregje, sa të mos e ketë asnjë kandidatë të saj për
kryetar të Prishtinës, atëherë më mirë do të ishte që Lumiri ta ngriste
flamurin e bardhë të dorëzimit në zgjedhjet e vjeshtës, sesa të lejojë
turpërimin dhe poshtërimin e mëtutjeshëm!
Megjithatë,
është për t’u përshendetur sinqeriteti arkitetktit Përparim Rama, i cili e
dëshmojë publikisht se nuk është anëtarë dhe as mbështetës i LDK-së, porqë
është i ngarkuar me këtë mision nga kryetari aktual, pa asnjë gjasë për të
fituar garën në kryeqytet; "Nuk jam i anëtarësuar në LDK, jam apartiak dhe
apolitik nuk kam qenë kurrë politik, por do të garojë si kandidat i
LDK-së"!
Kandidimi i
një apartiaku për kryetar të Prishtinës nga kryetari i ri i LDK-së, e ngritë
dilemën e madhe , se a ka librezë të LDK-së apo jo Lumir Abdixhiku!?