E merkure, 16.06.2021, 03:44 PM (GMT+1)

Mendime

Vladimir Shyti: Kur do të rilindë hekurudha shqiptare?

E marte, 08.06.2021, 08:48 PM


KUR DO TE RILINDE HEKURUDHA SHQIPTARE?

NGA VLADIMIR SHYTI

Pafundësi, vetëm duke u shkatërruar pa mëshirë nga të gjithe qeveritë që merrnin pushtetin hekurudha shqiptare përfundoje vetëm në një imazh para gjithë botës. Në këtë mënyrë mbush me shqetësim të frikshëm stafin drejtues, puntorët dhe ata që frekuentojnë trenin. Nuk u mundësua të frenojnë në kohën e duhur këtë pasivitet, kur ata që viheshin me trumpeta në krye të pushtetit na rrëmbyen nga duart timonin e vullnetit dhe, të shtyrë në mënyrë pasive dhe arrogante, lëkunden në stuhi fatin e kësaj ndërmarje, qe u shërben masave të gjera popullore dhe kompanive të mëdha shqipetare.

Këtu puna vazhdon, po si, ku në ata puntorë të mbetur mbizotëron një paqetësi nervash dhe e një shpirti të coptuar. Menjëhere bie ne sy mungesa e plotë e lidhjeve me botën. Ne jemi jashtë realitetit të fqijve tanë pa lëre pastaj të europës. Ka një vafëri jetese, ku paga shkon deri në njezet e tetë mijë lek. Ka mjete ende të viteve 1980 deri 1988 dhe një rrjet hekurudhor teje të harmotizuar. Makinisti përballet me kaosin e ndjenjave, po aq sa instikti i tyre, i vetëdijshëm i ruajtes së patërtisë të figurës hekurudhore, bën gjithçka që fovorizon stabilitetin, rregullat e normat, format dhe ligjet. Puntori i mirëmbajtes punon ende me mjete primitive si qysqi, kazmë e lopatë. Trenistët nuk munden as të verifikojnë konsumin e karburantit, pasi nuk kanë aparete treguese. E masin naftën e harxhuar sipas normës të përcaktuar nga disa inxhinjerë mekanikë që kanë shgarravitur disa vijëzime mbi shishe treguese, të cilat tregojnë vetëm praninë e karburantit në serbator, ku pothuajse në çdo shërbim të grafikut do të ketë konflikte midis tyre deri në kapje fizike. Mos të flasim për aksidentet që ndodhin shpesh në mbikalimet e palejueshme mbi kordonin hekurudhor. Qëndrime këto krejt të kundërta, të shërbyesit dhe drejtuesëve, që vazhdojnë në shumë këndvështrime, unë po zgjedh vetëm një, atë të nënështrimit ndaj punës.

Tepëria elegjike e një hekurudhori të trishtuar bëhet e ëmbël, e butë dhe dhimbshur, kur i shërben një pune pa frute për ata, ku drejtuesit fërkojnë duart, duke marrë paga të larta sa trefishi punonjësëve dhe i bëjnë tejmena shtetit që paguan vetëm imazhin e hekurudhës shqiptare para botës. Në një kohë që për punonjësit është mbyllur porta e kuvendit, aspiratat më fisnike në besimin te jeta, të poshtëruar nga shteti tyre, të vyshkur mbi ato shina të mykura, që presin dritën e diellit.

Rilindje! E pritur prej shumë vitesh, shumë fjalë dhe mjaftë premtime të bujshme, që u përfocuan kohët e fundit, jo në drejtimin e peceptueshmërisë, por në kuptimin e mirëfilltë fizike të rikonstrusionit hekurudhor në të gjitha linjat eksiztuese, madje dhe me lidhjen e Rinasit e shtete fqijë që i dikton vetë koha.

Ne punonjësit e hekurudhës shqiptare jemi shumë të lodhur, zoti Rama. Forca shpirtërore, sekreti për të ruajtur veten, dëshira për tu dhënë me gjithë shpirt punës tonë në hekurudhë po venitet. Ne nuk refuzojmë asnjë lloj kompromisi professional me ju dhe shtetin shqiptar. Jo, çdo marveshje me vulgaritetin e fitimit praktik. Ne dëshirojmë një urë çfardo që të na lidhë me kolegët tanë europian. Kjo është detyra e juaj dhe, ne jemi zbatuesit e detyrave që na ngarkohen. Le të gëzohemi edhe ne një herë të vetme, duke e parë trenin të fishkëllej në udhët e vëndit tonë ku të ruaj pastërtinë shpirtërore në qiellin e fatit që na është afruar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora