Kulturë
Elena Kocaqi: Pellazgët
E diele, 06.06.2021, 08:30 PM
PELLAZGET (Origjina e Shqiptarëve)
Nga
Elena Kocaqi
Kam
kënaqësinë të ndaj me ju sot, një nga studimet e mija, me te rëndësishme ne
fushën e historisë, me titull Pellazget (Origjina e Shqiptareve). Të dhënat
historike janë te mjaftueshme, për të përcaktuar shtrirjen territoriale dhe
pasardhësit e popullsisë pellazge dhe ilire.
Kjo teze ka një rëndësie te jashtëzakonshme dhe ka qenë e pranuar gjate
gjithë kohës nga autorët e huaj, por e lënë nën hije me qellim nga
historiografia komuniste shqiptare. Madje çështja shqiptare ne 1919, është
mbrojtur nga një studiues amerikan ne Senatin Amerikan, kur Wilsoni çoj
Traktatin e Versajës, për diskutim, me tezën pellazge. Ishte teza pellazge, ajo
qe shpëtoi shtetin shqiptar ne atë kohe, pasi studiuesi amerikan nguli këmbë qe
shqiptaret janë populli me i vjetër i Evropës, pikërisht nga pellazget. Pjesë
nga ky diskutim janë botuar edhe në libër. Kjo tregon sesa rendësi ka historia
në të drejtat e kombeve dhe shteteve sot. Ky studim sjell shumë informacion të
reja te pabotuar me pare dhe shkurtimisht do te japim vetëm disa prej te
dhënave qe ka libri, pasi informacioni ne te është shumë i gjerë.
1-
Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve ne Epir, apo Shqipëri të Jugut pasi
fiset epirote janë quajtur gjithmonë si pellazge. Pellazgët sipas autorëve
antik quheshin Toskë, Tusk, Thiosk, për shkak te ritit te tyre fetar dhe për
shkak te lidhjes me tempullin fetar me te vjetër atë te Dodonës që ne antikitet
thuhej se kishte bazë malin e Tomorit. Shqiptaret sot ende ruajnë emrin e
vjetër të Pellazgeve, Toskë. Vetëm kjo e dhënë, pa asnjë të dhënë tjetër,
tregon qarte vazhdimësinë e padiskutueshme pellazge ne Epir. Dodona ishte një
tempull mbi katër mijë vjeçar qe sipas Platonit, por edhe burimeve të tjera,
ishte themeluar nga Dheukalioni, pas përmbytjes, pasi presupozohet që arka e tij
mbeti aty, dhe aty ai i kreu ritet e flijimit për Zotin që e shpëtoi, rit qe
vazhdon edhe sot. Dheukalioni lidhet me Nohun hebre, sepse ne fakt Dodanimi
është pikërisht stërnipi i Nohut, sipas gjenealogjisë Biblike qe u vendosen ne
Epir pas përmbytjes, siç thonë burimet antike. Kjo gjë duket se i jep shpjegim
edhe konstatimeve te lidhjes se shqipes, jo vetëm me gjuhët në Evropë, por edhe
me gjerë, pasi nga te dhënat historike del se është një gjuhe para-Nohut. Ende
dhe sot në malin e Tomorit, ushtrohet riti i flijimit, si në antikitet dhe
lidhet pikërisht me babanë gjithë profetëve Nohun dhe qe është një vend
tan-fetar jo vetëm për shqiptaret, por për gjithë njerëzimin dhe për te gjitha
llojet e feve, pasi ky është tempulli i parë i Zotit. Dodona e vërtet ndodhet
ne malin e Tomorit dhe jo ne Janine dhe për këtë ka disa te dhëna qe trajtohen
ne studim.
2-
Shqiptaret janë pasardhës te ilireve ne pjesën tjetër te vendit dhe kjo
vazhdimësi ilire na sigurohet nëpërmjet autorëve Bizantin qe i quajnë
shqiptaret me ermin Ilir deri vone. Kështu ne shekullin e XV shqiptaret quhen
ilir, Skënderbeu Princi i Ilireve dhe vendi quhej Iliria i ndare ne atë te
Peloponezit dhe te Jonit. Për shqiptaret janë përdorur disa emra ne këtë kohe
si ilir, alban, epirot, maqedon, shqiptar qe lidhet edhe me fiset pellazge dhe
ilire qe banonin gadishullin Ilirik dhe shtrirja e fiseve u ruajt deri para 2
shekujsh nga Peloponezi, deri ne Bosnje dhe Dalmaci. Vërejmë se ne antikitet,
pellazget dhe iliret ishin i njëjti popull, pasi te njëjtat fise quheshin
paralel pellazge dhe ilir.
3-
Fiset pellazge dhe ilire duke u bazuar nga te dhënat qe japin autorët antik nga
kur rrjedhin edhe shqiptaret sot, kane pasur një shtrirje te jashtëzakonshme,
duke përfshire Ilirikun, Italikun dhe Azinë e Vogël. Greket antik ishin po nga
ky stok etnik, ku Spartanet ishin nga fisi i dorëve qe quhej Ilir nga Hylli dhe
Athinasit ishin kryesisht pellazg ndërsa pjesa e Thesalisë ishte
pellazgo-ilire, ku perrebejt një fis ilir banonin ne vet malin Olimpit.
Nëpërmjet te dhënave qe jepen nga autoret antik për Spartën dhe Atiken vërejmë
se, shoqëria shqiptare sot është para- Homerike, sepse ajo ruan ende te gjithë
traditën ligjor, zakonore, politike para- Homerike. Demokracia e aplikuar ne
Kanun është një nga format me te larta dhe me te pastra te demokracisë se
drejtpërdrejtë, e paarritshme për njerëzimin deri me sot. Asnjë popull tjetër
as Athina, nuk e ka aplikuar ne formën kaq te lart sa tek shqiptaret, madje as
sot nuk aplikohet. Barazia e burrave ne te drejta është një koncept qe vetëm
pas luftës se Dytë Botërore ka filluar te aplikohet, ndërsa nder shqiptar është
një zakon tepër i lashtë. Homerishtja dhe me pas ajo qe quhet atikisht, jonisht
dhe gjuha greke antike janë gjuhe artificiale, pra nuk janë gjuhë te popullit
dhe studiuesit janë pothuajse unanim ne këtë çështje, kështu qe populli nuk i
ka folur kurrë ato gjuhë, por ne analizën etmilogjike dhe morfologjike te
bazuar ne fjalorët e etimologjiko-historike, me te mirë qe njihen deri me sot,
rezulton qe homerishtja edhe pse është teknike ka fjale shqipe ne fjalëformim
te dy dialekteve si Gege dhe Toskë por edhe fjale te shqipes sot si dielli,
ati, kreu, keli-kali, voj, gjuri, gjuni, gjera etj. Ndarja ne dialekte qe në
atë kohe, tregon se vendosja e fiseve shqiptare ne këto pozicione, ka qene mbi
3 mije vjeçare dhe tregon një autoktoni absolute te shqiptareve. Shqipja ruan
sot fjalët dhe kuptimin e tyre, por greqishtja e sotme artificiale, nuk mund te
korrigjoj vetveten, pasi ka shume fjalë qe janë keqlexuar dhe ashtu janë
përcjelle sot botes. Te dhënat bizantine na tregojnë se greket antik u zhduken
ne shekullin e VI nga sllavet dhe disa rajone mbeten si Monemvasia, Cakonia te
përzier me Mardaitit, ndërsa Mani ne Peloponez, mendohet se është e vetmja zone
e pastër nga antikiteti dhe ne burimet historike, ajo zone del 100% shqiptar
dhe ka folur gjuhen shqipe dhe zakonet si tek shqiptaret kryesisht Gegë, pasi
vet Spartanet qe ishin ilir, duket se kane lidhje me zonën veriore te
Shqipërisë. Kjo tregon qartë qe shqiptaret janë autokton edhe ne Greqi nga
fiset antike pellazge dhe ilire gjë qe del edhe nga regjistrat osman por qe ne
do ti trajtojmë gjerësisht ne një studim te posaçëm. Ishin shqiptaret qe
zhduken sllavet ne Greqi dhe ne regjistrimet e para osmane etnikisht dalin si
etni ne Greqi vetëm shqiptaret, me pas përdoret emërtimi fetar.
Këto
dhe shume informacione historike janë ne këtë studim kur i gjithë materiali
historike është cituar dhe analizuar. Është një kënaqësi por edhe një çlirim qe
sot e ndaj këtë informacion me ju. Falënderoj te gjithë lexuesit dhe publikun
qe me ka mbështetur dhe inkurajuar ne punën tim qe ka qene një pune vërtet e
lodhshme dhe te privon nga gjithçka.
https://www.facebook.com/elena.kocaqi