Mendime
Enver Bytyçi: Çfarë i tha padishahu ynë i madh Euronews-it të Serbisë?
E shtune, 12.06.2021, 02:20 PM
Enver Bytyçi:
Cfarë
i tha padishahu ynë i madh Euronews-it të Serbisë? Shqiptarët dhe serbët duhet
të pajtohen në modelin e Gjermanisë dhe Francës!
Po
asokohe në Gjermani nuk e kishte pasuar Gebelsi pushtetin e Hitlerit, siç në
Serbi e ka pasuar Gebelsi i Milosheviçit!
Asokohe
Gjermania nuk u soll me arrogancë kundër Francës, përkundrazi i kërkoi ndjesë
asaj për krimet e Hitlerit. Ndërsa ky Gebelsi i Ballkanit nuk le rast pa
lavdëruar Milosheviçin dhe pa akuzuar viktimën Kosovë "për krime" kundër agresorit!
Asokohe
Gebelsi i Hitlerit shkoi në litar, ndërsa sot Gebelsi i Milosheviçit është
presidenti i Serbisë, padyshim edhe miku më i mirë dhe më i madh i
kryeministrit të Shqipërisë.
Prandaj
Edi Rama bën avokatinë e Gebelsit të Miloshit! Dhe ndaj Aleksandër Vuçiç nuk
pranon të kërkojë ndjesë për krimet dhe genocidin serb në Kosovë!