Mendime
Enver Bytyçi: Sikletet e Blinken dhe sfidat e mëdha të Sali Berishës!
E marte, 08.06.2021, 08:11 PM
Sikletet e Blinken dhe sfidat e mëdha të Sali Berishës!
Nga
Enver Bytyçi
Sali
Berisha nuk ka lindur për t'u qaravitur. Ai nuk ka lindur as për sfida të
vogla, me të cilat përballen gati të gjithë banorët e planetit. Sali Berisha
bën gabime, por nuk bën gabime, të cilat e mbajnë peng në jetën e tij. Kjo
sepse ai është krenar, mbart vlera, konservon një lloj integriteti, që rrallë
kush mund ta marrë me mend. Prandaj ai është i destinuar të ballafaqohet me
sfida të mëdha. Zoti i sprovon të fuqishmit, ata që kanë në dorë të japin
mësimin e madh për shoqërinë njerëzore me siglën e të vërtetës!
Për
këto arsye sekretari i Shteti,t Antony Blinken, ka gabuar kur mori vendimin e
shpalljes së Sali Berishës non-grata. Madje jo aq me shpalljen e vendimit, sa
me arsyetimin e atij vendimi. Nëse Blinken do ta dinte se do përballej me
kongresmenët në Komisionin e Jashtëm, zor se do ta kishte marrë atë vendim.
Sali Berisha do të bëhet shkak dhe pasojë e zbulimit të aferave midis Soros dhe
Blinken e stafit të tij në Departamentin e Shtetit. Sepse në pamundësi të japë
prova dhe fakte për arsyetimin e vendimit të shpalljes non-grata të
ish-kryeministrit Berisha, ai do të joshë senatorët, kongresmenët dhe median
amerikane që të investigojnë se çfarë fshihet prapa atij vendimi. Kështu është
kur i beson birit në shpirt të Sorosit, me emrin Edi Rama!
Berisha
e nisi sfidën me padinë e tij në gjykatën franceze. Ndërkaq Blinken u tregua aq
i verbër aq sa të mos mësonte se ish-kryeministri i Shqipërisë është mik i
spikatur i familjes së madhe Bush. Dhe dihet se miku i "të zotit të
shtëpisë" nuk dëbohet nga shtëpia! Këto që po ndodhin në Uashington janë
një ogur i suksesshëm për Doktor Berishën, që ai ta fitojë sfidën e tij për
dinjitetin. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar dikë që të përballet kaq guximshëm si
Sali Berisha në emër të dinjitetit. Kongresmeni Lee Zeldin vetëm sa e nisi
betejën e së vërtetës. Dhe e vërteta, edhe nëse vonon, ajo nuk zhduket, nuk
asgjësohet.
Do
të rrojmë e do të shohim se si ish-Presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar,
Sali Berisha, do të ringrihet, jo më në pushtet, por në dinjitetin e tij
njerëzor dhe me këtë sfidë ai do t'i bëjë një shërbim të jashtëzakonshëm
njerëzimit. Do të dëshmojë se e drejta dhe e vërteta nuk mund të kontestohen,
se mashtrimi dhe intriga nuk janë të përjetshme! Me qëndresën dhe kuajon e tij
Sali Berisha nuk do të shënojë histori vetëm për kombin shqiptar, por do të
shënojë një akt historik edhe përtej kombit tonë, në vlerat e qytetërimit
euro-amerikan, perendimor!