Editorial
Flamur Hoxha: Ne jemi brezi që s'duhet të jetojmë dy herë diktaturën
E shtune, 01.05.2021, 07:24 PM
NE JEMI BREZI QË S’DUHET TË JETOJMË DY HERË DIKTATURËN
NGA
FLAMUR HOXHA
Miq
demokratë, ju që më besuat votën dhe të gjithë ju që më njihni.
Masakra
zgjedhore e shtetit të rilindjes që zotëron gjithë pushtetet, grabiti shumicën
e mandateve të zgjedhjeve të fundit dhe do ta konsolidojë diktaturën.
Duken
terma të rëndë, por merrni frymë shumë herë dhe meditoni në heshtje.
Krahas
masakrës zgjedhore qeveria po sponsorizon edhe shpartallimin e institucionit të
Partisë Demokratike që sot është shtëpia e vetme ku gjejne strehë e ngushëllim,
besim e shpresë demokratët.
Partia
Demokratike nuk është Lulzim Basha, ajo është puna dhe kontributi i demokratëve
që e duan pa kushte atë parti, që luftojnë të paepur kundër instalimit të çdo
formë diktature, që kanë energji të pashterrshme dhe besim te pushteti i
moralit, pushtet i cili fiton mbi çdo diktaturë e tirani.
Partia
Demokratike është shpresa dhe ndryshimi e të gjithëve, është institucion që nuk
rrënohet aq lehtë e aq shpejt siç nuk ngrihet as ndërtohet aq shpejt.
Unë
e dua ndryshimin, luftova gjatë për ndryshimin bashkë me shumë prej jush, siç
bëtë shumë prej jush dhe besuam se fitorja është jona.
Po,
fitorja është e jona. Ne nuk hymë në luftë me armë dhe u mundëm, ne nuk hymë në
luftë kush po vjedh më shumë vota e u mundëm, ne nuk hymë në garë mashtrimi se
kush po e mashtron më shumë këtë popull dhe u mundëm, ne nuk hymë në garë me
ble vota dhe u mundëm.
Jo
miq, ne hymë në një fushatë të ndershme dhe na e vodhën fitoren. Përdoren
shtetin për të blerë e grabitë votat e shumë njerzve, përdorën mekanizmat e
sistemit për të grabitë mandate. Ne luajtëm demokracinë, ata luajtën krimin,
ata ndërruan rregullat e lojës në mes të lojës, ne u besuam garantëve
ndërkombëtare. Nuk bëmë krim pse u besuam miqve tanë ndërkombëtarë.
Shqiptarët
në tete vite mbetën pa shpresa, pa drejtesi, pa shëndetësi, pa punë, pa
ekonomi, të vjedhur në cdo cep të Shqipërisë me të vetmen "sukses"
apo liri të sigurtë për të emigruar ilegalisht larg e më larg cdo ditë nga
atdheu siç bënë më shumë se gjysmë milion shqiptarë.
Nuk
mbulohet dielli me shoshë thotë populli.
Tetë
vitet e qeverisë Rama ishin regres për vendin, nuk ishin sukses për tu shpërblyer
me vota shtesë.
Çdo
ditë që kalon rritet deshpërimi i shqiptarëve që votuan ndryshimin dhe shohin
se nga kutitë e votimit nxjerrin mandatin e tretë për qeverinë grabitëse të
votave, për qeverinë që na largoi nga Evropa, për qeverinë që ka larguar e
shpopulluar më shumë njerëz nga atdheu sa mund të largonte një luftë me armë.
Dhe
çudia akoma ndodh në shfaqjet teatrale të Ali Babës me 40 hajdutë kur çdo
shqiptar tashmë e di mire se si u morën ato vota plus nga qeveria. U morën me
të njëjtën mënyrë si dikur me luftën e klasave, sot me dhunimin, presionin dhe
përdorjen e administratës si dekor
elektoral e vota me kushte ose te largojnë nga puna nëse nuk i jep votën dhe
kartën e identitetit, me asfalte elektorale, me vendosje shtyllash elektrike pa
tela, bonuse tërmeti pa demtime e me
inagurim aeroporti ku as sorrat sot nuk fluturojnë, me fuksa elektorale si ato
80 lekshat e dikurshëm, ku prokuroria, policia e drejtesia dinë cdo gjë por sy
e veshë nuk kanë, ku me paratë e hajnave politikë u ble vota nga skamja e
mjerimi, ku bandat dhe krimi janë të lirshëm e bashkë me ta kudo, ku bizneset e
PPP e koncesioneve masakruan punonjësit nese nuk votonin vijimin e mandatit te
vjedhjes se pasurive tona.
Të
flasësh sot për zgjedhjet nga baret dhe studiot televizive është shfaqje komike
për karrierë parazitësh.
E
kam jetuar këtë fushatë elektorale në çdo orë takimesh dhe e peshoj mirë
përgjegjësinë që kam për çfarë realisht konstatova, çfarë shkruaj dhe them kur
më pyesin.
E
di mirë përgjigjen në studiot me politikanë pa moral e analistë servilë
"çoje në prokurori".
Duhet
të jesh jo normal të mos pranosh realitetin e këtyre zgjedhjeve farsë ose je
defacto pjesë e këtij sistemi që ka vite që vjedh votën, uzurpon lirinë, largon
shqiptarët.
Duhet
të luftojmë bashkarisht, të bëhemi të gjithë bashkë, ta instalojmë pushtetin e
moralit që fiton mbi gjitha pushtetet e diktaturat.
Ne
jemi brezi që duhet të mos përjetojmë dy herë diktaturën, të mos e pranojmë, të
luftojmë për lirinë e dinjitetin njerzor e kombëtar me të gjitha mënyrat e
mjetet demokratike, duke thirrë të bashkojmë radhët me gjithë intelektualët,
militantët, botën akademike, njerzit e ndershëm, pasi besoj se nuk ka njeri të
ndershëm në këtë vend që dëshiron që një parti politike të keqqeverisë tre
mandate, apo gati një brez njerzor.
Unë
besoj se shoqëria jonë nuk do të nënshtrohet kurrë.
Unë
do të luftoj me ju.