E premte, 24.09.2021, 01:29 PM (GMT+1)

Mendime

Klajd Kapinova: Absurdi i racizmit të hershëm në SHBA shkarkon sot nga puna profesoreshën

E marte, 01.06.2021, 06:23 PM


Absurdi i racizmit të hershëm në SHBA shkarkon sot nga puna profesoreshën e letërsisë në Universitetin e New York-ut

Nga Klajd Kapinova

Profesoresha e Universitetit të Shën Gjonit, u pushua nga puna në Universitet pse kishte lexuar fragmente nga libri: “"Pudd'nhead Wilson", shkruar nga shkrimtari i famshëm amerikan i Mark Twain.[1]

Pedagogia prof. Hannah Berliner Fischthal, tha se nuk ishte në dijeni se si politika racore ka shpërthyer në universitetet e të gjithë vendit.

Në një kthesë të denjë për vetë Mark Twain, një profesoreshë e Universitetit St. John's është pushuar nga puna, për leximin para studentëve të saj të një pjese letrare, që përmban fjalën Neger (z… ose njeri me ngjyrë) nga romani anti-skllav i Mark Twain "Pudd'nhead Wilson", shkruar në vitin 1894.

Një vit më vonë më 1895, romani është përshtatur (kthyer në libret si dramë artistike) dhe luajtur në teatër, kurse në vitin 1916 vepra në fjalë është kthyer në film, kurse si film në ekranet e televizorit është shfaqur në vitin 1984, në përkujtim të 100-vjetorit të botimit të romanit.

Profesoresha ebreje Hannah Berliner Fischthal, jep mësim (leksione) prej 20 vitesh në klasën e saj në lëndën Letërsia e Satirës, në Kolegjin Katolik Saint John’s në Queens në shtetin e New York-ut. Ajo shqiptoi fjalën N… vetëm një here, gjatë një ore rutine leksioni në klasën e saj më 10 shkurt 2021.

Profesoresha e kulturuar si naïve, nuk e dinte se me cilin nivel kulturorë dhe tolerance të studentëve të saj kishte të bënte, pasi ajo u shpjegoi për herë të parë atyre kontekstin e fjalës N… dhe tha se shpresonte që ajo të mos ofendonte askend.

Po nuk ndodhi kështu. Nëse profesoresha e letërsisë do të ishte një grua me ngjyrë afrikano amerikane, nuk do të ishte bërë kaq zhurmë e madhe për fjalën N të rilexuar nga romani i shkrimtarit amerikan të shek. XIX.

Disa studentë me ngjyrë e gjykuan profesoreshën e tyre pse e tha fjalën N, të cilën ajo po e lexonte direkt nga libri dhe nuk e krijoi nga mendja e saj. Ata e gjykuan atë vetëm pse profesoresha veterane e universitetit ishte e bardhë. Nëse profesoresha do të ishte me ngjyrë dhe do të lexonte një roman të shkruar nga një shkrimtar me ngjyrë dhe do të rilexonte fjalën i Bardhë a do të quhej racizëm!?

Studentët e kolegjit katolik e dinin shumë mire se profesoresha e tyre po shpiegonte përmbajtjen e romanit dhe personazhet e tij në orën e zakonshme të letërsisë. Nga ana e tjetër, profesoresha nuk i ishte drejtuar askujt me gisht me fjalën N, por e kishte rilexuar fragmentin e librit, që ishte pjesë e programit mësimor, dhe që sot fatmirësisht ndodhet në shtëpitë e amerikanëve dhe libraritë e të gjithë shtetëve të SHBA-së. Gjithsesi, libri është një dritare në jetën kulturore dhe historike, për të mësuar më shumë nga koha dhe historia kur autori e ka shkruar atë.

Kështu në pamundsi të kritikojnë shkrimtarin dhe shtëpinë botuese, apo Sekretarin e Arsimit të SHBA-së (e njëjtë me detyrën e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri), që kishte botuar librin, disa studentë me ngjyrë afrikano amerikanë shkarkuan zemërin e tyre tek profesoresha dhe jo tek shkrimtari i madh, që e kishte shkruar atë vepër letrare me një qëllim të caktuar, për të kritikuar dallimin racor dhe skllavërinë asokohe.

Nga kjo del, se niveli dhe diapazoni kulturorë, historik dhe kultura e disa studentëve të rinj amerikanë me ngjyrë lë shumë për të dëshiruar, mbasi shpesh reflektojnë formimin e tyre të cekët dhe injorancën e kultivuar nga mjedisi i ulët kulturor e shoqërorë.

Por ana e tjetër medaljes është se hipokria e tyre manifestohet dukshëm në ditët tona, mbasi këtu ka kongresmenë, senatorë, governatorë etj., apo edhe deri edhe kryetari i shtetit “demokrati” Joe Biden, i cili, gjatë karrierës së tij politike kontradiktore si senator në Senatin Amerikan (për 47 vjet), i ka ofenduar vazhdimisht njerëzit me ngjyrë afrikano amerikanë, të cilët gjithashtu nga ana e tyre i kanë kaluar me heshtje këto incidente plot koshiencë, të përsëritura me ndërgjegje dhe zë të lartë publikisht nga senatori i tyre demokrat.

"Mark Twain ishte një nga shkrimtarët e parë amerikanë që përdori dialektin aktual", tha profesoresha e letërsisë Fischthal. "Fjala N…, përdoret vetëm në dialog. Ajo ishte folur apo përdorur zakonisht në shtetet e jugut, përpara Luftës Civile Amerikane, kur dhe zhvillohet historia në fjalë."

Sot fjala N…, përdoret gjerësisht mes bisedave të përditshme të lira, grindjeve me armë zjarri mes shokëve të komunitetit me ngjyrë, etj. Unë këtë fjalë e dëgjoi këtu në New York shpesh nga goja e afrikano amerikanëve dhe të grupeve hispanjike, të cilët ia thonë njeri-tjetrit edhe pa shkak në tren, avion, tragete, supermarket, qendra të mëdha bisnesi, autobuzë, rrugë, poshtë pallateve shumëkatëshe etj.

Unë nuk besoj se këto persona nuk e kanë lexuar romanin e shkrimtarit amerikan apo të shqetësohen shumë për përdorimin e kartës së racizmit, që po përdorin sot politikanët dhe “liderët” e komuninitetit me ngjyrë.

Si ka mundsi që në universitet studentët të mos e kuptojnë profesoreshën e tyre në orën e letërsisë!? Si ka mundsi që studentët më ngjyrë nuk i kuptojnë deklaratat e ish senatorit dhe ish zv/Presidentit të SHBA-së në kohën e administratës së Barack Hysen Obama kur ato tashmë i dijnë publikisht të gjithë populli amerikan!?

Leksioni i profesoreshës ebrej ka qenë brenda auditorit, kurse deklaratat e përsëritura të Joe Biden janë bërë publike publike para senatorëve, rrjeteve të shumta televizive, gazetave dhe popullit amerikanë, të cilat i di shumë mirë, sikurse i di edhe ish Presidenti me ngjyrë demokrati Barack Hysen Obama!? Pse komuniteti me ngjyrë përdor dy standarte një për profesoreshën e univeristetit e cila u shkarkua nga detyra dhe një tjetër për ish senatorin dhe zv/ Presidentin demokrat sot kryetar shteti Joe Biden!?   https://www.cnn.com/2019/03/07/politics/biden-1993-speech-predators/index.html

Një ditë pas orës së leksionit për romanin e shkrimtarit amerikan, profesoresha e letërsisë mori një email nga një studente e revoltuar, e cila tha se duhej të largohej nga universiteti pse përdori fjalën N…, për shkak të përdorimit të një "turpi të papërshtatshëm" nga Fischthal.

Pse studentët me ngjyrë të komunitetit afrikano amerikanë nuk perjashtohen nga shkolla kur përdorin fjalën e zakonshme sot N…, në praninë e njerëzve të bardhë etj., në ambientet publike sikurse si në shkollat e mesme dhe universitetet, në stacionet e trenave, në qoshet e rrugëve, kur bisedojnë me njeri tjetrin në rrugë, tren, aeroporte, stadiume, takime të zakonshme me njeri tjetrin etj., etj.!?

Unë këtë fjalë për herë të parë e kam mësuar në SHBA dhe jo Shqipëri, kur njerëzit me ngjyrë ia thonë njeri tjetrit pa asnjë paragjykim. Racizmi nuk ekziston në ligjet demokratike amerikane, por vetëm në gojën e politikanëve demokratë, që e përdorin kartën e racizmit sa herë që ata kanë nevoj, vetem për të fituar karriget politike zyrtare administrative nga zgjedhjet rutinë.

Romani me titull: “Pudd’nhead Wilso’n”, i shkrimtarit amerikan Mark Twain, tregon historinë e një bebe të bardhë dhe një bebe me ngjyrë afrikano amerikane, që ndërrohen gjatë lindjes në maternitet.

"Ishte e panevojshme dhe shumë e dhimbshme për të dëgjuar," shkroi studentja në email-in e parë, sipas gazetës The Post.

Fischthal me keqardhje i kërkoi falje studentes që e kishte keqkuptuar, në një email dhe krijoi një diskutim privat në internet për çështjen që ajo e titulloi Gjuha e pandjeshme.

"Unë kërkoj falje, nëse e bëra ndokënd të pakëndshëm në klasë, duke përdorur një turp, kur citon dhe diskuton tekstin. Ju lutemi ndani mendimet tuaja," shkroi profesoresha Fischthal.

Gjashtë studentë u përgjigjën, përfshirë ankuesen fillestare. Dy mbrojtën Fischthal dhe pjesa tjetër thanë që fjala N… nuk duhej përdorur. Fischthal gjithashtu ftoi studentët të diskutojnë mbi polemikat gjatë klasës tjetër, por ajo tha se fjala N… nuk u përdor nga askush gjatë atij diskutimi.

Pudd'nhead Wilson, është botuar në vitin 1894. Ai është një nga romanet më pak të njohur të shkrimtarit Mark Twain. Romani në fjalë, përqendrohet në absurdin dhe tragjedinë e racizmit dhe skllavërisë.

Djali biologjik i Roxy, megjithatë, rritet të jetë një përbindësh i prishur ndërsa djali biologjik i prinderit që e adoptoi rritet si një njeri i përulur me karakter. Historia kthehet në një mister vrasjeje në fund, kur djali biologjik i Roxy kryen një krim të egër dhe identiteti i tij i vërtetë zbulohet.

"Romani satirizon të gjithë institucionin e keq të skllavërisë. Qëllimi i këtij romani ishte se nuk ka asnjë ndryshim të qenësishëm midis njerëzve me ngjyrë dhe të njerëzve të bardhë. Rrobat dhe edukimi janë ato që i dallojnë njerëzit. Të dy djemtë në histori duken saktësisht të njëjtë, edhe pse njëri është me ligj skllav, dhe tjetri është një djalë i bardhë i privilegjuar," tha prof. Fischthal për gazetën konservatore New York Post.

Pedagogia e univeristetit prof. Fischthal, tha se ajo nuk ishte në dijeni të asaj se si politika racore ka shpërthyer në universitetet rreth vendit, por tha se ajo ishte "tmerruar" nga çështja e një instruktori tjetër shtesë të Saint John’s University, Richard Taylor.

Taylor u pushua nga puna në fillim të këtij viti (2021), kur studentët me ngjyrë u ankuan se ai ishte racist, për shkak të pyetjeve që ai bëri gjatë një mësimi që përfshinte skllavërinë.

Prof. Hannah Berliner Fischthal u pushua nga puna në 29 prill 2021, pas një hetimi në shkollë. (Brititte Stelzer, New York Post).

"Unë kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhë me mua," tha Fischthal, e cila është vajza e një ebreji, ish të burgosuri (me numër në krah) në kampet e internimit dhe shfarosjes të nazizmit gjerman, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Qëllimi i këtij romani ishte se nuk ka asnjë ndryshim të qenësishëm midis njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë dhe të bardhëve. Rrobat dhe edukimi, janë ato që i dallojnë njerëzit.

Të dy djemtë në histori duken saktësisht të njëjtë, edhe pse njëri është me ligj skllav, dhe tjetri është një djalë i bardhë i privilegjuar. Familja e profesoreshes, që i mbijetoi Holokaustit, ka qenë viktimë e racizmit gjerman dhe se pushimi i saj nga puna është krejt absurd. Kush më mirë se sa ajo e di domethënien e fjalës racizmit.

Nëse nuk diskutohen librat e autorëve amerikanë apo botërore në universitetin amerikane, ku ato mund të diskutohen lirshëm dhe pa paragjykime. Pse duhet të kemi frikë nga liria e shprehjes?

Këtu në SHBA, hipokrizia dhe dystandartësia (dyftyrësia) është e hapur dhe e pamoralshme, pikërisht nga ata që flasin për racizmin, që fatkeqsisht ka ekzistuar si plagë e rënë e shoqërisë amerikane shumë shekuj më parë. Ata kujtohen për këtë temë dukuri negative dhe e përdorin si kartë politike dhe përfitimi sa herë që janë zgjedhjet presidenciale dhe ato për karriget politike në Senat dhe Kongresin Amerikan.

Sa herë që artificialisht në mediat amerikane ndezën fitilat e “racizmit” shumë shekuj më parë, shtypi i majtë globalist spekulon hapur, për të manipuluar votuesit demokratë naiv, që janë shumë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni të kaluar të shoqërisë amerikane.

Ish senatori Joe Biden në vitin 1993 dhe më përpara në Senatin Amerikan është shprehur shumë keq për njerëzit me ngjyrë të komunitetit afrikano amerikanë. https://www.cnn.com/2019/03/07/politics/biden-1993-speech-predators/index.html

Asnjë prej tyre asokohe dhe sot nuk flet për deklaratat e Biden-it në vite të ndryshme ndaj komunitetit me ngjyrë dhe komuniteteve të tjera jo të bardhë. Governatori demokrat i Virgjinias në rininë e tij në universitetet ishte lyer me bojë (ngjyrë) të zezë, për të imituar këngëtarin e famshëm me ngjyrë Michael Jackson para 3 vitëve dhe deri më sot asnjë lider i komunitetit me ngjyrë nuk ka protestuar dhe nuk ka kërkuar nga ai që të jap dorëheqjen nga detyra si governator, por përkundrazi ai me arrogancë tha se nuk kishte ndërmend që të jap dorëheqjen.

Governatori kishte dalë në universitet në një foto pas diplomës me një person tjetër i bardhë, që ishte i veshur me kapuc të bardhë, në formën e piramidës sikurse e mbanin vazhdimisht njerëzit e organizatës së supremacistëve të bardhë të Ku Klux Klan.

… Asnjë nga studentët e univeristeteve ultra liberale amerikane nuk ka protestuar kundër governatorit demokrat, sepse ai është antar i Partisë Demokratike Amerikane dhe është zgjedhur aty nga votat e komunitetit demokrat me ngjyrë afrikano amerikanë.

Profesoresha Fischthal, ka të drejtë kur thotë, se: "Unë jam një nga njerëzit e fundit, që duhet të akuzohet për racizëm. Unë e di se ku të çon dhe e di se ku përfundon. Në çdo klasë unë mësoj të këqijat e stereotipizimit."

Por fjalët dhe ndjesat e sinqerta të profesoreshës dhe përpjekjet e saj për të adresuar çështjen në fund të fundit nuk e ndihmuan atë. Kështu më 3 mars 2021 ajo u thirr në një takim me HR në lidhje me përdorimin e saj të fjalës N… në klasë, diskutimin pasues të saj dhe një koment që ajo pretendohet të ketë bërë në lidhje me “flokët” e një studenteje me ngjyrë afrikano amerikane.

Prof. Fischthal, tha se ajo bëri vetëm një vërejtje, në lidhje me kokën e një studenteje, që ishte mbështjellë gjatë orës së mësimit dhe nuk kishte asnjë lidhje me flokët e saj.

Ajo tha se u kritikua gjithashtu për përmendjen e përvojës së familjes së saj në Holokaust gjatë ores së mësimit. A nuk janë njësoj si Holokausti apo Racimi i gjermanëve nazistë kundër ebrejve me racizmin, që ka ekzistuar në SHBA shumë kohë më parë!?

Fischthal tha se ajo gjithmonë merrte vlerësime të mira të performancës si nga shefat e saj ashtu edhe nga studentët. Me sa duket këto vlerësime pozitive për te paskan qenë hipokrite nga përdoruesit e zakonshëm të lëvdatave.

Avokatët e FIRE (Fondacioni për të Drejtat Individuale në Arsim) i dërguan meshtarit katolik Rev. Brian J. Shanley, president i Saint John’s University, një letër të vonë duke e thirrur atë për të rivendosur Fischthal.

"Puna e citimit (të Mark Twain) në një orë mbi satirën bie plotësisht brenda mbrojtjes së dhënë nga liria akademike, e cila u jep anëtarëve të fakultetit dhomën e frymëmarrjes, për të përcaktuar nëse dhe si dhe për të diskutuar studentët e materialit mund të duken fyese", thuhet në letrën FIRE.

Kur u kontaktua nga gazeta The Post, Brian Browne, një zëdhënës i St. John's, tha se "nëse pohimi juaj është se ajo u pushua nga puna për leximin me zë të lartë nga një roman i Mark Twain, kjo është e pasaktë". Ai nuk pranoi të jepte hollësi, duke thënë se universiteti nuk komenton për çështjet e personelit. (Dana Kennedy, "Profesoresha e Shën Gjonit u pushua nga puna për leximin e turpit racor nga libri i Mark Twain", New York Post, 15 maj, 2021)

Mark Twain përqendrohet në absurdin dhe tragjedinë e racizmit dhe skllavërisë. Dihet nga të gjithë se “Pudd'nhead Wilson” (1894), është një roman i shkrimtarit amerikan Mark Twain. Intriga e saj qendrore sillet rreth dy djemve (foshnjave) njëri, i lindur në skllavëri, me prejardhje me ngjyrë; tjetri, i bardhë. Dy djemtë, të cilët duken të ngjashëm, janë ndërruar që në foshnjëri kur kanë lindur dhe secili rritet në rolin shoqëror të tjetrit.

Asokohe historia u serializua me vijime në Revistën “Shekulli” (1893-1894), përpara se të botohej si një roman më vete në vitin 1894.

Dihet se shkrimtari Twain, përmes satirës tregon me humor dhe në mënyrë të dukshme gjithçka, nga politika e qyteteve të vogla dhe besimet fetare te skllavëria dhe racizmi.

Racizmi dhe natyra kundrejt edukimit. Pjesa e parë e librit duket se satirizon racizmin në shtetin jugor Misuri, duke ekspozuar brishtësinë e vijës ndarëse midis së bardhës dhe njerëzve me ngjyrë. Tom Driscoll i ri pranohet nga një familje me prejardhje të lartë virgjiane si të vetën rritet si i korruptuar, i interesuar për vetveten dhe i papëlqyeshëm në shoqëri. Gjithsesi lexuesi nuk e di, në fund të tregimit, nëse sjellja e Tomit vjen nga natyra apo nga edukata. Leximet natyraliste rrezikojnë ta kornizojnë historinë si një justifikim të racizmit bazuar në ndryshime biologjike shumë delikate për t’u parë.



[1]Samuel Langhorne Clemens (November 30, 1835 – April 21, 1910), ëell knoën by his pen name Mark Twain, ëas an American author and humorist. Twain is noted for his novels Adventures of Huckleberry Finn (1884), ëhich has been called "the Great American Novel," and The Adventures of Tom Saëyer (1876). He also ërote poetry, short stories, essays, and non-fiction.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora