Kulturë
Gjon Keka: Më 21 Maj të vitit 337 vdiq Perandori dardan Konstantini i Madh
E enjte, 20.05.2021, 08:59 PM
Më 21 Maj të vitit 337 vdiq Perandori dardan Konstantini i Madh
Nga
Gjon Keka
Konstandini
i Madh, Perandori i famshëm i lindur në
Dardani, bir i Konstanc Klorit dhe Helenës.
Në
fillim ai mbante gradën e tribunit, ndërsa pas vdekjes së babait të tij më 25
Korrik të vitit 306, ai u shpall August
dhe Perandor.
Ndërsa
në vitin 314 shpërtheu lufta midis dy Augustëve, Konstantinit dhe Liciniusit, pas fitores së
tij më 324 Konstantini u bë sundimtar i vetëm.Nuk kaloj shumë kohë dhe ai
vendosi që ta ndërtonte rezidencën e re e cila mori emrin Konstantinopojë,
pastaj krijoi shërbimin civil, ndau
perandorinë në 4 prefektura, 13 dioqeza
dhe 116 provinca, poashtu ndau
administratën ushtarake dhe civile, nxorri ediktin e vitit 313 sipas të cilës
religjionet do të gëzonin lirinë dhe të drejtat e tyre, ndërsa në vitin 324
institucionalizoj fenë e Krishtere e cila u bë në fakt fe shtetërore.Kështu më
pas në vitin 325 thirri këshillin e parë ekumenik në Nice për t'i zgjidhur
mosmarrëveshjet Ariane. Poashtu ai është i vetmi Perandor që e dekretoj ditën e
Diel si ditë pushimi e ditë kremte duke u bërë kështu deri më sot ditë pushimi
për të gjithë vendet e civilizuar.
Pasi
mori pagëzimin në shtratin e vdekjes nga ipeshkvi Eusebi i Nikomedisë, vdiq më
21 Maj të vitit 337 (disa kronist e autor e vendosin datën 22 Maj) në
Nikomedia.
Ai
ishte një nga Perandorët dardan më të famshëm i cili ngriti lartë Perandorinë e
tij dhe shkallët e kulturës së asaj kohe në të gjitha fushat. Në fakt ai u bë
Perandori i parë që bashkoi fenë me Shtetin, por që ky bashkim përgjatë
historisë u tregua i pashëndetshëm dhe i dëmshëm, ndërsa pas shembjes së
Perandorisë romake, dhe pas daljes së mendjeve të ndritura filozofike e
intelektuale(si p.sh.Ferdinand Buisson dhe pionerët tjerë të
sekularizmit), Shtetet më vonë e kuptuan
se ndarja në mes të Fesë dhe Shtetit është në të mirë të shoqërive të lirisë
dhe të drejtave të secilit pa dallim. Kështu u vendos dhe mbeti kjo ndarje e u
mishëru sipas proverbit :“Jepni, pra,
Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''
Feja
është çështje private -personale dhe si e tillë duhet të jetë kudo dhe në çdo
shoqëri të lirë e të civilizuar, feja nuk duhet lejuar ta rrezikoj rendin,
shoqërinë, kombin e Shtetin e as ta dëmtojë identitetin kombëtar.Prandja kjo e
mirë e ndarjes u pa si dje ashtu edhe sot si një ndarje e mençur që i shërben
të mirës së përgjithshme, dhe se Shteti
laik mund të jetë i tillë vetëm duke mishëruar në veten e tij lirinë, barazinë,
demokracinë dhe kushtetushmërinë.