Speciale
Pajazit Hajzeri: Trashëgimia dhe Diversiteti Kulturor në Rajonin e Mitrovicës
E diele, 02.05.2021, 04:04 PM
Trashëgimia dhe Diversiteti Kulturor në Rajonin e Mitrovicës - sfidë e së ardhmes
Abstrakt
Rajoni
i Mitrovicës përfshin gjashtë Komuna si: Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj, Zve?an, Albanik dhe Zubin Potok. Nga gjashtë komuna, tri të
parat janë me popullsi shumicë shqiptare, ndërsa tri të fundit me popullsi
shumicë serbe. Si rajon prezantohet në histori që nga neoliti e në vazhdimësi.
Jeta ka vazhdimësi të pa ndërprerë, kjo pasqytohet përveç me gjetje të rastit
edhe me trashëgimi ndërtimore, me një numër të madh monumentesh të gjinive të
ndryshme.
Pozita
e favorshme gjeografike, rrjeti i zhvilluar hidrografik, pasurit
mineraro-metalurgjike, vegjetacioni i llojllojshëm e bënë këtë rajon të lakmuar
për pushtuesit dhe përzierjes së popullsis, që trashëgoi edhe një diversitet sa
i përket monumenteve të trashëgimis kulturore.
Në
këtë punim paraqiten disa foto të monumenteve në periudha të ndryshme kohore
dhe problemet që e përcollen për të punuar në këtë fushë sa e pasur aq edhe
delikate përsa i përket diversitetit si mundësi bashkëjetese dhe ruajtje të
vlerave të trashëgimisë.
Nga
Dr. Sc. Pajazit Hajzeri
Qyteti
i Mitrovicës, ndodhet në udhëkryqin e ndikimeve helene, romake, orientale e
europiane, duke bërë të mundur që këtu të gërshetohen një varg kulturash të
popujve e të traditave të ndryshme, pra gërshetim i traditës kulturore
autoktone vendase me atë të ardhur, e bën këtë rajon shumë të pasur sa i përket
trashëgimisë historike dhe kulturore.
Mitrovica shtrihet në pjesën më veriore të Ultësirës së Kosovës, dhe
është qendra më e madhe mineraro-metalurgjike e Kosovës. Pjesa më e madhe e
vendbanimit, shtrihet në rrafshin aluvial ndërmjet lumenjve Ibër, Sitnicë dhe Lushtë, në lartësi mesatare mbidetare
508-510 m. Gjerësi gjeografike 42º 53’ e 13” dhe gjatësi gjeografike 25º 52’ e
21”. (S. Murati, 1971). Sipërfaqja e
territorit të ngushtë të Mitrovicës është 326 km² dhe paraqet 3.25% të
territorit të Kosovës, (CHëB Konservimi i Integruar), ndërsa Mitrovica me
rrethinën e saj të afërt, sillet rreth 79 km² (Mitrovica dhe rrethina, 2000).
Në trevën e Mitrovicës së sotme jeta, ka filluar shumë kohë përpara themelimit
të qytetit. Identifikimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë do
të arrihet duke theksuar unitetin e saj, pa marrë parasysh identitetin kulturor
të cilit i takon. Megjithatë, të kuptuarit e vlerave kulturore të të gjitha
komuniteteve në Kosovë duhet shtjelluar brënda kontekstit të diversitetit dhe
tolerancës. Trashëgimia kulturore e Mitrovicës, është transformuar krahas
sfidave të ndryshme politike dhe sociale të përjetuara në mënyrë të dyfishtë
nga shoqëria kosovare, duke u përcjellë nga ripërcaktimi i kufinjve,
rishpërndarja e njerëzve dhe nevoja për mirëkuptim të ndërsjellë mes kulturave
të ndryshme, në nivele të ndryshme të shoqërisë. Dy dekadat e fundit,
trashëgiminë kulturore të Mitrovicës e kanë lënë në gjendjen e saj të rëndë. Humbja
e trashëgimisë kulturore, paraqet një kërcënim të madh për historinë kulturore
dhe diversitetin e rajonit, si dhe rrezikon humbjen e mundshme të bazës së
fortë mbi të cilën duhet ndërtuar e ardhmja përbashkët (Instituti Kosovar për
Stabilitet. 2012).
Diversiteti
kulturor në rajonin e Mitrovicës është dëshmuar t'i ngjajë më shumë një
pengese, sesa një afërsie apo bashkëpunimi mes komuniteteve. Gjatë luftës së
viteve 1997-99 pati dëmtime të mëdha të monumenteve të trashëgimisë kulturore
në Kosovë, u shkatërruan më se 200 xhami, 450 kulla, qindra e mijëra shtëpi
banimi, një sërë kishash katolike nga shekujve 19 dhe 21. Në Mitrovicë u dëmtuan 19 objekte, pjesë e
trashëgimisë kulturore, përfshi dy kinema, dy qendra kulture, një monument i
trashëgimisë kulturore, (ndërtesa e ish konzullatës ruse, monument kulture,
marr në mbrojtje në vitin 1080), nëntë kulla, katër xhami dhe një teqe
(Komisioni Europian, 2000).
Legjislacioni
ekzistues dhe politik për identifikimin, mbrojtjen dhe kontrollimin e aseteve trashëgimore
ende nuk është implementuar në tërësi, shkak ky i ngatërresës institucionale
mbi kompetencat. Deri në vitin 2006,
moria e ligjeve mbi trashëgiminë kulturore përfshinte tre korniza legjislative:
ligjin e vitit 1977 mbi Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, (Ligj, nr. 19/77,
1977) legjislacionin e Qeverisë së Serbisë prej vitit 1989, pas suprimimit të
Autonomisë së Kosovës, gjatë okupimit policor-ushtarak klasik të Kosovës,
ndërsa pas vitit 1999 kemi legjislacionin e miratuar nga UNMIK-u. Në nëntor të
vitit 2006, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin mbi Trashëgiminë Kulturore, i
hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Instituti Kosovar për
Stabilitet. 2012). Për monumentet e kulturës, arkeologjinë, apo edhe pjesë të
tjera të trashëgimisë duhet që të fokusohet tek krijimi i një plani
administrimi afatgjatë (Bejko, 2014). Me
Udhëzimin Administrativ të UNMIK-ut, të nënshkruar nga Tom Conincsit në vitin
2001, filloi decentralizimi i institucioneve që merreshin me trashëgiminë
kulturore. Nga ky decentralizim u formuan Qendrat Rajonale të Trashëgimisë
anembanë Kosovës. Qendra Rajonale e Trashëgimisë në Mitrovicë themelohet në
këtë periudhë kohore. Ajo në fillim, udhëhiqej nga i njëjti drejtor që
udhëhiqte Muzeun e Qytetit të Mitrovicës. Mirëpo Muzeu ishte institucion vartës
i Drejtorisë Komunale për Kulturë Rini dhe Sport, ndërsa Qendra Rajonale e
Trashëgimisë ishte institucion vartës i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe
Sportit në Prishtinë.
Drejtori
i lartpërmendur, për disa vite i mbajti të dy pozicionet e drejtorit të Muzeut
edhe të Qendrës Regjoinale të Trashëgimisë, duke i përzier kopetencat e njërës
me tjetrën dhe duke i shkatërruar gradualisht të dy këto institucione.
Si
rezultat i kësaj objekti i Muzeut "Hamami i Qytetit", monument i kulturës
iu rikthye "ish pronarit", pas konservimit nga Ministria e Kulturës,
Rinisë dhe Sporteve e Shtetit të Kosovës. Zhvendosja e artefakteve
arkeologjike, etnografike, kulturore - historike etj, u bë pa kurrfarë kriteri
dhe sigurie, që dyshojmë se qe shkaku edhe për humbjen e eksponateve me vlera
shumë të mëdha arkeologjike.
Riorganizimi
i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë pas daljes në pension të ish drejtorit, u
plotësua me një staf të papërshtatshëm, jo profesionalist, mbi interesat
klanore dhe partiake, larg nga trajtimi shkencor i trashëgimisë. Derisa në
sistemin e trashëgimisë kulturore nuk do të infiltrohen prurjet partiake, dhe
vendin e tyre ta zënë specialistët (Pojani 2013), asnjëherë nuk do të ketë të
ardhme për këtë fushë.
Qendra
Rajonale e Trashëgimisë përfshinë Komunat, Mitrovicë, Vushtrri, Skënderai,
Zveçan, Albanik, Zubin Potok. Tri Komunat e para janë me popullësi shumicë
shqiptare dhe tri Komunat e fundit me popullsi shumicë serbe.
Kjo
ka sjellë probleme të shumta, sa i përket bashkëpunimit dhe pasqyrimit të
monumenteve dhe diversitetit kulturor në këtë rajon. Identifikimi dhe
dokumentimi indërtesave nënkupton mbledhjen e të dhënave grafike dhe të
shkruara për një ndërtesë historike. Në përgjithësi në Kosovë ka shumë pak
ndërtesa të dokumentuara. Nuk dihet saktë numri i atyre që janë dokumentuar,
për shkak se materiali dokumentar është i pasistemuar dhe i ruajtur në
vende/depo me kushte të pavolitshme. Ka raste që materiali arkivor është edhe i
humbur (CHëB, 2010).
Regjimi
serb gjatë viteve 1989/99 kishte instaluar në Kosovë strukturat e veta të
dhunshme ku spastrimi etnik ndodhi në të gjitha rajonet e Kosovës. Shqiptarët e
Kosovës nuk po e gëzonin autonominë e tyre kushtetuese, prandaj dalëngadalë po
zhvisheshin nga të drejtat e tyre themelore.
Sistemi
serb, i ngjashëm me atë të aparteidit, i flaku shqiptarët nga vendet e tyre të
punës dhe prej sistemit arsimor, ua ndaloi atyre ndihmën qeveritare dhe
inkurajoi burgosje masive dhe shtypje të rënda (C. McCurn dhe R. Hasimja,
2012).
Të
njëjtin fat patën edhe punëtorët e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të
Kosovës, largimin nga puna, dhe lënien e monumenteve të kulturës në mëshirën e
kohës. Lufta solli shkatërrimin e shumë monumenteve dhe spastrimin e shumë
vendbanimeve, ku asnjëherë nuk u kthyen banorët si pasoj e shkatërrimit,
minimit të terrenit, largësisë nga qendrat urbane, infrastrukturës së dobët,
kushteve të vështira për jetësë etj. Megjithatë, në ato vende mbeten shumë
objekte që presin ndërhyrjen e shtetit që të identifikohen, dokumentohen dhe të
mbrohen sepse ruajnë vlera e tyre historike.
Gjatë
punës kam hasur në shumë monumente që ekzistojnë në listën e Monumenteve të
hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por nga puna në terren
kam konstatuar se nuk ekzistojnë fizikisht, ngase asnjëherë nuk është ndërmarrë
ndonjë nismë për të vlerësuar gjendjen e objekteve në terren, që dita ditës
shkatërrohen nga vetë natyra dhe faktori njeri.
Nga
kjo situateë duhet të nxjerrim mësim: duhet që urgjentisht të merren masa, të
dërgohen ekipe në terren nga institucionet e mbrojtjes së monumenteve, të bëhet
identifikimi, vlerësimi i dëmit, nevojat e ndërhyrjes parandaluese,
fotografimi, matjet, dokumentimi dhe vlerësimi i tyre, në mënyrë që të kemi një
pasqyrë të qartë nga terreni dhe të dimë se sa është numri i përgjithshëm i
ndërtimeve me vlera që ekzistojnë ende dhe që meritojnë të shpallen monumente
dhe të ruhen në të ardhmen. Ajo që duhet bërë urgjentisht, është ndërtimi i një
rrjeti efikas për informimin dhe ruajtjen e këtyre siteve arkeologjike. (Bejko
2014).
Mitrovica,
ky vendbanim i hershëm që prej epokës së neolitit dhe strehë e kulturave të
ndryshme Ilire, Romake, Bizantine dhe Otomane, Shqiptare, sot paraqet mjaft
dëshmi nga kjo e kaluar e pasur. Edhe këtu monumentet e trashëgimisë kulturore
nuk kanë arritur t'i shmangen praktikës së përgjithshme së neglizhencës.
Mitrovica
kishte nëntë monumente të mbrojtura:
1. Hamami i qytetit - (marrë në mbrojtje
në vitin 1957)
2. Kisha katolike Shën Pjetri - në Trepçë
- (marrë në mbrojtje në vitin 1958)
3. Xhamia me varre - Trepçë e Vjetër -
(marrë në mbrojtje në vitin 1966)
4. Rrënojat e qytetit mesjetar të Trepçës
- (marrë në mbrojtje në vitin 1966)
5. Qyteti i Trepçës - (marrë në mbrojtje
në vitin 1966)
6. Rrënojat e kompleksit mesjetar në
sipërfaqen e Trepçës së vjetër - (marrë në mbrojtje në vitin 1967)
7. Shtëpia e Ergin e Orhan Köro?lut në
rrugën “Vëllezërit Dragaj” (ish “Ilia Birçani”, marrë në mbrojtje në vitin
1978)
8. Shtëpia e Bllagoje Gjorgjeviçit -
(marrë në mbrojtje në vitin 1980)
9. Shtëpia në rrugën 300 Dëshmorët e 1903,
(Konsullata Ruse) - (marr në mbrojtje në vitin
1980).
(IKS, Mitrovica një qytet dy realitete et al CHëB, Kosova, 2011).
Përveç
këtyre nëntë monumenteve, që kanë qenë të mbrojtura para suprimimit të
autonomisë së Kosovës, një numër shumë i madh i monumenteve që i kanë plotësuar
kushtet të jenë nën mbrojtje, nuk kanë qenë dhe ende as sot e kësaj dite nuk
janë të mbrojtura.
Nga
këta nëntë monumente, njëri nuk ekziston edhe gjurmët janë zhdukur. Një tjetër
ka qenë në pjesën veriore të Mitrovicës të kontrolluar nga serbët dhe nuk dihet
se në çfarë gjendje është, ndërsa, sa i përket monumenteve të Trepçës me
rrethinë, ata janë të lëna pas dore dhe në mëshirë të natyrës pa përkujdesje,
ndërsa Hamami në qendër të qytetit i është kthyer ish-pronarëve dhe publiku i
gjerë nuk ka qasje tek ky monument. Lista e monumenteve e trashëgimisë
kulturore për mbrojtje të përkohshme, hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë
dhe Sportit për vitin 2012, ndahet në:
I.
Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike
A.
Nënkategoria: Monument/Ansambël
Në
këtë listë janë të regjistruar 1181 monumente të ndara sipas kategorisë së
parë: Trashëgimi Arkeologjike, fillon me nr. 1 dhe përfundon me nr. 86;
Nënkategoria: Lokalitete Arkeologjike - Rezervat, fillon me nr. 87 dhe
përfundon me nr. 354;
II.
Kategoria Trashëgimi Arkeologjike,
A.
Nënkategori: Monumente - Ansambël, fillon me nr. 355 dhe përfundon me nr. 1179;
B.
Nënkategoria: Fushat e konservimit arkitekturor, fillon me nr. 1180 dhe
përfundon me nr. 1181. Kjo listë është nënshkruar nga Ministri i Ministrisë së
Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Memli Krasniqi, më 1 tetor 2012.
Në
po të njëjten listë sa i përket rajonoit të Mitrovicës, përfshirë komunat
Vushtrri, Skënderaj, Zveçan, Zubin Potok, Albanik (Leposaviq), në listën e
trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme janë të ndara në dy grupe si
më lart.
Vetëm
Mitrovica me rrethinë në këtë listë përfshihet me 99 monumente të trashëgimisë
kulturore, të vendosura pa kurrfarë kriteri dhe pa u bërë inventarizimi nga
terreni por vetëm nga gojëdhënat dhe nga zyrat.
Një
ndër sfidat më të mëdha për të ardhmen, sa i përket Trashëgimisë dhe
Diversitetit, është riorganizimi i Administrativ i Kosovës, nga i cili iu dhanë
kopetenca shumë të mëdha Komunave të formuara pas luftës dhe me shumicë të
popullsisë serbe.
Qeveria
e Republikës së Kosovës është e detyruar të ndajë një buxhet për trashëgiminë
kulturore nëpër Komunat me shumicë serbe, ndërsa këto komuna nuk japin kurrfarë
llogarie se çfarë bëhet në monumentet që ajo ka nën juridiksion. Në veriun e
Kosovës ndër monumentet e trashëgimisë kulturore gjenden një numër i madh që
nga neoliti, antikiteti, mesjeta e deri të atyre të periudha më të vona.
Në
këtë territor Instituti Arkeologjik i Beogradit bënë gërmime arkeologjike, duke
mos i dhënë asnjë llogari Qeverisë së Kosovës, andaj është një sfidë shumë e
madhe, që vetëm duke propaganduar diversitetin kulturor në këtë rajon, duhet të
afrohemi tek monumenti dhe të fillojë bashkëpunimi sa i përket trashëgimisë
kulturore.
Sa
i takon mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore duhet një
bashkëpunim më i mirë mes pushteteve, atij qëndror dhe lokal. (Bejko 2014).
Një
sfidë tjetër është themelimi i një njisiti policor, i cili duhet të jetë i
gatshëm dhe të ketë për detyrë mbrojtjen e monumenteve dhe shpëtimin e tyre nga
klandestinët, që janë duke e shkatërruar gjithë pasurin arkeologjike me
gërmimin dhe shitjen e artefakteve me vlera të pallogaritshme për thesarin
arkeologjik të Kosovës. Sfidë tjetër është bashkëpunimi mes qyteteve që e
përbëjnë këtë rajon, me popullsi të përzier shqiptar dhe serb, duhet gjetur
mënyrat e bashkëpunimit për të mirën dhe ruajtjen e monumenteve dhe zhvillimin
e turizmit kulturor në këtë rajon.
Literatura:
Bejko, L. 2014. Parqet
arkeologjike, nevojë urgjente për një rrjet mbrojtjeje dhe informimi,
http://www.sot.com.al, 29 prill 2014;
Cultural Heritage
ëithout Borders, CHëB, Kosova. 2010. Arkitektura Tradicionale dhe Metodat e
Dokumentimit, Prishtinë;
Cultural Heritage
ëithout Borders, CHëB, Kosova. 2011. Konservimi i Integruar, (Sfidat, mundësitë
dhe përvojat e integrimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në planifikim
hapësinor dhe urban në Kosovë, Prishtinë;
Cultural Heritage
without Borders, CHëB, 2012. Kosova. Konservimi i integruar;
Instituti Kosovar për
Stabilitet. 2012. Mitrovica: Një qytet, Dy realitete, Mitrovicë;
Komisioni Europian (KE).
2000. Vlerësimi i Dëmit në Kosovë, Grupi për Menaxhim Ndërkombëtar (IGM),
Vlerësim i Ndërtimit të Kosovës, Komuna e Mitrovicës;
Ligji mbi Trashëgiminë.
1977. Miratuar nga Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës në vitin
1977, nr. 19/77.
McCurn, C. Hasimja, R. 2012. Vlerësimi i nevojave të viktimave në Kosovë,
Mitrovicë;
L. Berisha, J. Ceraja,
F. Hajrizi, H. Barani, e të tjerë, 2000. Mitrovica dhe rrethina, Mozaik
kulturor, Mitrovicë;
Murati, S. 1971. E kaluara e Mitrovicës së Titos në
koleksionet e Muzeut Komunal, Mitrovicë;
Pojani, I. 2013. Sistemi
i trashëgimisë kulturore të filtrohet nga prurjet partiake, vendin e tyre ta
zënë specialistëst, http:// www.sot.com.al, 12 mars 2013;